Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SOCIALISTËT HRUSHOVIANË GREMISIN STALINIZMIN EDVINIAN

Shko poshtë

SOCIALISTËT HRUSHOVIANË GREMISIN STALINIZMIN EDVINIAN Empty SOCIALISTËT HRUSHOVIANË GREMISIN STALINIZMIN EDVINIAN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 12:34 pm


SOCIALISTËT HRUSHOVIANË GREMISIN STALINIZMIN EDVINIAN




Nga Jakup Gjoça







Me të drejtë u shqetësova shumë për heshtjen e gjatë disaditore të barometrit politik të PS, Erion Braçes.

Kurrë, në historinë e të shkuarës të PS Erion Braçja nuk ka heshtur pa ligjëruar më shumë se një ditë.Kjo ma shtoi edhe ankthin e të keqes që Erion Braçes diçka e qoftëlargut mund ti ketë ndodhë.

U interesova gjithkund që –të paktën- të mësoj se mos ka pësuar gjë pathologjikisht. Gripi i derrit nuk priti shtatorin që të mbërrijë edhe në Shqipëri. Gripi i derrit mbërriti me gushtin bashkë dhe shkaktoi epideminë kongresore partiake të socialistëve .....

Shenjat e para të gripit të derrit në trupin e sëmurë të PS ishin temperatura e lartë dhe e qëndrueshme në ligjëratat e Braçes .

Si pionier shembullor i Enverizmit dhe i devotshëm i stalinizmit Edvinian , Erion Braçe shpalli agjent të paguar nga Sali Berisha Ben Blushin, socialistin e parë hrushovian që guxoi të shqepë gjithë PS, si kostumin e vjetëruar të Stalinizmit Edvinian.

Nuk e di pse nuk u morën vesh me njëri-tjetrin –aty brenda PS- Taulant Balla dhe Erion Braçja, përsa i përket parave që ka rrushfetuar Sali Berisha për blerjen e Ben Blushin që të përçajë PS.

Taulant Balla na foli për milionat e lekëve, dollarëve, evrove, stërlinave, koronave, rublave, jenëve ( thua të kem harruar ndonjë monedhë që përmendi Taulant Balla?....) nga pasuria berluskoniane të Sali Berishës , dhe – PËR ÇUDI POLITIKE- harroi të shtonte edhe milionat e dollarëve që shpenzoi Sali Berisha që bleu Ben Blushin ?! – e tha Erion Braçja dhe thënia e Braçes është PRAVDA e Stalinizmit Edvinian.

Tani kë PS të besojmë për rrushfetin politiko-ekonomik të Kryeministrit Sali Berisha?

Erion Braçen që deklaroi me guxim enverist rrysheftin e blerjes ( peshë e gjallë) të Blushit nga kryeministri Berisha?

Apo Taulant Ballën, që nuk i përmendi vetëm këto miliona dollarë të blerjes ( jo të Kristiano Ronaldos....) të Blushit nga Berisha?

Kjo- të them të drejtën- pak më shqetësoi, se PS tani është çdo krerë socialistë, ndaj heshtja e Erion Braçes ka rëndësi themelore për të ardhmen e sigurtë të PS.

Dhe nuk vonoi dhe doli sheshit pse hesht kaq ditë të tëra rresht Erion Braçja.

-I ka marrë arratinë Edvini, i zoti , Erion Braçes, dhe e ka lënë politikisht jetim , të vetëm midis të gjithëve socialistëve hrushovianë....Dhe Braçja – bilbili politik i propagandës staliniste Edviniane, është i kallur në reaminacionin e heshtjes....

Hrushovi ishte një- ivetëm- që doli flamurtar dhe shqepi gjithë PKBolshevike Staliniste.

Në PS – për fatin tonë të mirë- pas vdekjes politike të Stalinizmit Edvinian më 28 qershor 2009, kanë dalë mikrofonëve të mediave botërore dhjetëra socialistë hrushovianë.

Edhe pse janë dhjetëra socialistë hrushovianë, të gjithë këta kritikmëdhenjtë e stalinizmit Edvinian, - PËR ÇUDI POLITIKE- përdorin të njëjtat ligjërata politike të Hrushovit kundër Stalinizmit Edvinian.

-PS nuk ishte parti demokratike, -kujtoni Arben Malaj.

-Krerë e PS ishin arrogantë politikë.-kujtoni Bashkim Zenelin.

-PS ishte parti e një politike të keqe.-kujtoni Kastriot Islamin.

-PS ishte partia e kultit Edvinian.-kujtoni Ben Blushin.

Thanë edhe të tjera socialistët hrushovianë, nga ato të tjera që nuk i tha dot Hrushovi , ngaqë nuk e njohu personalisht Stalinizmin Edvinian.....

Sado apolitik të jesh, sado antisocialist të mbetesh, vetvetiu të vjen të pyesësh tërë këtë duzinë socialistësh hrushovianë që garrojnë midis tyre se cili do të shajë më shumë e më ashpër – MERHUMIN POLITIK- Stalinizmin Edvinian të PS.

Shokë socialistë hrushovianë. Ju, dje ku ishit? Dhe sot , nga cili planet diellor erdhët në Tokën e PS dhe zbuluat Stalinizmin Edvinian?

Mirë Stalinisti Edvin Rama e shndërroi PS në Partinë e Kultit Edvinian, po ju, të deri të djeshmit krerët e Kryesisë të PS-s – a nuk ndjeni aspak përgjegjësi që e ngritët me duart , me miratimin tuaj Kultin Edvinian në PS?

Pyesim kësisoj jo dhe aq nga meraku se cili do të jetë Udhëheqësi i ri i socialistëve.

Ankthi i të të tjerëve,josoocialistëve , është - e kuptojnë më qartë atë që nuk kuptojnë socialistët fanatikë- se ndryshojnë në Udhëheqjen e PS vetëm kulte individësh. Pa ndryshuar politika, pa ndryshuar ideologji, pa ndryshuar filozofi demokratike.

Një Opozitë ( e këtillë sikurse partia socialiste ) e invalidimit politik është tregues edhe i shkallës të emacipimit demokratik të Shoqërisë në përgjithësi.

Askush nga këta “trima” socialistë hrushovianë nuk guxoi të hapte gojën për të këqiat partiake të Stalinizmit Edvinian në Asamblenë partiake e fundkorrikut.

Dhe –jo në parti-kritikëmëdhenjtë socialistët hrushovianë tashmë nuk lënë ditë, nuk lënë mikrofon të importit e të eksportit pa shqepë politikisht gjithë PS Staliniste Edviniane.

Socialistët hrushovianë-TASHMË- asnjë leckë politike nuk i lanë më në trup PS-së të Stalinizmit Edvinian.

E çveshën , ashtu siç çjerr forcërisht një të përdalë, socialistët hrushovianë e kanë lënë-sot- PS lakuriq politikisht.

PS tashmë i ngjan asaj të përdale politike , që pasi e kanë përdhunosur fizikisht, këta socialistë hrushovianë mundohen që ti hedhin përsipër trupit të dhunuar të PS ndonjë rrobë- të cilësuar PROGAME POLITIKE të Udhëheqësit në potencë.

Kjo është PRAVDA, kjo është e vërteta politike në PS në këto ditë gushti të Thyer .Deri në fundgushtin e kongresit partiak.

Një udhëheqës i vdekur dhe i pakallë.Derisa Edi Rama i fshihet PS në importin politik , në SHBA.

Braçianët e Ruçianët- përkohësisht- heshtin, ngaqë kanë mbetë jetim politikisht, dhe zgjedhin , duke nuhatur politikisht , erën e të të zotit partiak, që ti shërbejnë-paskëtaj- me të njëjtin zell e devotshmëri enveriste.

Dhe socialistët hrushovianë po na bëhen Udhëheqës me intervista, me deklarata , me akuza, me stërbetime , sa majtas e sa djathtas, ku të gjejnë grazhdën e të të ....folurit.

Kjo është Opozita shqiptare e PS .

Ose , të të jemi realist.

Parti Socialiste nuk kishte as dje. Ajo ishte Parti e Kultit Edvinian.Po nuk më besoni mua, pyesni Ben Blushin e Arben Malajn, Udhëheqësit e pretenduar.

Them- Udhëheqës të pretenduar- sepse deri më sot, nga këta Udhëheqës të pretenduar , askush në parti nuk i ka propozuar. Vetpropozohen nëpërmjet deklaratave mediake.

Një risi politike kjo, e vetshpalljeve dhe e vetdeklarimeve , e socialistëve të sotëm hrushovianë.

Dhe , sikurse edhe Hrushovi, edhe socialistët tanë hrushovianë, gjënë e parë që do të bëjnë, sa të ngrohin bythën në karriken e Udhëheqësit partiak, është të gremisin gjithçka që lidh partinë me të kaluarën e saj historike.

Sikurse bëjnë edhe bojaxhinjtë me restaurimin e jashtëm të një godine.

Çngjyrosin bojën e vjetër, dhe e rifreskojnë me një bojë të re.

Edhe partia socialiste modernizimin e saj politik –sipas programit politik të (socialistëve hrushovianë ) Udhëheqësve potencialë Malaj dhe Blushit- do ta fillojë dhe do ta mbarojë me ribojatisjen politike të PS sipas gustove dhe të përmasave të atij që do të ngrohë bythën në karriken e kryetarit partiak të socialistëve.



JAKUP.B. GJOÇA



jakupgjoca@hotmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi