Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Turkia dhe turkizmi kamkryq në Kosovë

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Turkia dhe turkizmi kamkryq në Kosovë Empty Xhevat Rexhaj: Turkia dhe turkizmi kamkryq në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:04 am

Xhevat Rexhaj: Turkia dhe turkizmi kamkryq në Kosovë U1_XhevatRexhajTURKIA DHE TURKIZMI KAMKRYQ NË KOSOVË

Vërtet neve shqiptarët „kurrsesi të gjithë“, e them nga mllefi, jemi nganjëhere nana e „vakive“.

Nga Xhevat Rexhaj

Qysh kush isha fëmij si të gjithë moshatarët tanë kisha dëgjuar, lexuar dhe kuptuar se trojet shqiptare i kishte okupuar dhe i kishte mbajtur nën zgjedh më shumë se 500 vjetë turqia. Në shkollë prej asaj fillore të mesme dhe edhe në Unoversitet mësuam se fatkeqësit e shumta dhe prapambeturia fatale si dhe ndarja e trojeve shqiptare kishte ndodhur mu si pasoj e epsheve sulltane kundër kombit të quajtur SHQIPTARË. Vërtet me kohë kisha kuptuar edhe vetë se pasojat e një okupimi të tillë ishin evidente në ecjen përpara të kombit tonë. Së pari, emrat tanë ishin që të gjith turko-arab, feja, nuk kam asgjë kundër atyre që mbajnë rregullat islame me vullnet dhe dëshirë si shqiptarë të fesë islame, ishte falur nga turqit me çfarë mënyrash nuk guxoi dhe nuk di të sqaroi, infrastruktura ishte e tërë turko-arabe, arçitektura ishte turko-arabe dhe varrezat ishin ajo që duhej dhe duhet të shqetësoi gjithherë ata që duhet të merren me historinë tonë kombëtare. Pse? Që një kiomb të mundë të dëshmoi për të kaluaren e vetë një rëndësi të madhe e luajnë varrezat, por ne çfarë kishim, grumbuj me dhe dhe nga një hu dhe nga një pocerrkë mbi hu, pas ca vitesh ato zhdukeshin me këtë zhdukeshin edhe gjurmët e lashta shekullore tonat, pra këtu ishte një fatalitet në vehte kur sot asnjë shqiptarë nuk mund të dijë se ku e ka varrin gjyshi e lëre për të tjerët.

-Po nejse, kohët ndryshuan dhe tani më jemi në rrug kah Evropa” edhe pse jemi Evropë, themi ne”, dhe na duhet vërtet të përvjelim mëngët dhe të luajmë lojen si e kërkon Evropa, pra evropiançe, a po e bëjmë këtë, mendoi se asesi jo.

Ka kohë që përcjelli me vëmendje lëvizjet e pushtetarëve tanë së pari, prej rishpalljes së pavarësisë pushtetarët tanë ardhje vajtjet më të mëdha i kanë pasur Turqi Kosovë, nuk është keq se shtetet duhet të bashkëpunojnë mes veti, por ama i gjithë ky koncetrim andej a mos të jap të kuptohet se këta tanët po duan të tregohen ma mysliman se myslimanet? Nëse përcillen lëvizjet e tilla shihet qartë se Kryetari dhe Kryeministri së bashku me Kryeparlamentarin gjëjnë kohë që të presin edhe njërëz të niveleve të treta dhe të katërta në takime zyrtare ndersa nuk kishin kohë të merrnin pjesë në ceremoninë e veprës shekullore Durrës Morinë, kjo nuk don koment.

-Po vallë këta pushtet-arët tanë a do i pyesin ndonjëhere zyrtarët turq se pse kur nuk pat ndonjë shkollë shqipe në Turqi për miliona shqiptarë të asimiluar, a nuk i pyesin se çfarë u bë me arkivat sulltaneze për qështjen shqiptare ku ata me shekuj e shkatërruan dhe e shfrytëzuan tokën dhe të mirat tana tokësore e nëntokësore, pse nuk i pyesin se për çfarë arsyeje Turqia nuk u shpreh në favor të Republikës së Kosovës në GJND, jo nuk ua mban b... se nuk ua dhanë vizat me shku tjera here në hotelet turke.

-Pushtetarët tanë, shumica e tyre ka vite që pushimet e tyre me familje dhe me xhepa të stermbushur ndarë nga sofra e varfër qytetare i bëjnë në hotele luksoze turke ku si bashkëpushues kanë magnatët e mafisë ruse pra miliarderat rus, se ” këta tanët” janë ende milionera.

Sa isha në Kosovë verës dëgjova se vërtet parelit kosovarë-shqiptarë me shumicë kishin vërshuar hotelet luksoze të rivieres turke, “ hallall” turke.

-Emisionet dhe serialet e ndryshme turke i mbushin ekranet televizive, ja pra ne po e kërkojmë Evropën por po ecim nepër Turqi e dihet se ajo rrugë na dërgon në lindjen e mesme dhe mund të kemi kontakte me kryetarin e Palestinës i cili Tadiqit në Beograd i thotë , Kosova është Serbi, lum ne për mendjen tonë turkofile.

-Përshendetjet tona me “selamallejkum” e “ merrhaba” i ndesh kudo besa po shtohen edhe intelektualët që flasin kështu dhe me dëshirë dëgjojnë altoparlantet e hoxhallarëv të cilët nga njëhere të trembin në shtrat në orën 5 të mëngjesit se ditën nuk ndihen nganjëhere nga zhurma e gjeneratorëve që zëvendësojnë energjin që ua dhuron qeveria e jonë qytetarëve tanë 5 orë rrymë 5 orë pa rrymë, eurot shkojnë në hotele luksoze kuptohet se nuk ka rrymë.

-Në kontakte me disa kolegë të mi nga profesione të ndryshme mu krijua një bindje se vërtet turqizmi kishte zënë mendjet dhe poret e jetës në shumë njerëz dhe familje. Të tillët edhe vetë mundoheshin të më bindnin se Turqia momentalishtë është aleati i ynë kryesor për të ardhmen, se po na ndihmojnë në shumë aspekte dhe në shumë lëmi, kur i pyesja ku konkretishtë thonin se po mi resaturojnë xhamijat dhe po ndihmojnë popullatën me donacione të ndryshme. Unë këtë të dytën nuk e di por jam i sigurtë se më shumë para po mbledhin hotelet turke nga shqiptarët se sa Turqia po investon në Kosovë, dëshiroi të jem gabim.

Unë jam i vetëdijshëm se Turqia është një vend me popullatë dhe besim laik, janë në Nato dhe janë ushtarakishtë të fortë, janë aleat i Amerikës, por e tërë kjo nuk na duhet që ne turqizohemi, mjaftë janë turqizuar miliona refugjatë që tani jetojnë në Turqi dhe vetëm të vjetrit flasin shqip. Ta kemi mik Turqin por të ardhmen ta konfigurojmë kah zivilizimi evropian. Varrezat në shtetet evropiane datojnë nga shekuj të kaluar, infrastruktura është me mija vjetë, ruhet se me të evropianët tregojnë me mburrje prejardhjen, andaj rinia shqiptare të orientohet me xhelozi kah Evro-amerikanizmi, na e ka lanë amanet Presidenti i ynë I. Rugova.

-Serbia na ka pushtuar më se një shekull, athua duhet ta harrojmë menjëhere e të pushojmë në hotelet dhe banjat e tyre, jo.

Nuk po e krahasoi sot Turqin me Serbin por ama edhe Turqia na ka boxhë një kërkim falje për okupimin fatal 5 shekullor sepse kemi humbur më shumë se gjysmen e teritoreve atnore.


-Me “selamallejkum” nuk ka Evropë por me përshndetjen shqiptare; mirë mëngjesë Evropë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi