Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njoftim nga LSHAKSH, në Gjermani

Shko poshtë

Njoftim nga LSHAKSH, në Gjermani Empty Njoftim nga LSHAKSH, në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 12:01 am


Njoftim nga LSHAKSH, në Gjermani U1_PalSokoli12
Pal Sokoli
LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR (LSHAKSH) NË GJERMANI


Redaksia e Revistës “Muza Shqiptare”

Të dashur krijues shqiptar në mërgatë! Të dashur krijues shqiptar në Gjermani!

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve, dhe krijuesve shqiptar në Gjermani,me aktivitetet e veta të gjertanishme kulturore deri diku ka mbuluar kërkesat kulturore të mërgimtarëve tanë shqiptar në Gjermani, me aktivitete të ndryshme kulturore ka afruar afër njëri tjetrit, krijues të ndryshëm, ka afruar krijuesit me bashkatdhetarët e vet në mërgatë, ka afruar mërgatën shqiptare në Gjermani me atdheun e vet Shqipërinë e bashkuar, dhe ka bashkuar dashamirët e fjalës së shkruar me krijuesit e saj. LSHAKSH-ja në Gjermani ka mbi njëqind anëtar nga të gjitha qytetet e Gjermanisë, qe përfaqësojnë pothuaj se të gjitha veprimtaritë kulturore. LSHAKSH-ja ne Gjermani ka bërë promovimin e dhjeta librave të rinj nga anëtar të saj dhe publikimin e tyre, disa ekspozita, nga piktorët tanë si edhe ekspozitën e fotografive nga lufta e z. Martin Çunit,etj. Në këtë Lidhje gravitojnë poet, shkrimtarë, artistë të skenës teatrore, të këngës, pastaj grupi i valleve, piktor dhe aktivist të ndryshëm qe i kontribuojnë prezantimit dhe publikimit te aktiviteteve kulturore në Gjermani. LSHAKSH-ja në Gjermani ne vitin 2008, botoi Revistën letrare “Muza Shqiptare” e parashikuar fillimisht dy herë në vit,me pretendime që ta botojmë më shpesh kurdo qe te vijnë ditë më të mira. Revista është e formatit A4 me përmbajtje ekskluzivisht letrare dhe qe përfshinë mbi pesëdhjetë autor të gjinive të ndryshme letrare e kulturore. Për gjendjen e tanishme të Lidhjes dhe për kontributin e gjertanishëm të anëtarësisë se saj me gjerësisht do informoheni pas pushimeve verore.

Të nderuar krijues shqiptarë, të nderuar anëtar të LSHAKSH-në Gjermani!

Tani po përgatitem për botimin e numrit të dytë të Revistës; “Muza Shqiptare”. Ju lutem të na dërgoni punimet tuaja nga të gjitha gjinitë letrare sa më parë qe mundeni në mënyrë qe ta përgatisim numrin e dytë së paku për festen e 28 Nëntorit.

Dergesat ne: palsokoli@hotmail.com ose te kontakti i Web.Faqes: www.unus.cabanova.de Ju lutëm qe ta ndihmoni aktivitetin tonë të mëtutjeshëm me aktivitete te juaja, me krijime tuaja dhe me pagesën e anëtarësisë se Lidhjes sonë.

Pagesa e anëtarësisë ndihmon direkt edhe vazhdimin e botimit të Revistës”Muza Shqiptare”.

Ju lutem mos harroni ta paguani !


Alb. BSKK -in Deutschland e. V

Konto Nr. 7001704

BLZ. 45451060

Sparkasse Ennepetal- Breckerfeld

Me shpresa qe kontributi juaj do na premtoj suksese tona te reja, përzemërsisht ju përshëndes:

Redaktor përgjegjës i “Muza Shqiptare” dhe arkëtari i LSHAKSH-në Gjermani

Pal Sokoli

Tel. 00491796756023
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi