Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A po shtohen masat e sigurisë?

Shko poshtë

A po shtohen masat e sigurisë? Empty A po shtohen masat e sigurisë?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:00 pm

A po shtohen masat e sigurisë?

Përderisa ekspertët për çështje të sigurisë konsiderojnë se për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, duhet të ketë rritje të forcave të sigurisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës vlerësojnë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.



A po shtohen masat e sigurisë? KOSPOL
Eksperti Ramadan Qehaja pohon se në raste të tilla Policia e Kosovës duhet të bëjë patrullime shtesë në vendet ku janë paraparë të mbahen zgjedhjet.


Situata e sigurisë është e qetë dhe nën kontroll, pohojnë autoritetet e rendit, përderisa zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës konfirmojnë rritjen e masave të sigurisë pas tensioneve të fundit në lagjen Kroi i Vitakut.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë, thotë se në rajonin e Mitrovicës po punohet në bazë të planeve të veprimit, të parapara për atë pjesë të vendit.
“Marrë parasysh që javë më herët, kemi pasur të shënuar incident në formën e kundërshtimit të banorëve të komunitetit serb nga lagjja Kroi i Vitakut, për fillimin e ndërtimit të një shtëpie tjetër të banorëve shqiptarë, dhe marrë parasysh këto kundërshtime dhe incidentin e fundit që është paraqitur në atë lagje, masat e sigurisë janë ndërmarrë që në të ardhmen të evidentohen incidentet e tilla”, thotë Hoti.
Ndryshe, Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se më 16 gusht do të organizojë zgjedhje në disa lokalitetete të banuara me serbë në Kosovë. Përkundër faktit që përfaqësues të institucioneve kosovare kanë deklaruar se nuk do të ndërmarrin asgjë për t’i penguar zgjedhjet serbe, ekspertët e sigurisë aspelojnë për masa shtesë të sigurisë.
Eksperti Ramadan Qehaja pohon se në raste të tilla Policia e Kosovës duhet të bëjë patrullime shtesë në vendet ku janë paraparë të mbahen zgjedhjet.
“Gjithsesi duhet që masat e sigurisë të ngrihen, sepse fjala është per territorin e Republikës së Kosovës. Unë mendoj se nuk duhet të lejojmë që të ndodhë diçka e papritur. Unë mendoj që ka elemente që mund të prishin qetësinë dhe rendin aty dhe me qëllim që të bëjnë një destabilizim, ta rëndojnë edhe më tej situatën e sigurisë në Kosovë”, thotë Qehaja.
Një nga vendet ku është paralajmëruar të mbahen keto zgjedhje, është dhe Komuna e Graçanicës. Atje, zëvendëskomandanti i policisë, Ramë Kryeziu, thotë se nuk ka rritje të forcave të sigurisë. Sipas tij, Policia e Kosovës do t’i kryejë detyrat e zakonshme të saj.
“Jo, sa i përket zgjedhjeve të sturkturave paralele të Serbisë, Polcia e Kosovës do të punojë në orar të rregullt dhe me forca të rregullta, ashtu siç është vepruar edhe në të kaluarën. Ne, ato zgjedhje nuk i pranojmë dhe janë jolegjitime. Për këtë arsye, as nuk i mbikëqyrim, e as nuk i sigurojmë”.
“Nuk do të ketë rritje të forcave të sigurisë. Sikur të ishin zgjedhjet e Kosovës, ne do t’i kishim forcat e shtuara dhe do të ishim në afërsi të atyre vendvotimeve ku votohet për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Nesër, në punë do të jetë vetëm ndërrimi i rregullt”, deklaroi Kryeziu.
Nga Këshillli i Sigurisë së Kosovës, përkundër disa incidenteve në veri, situata e përgjithshme në vend është vlerësuar e qetë. Po ashtu, është thënë se ka progres në ruajtjen dhe menaxhimin e situatave.(EL)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi