Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Kosovarët' ndalojnë shqiptarët në Kosovë

Shko poshtë

'Kosovarët' ndalojnë shqiptarët në Kosovë Empty 'Kosovarët' ndalojnë shqiptarët në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:17 pm

'Kosovarët' ndalojnë shqiptarët në Kosovë



'Kosovarët' ndalojnë shqiptarët në Kosovë +ber17


Pas një interviste ekskluzive të zotit Sali Berisha, i cili jep shpresë për një formë çfarëdo të hapjes së kufirit administrative “shqiptaro-shqiptar”, dhe shërimit të diversiteteve 100 vjeçare shqiptare, (thotë Berisha na kanë ndarë qe 100 vjet) disa “kosovarë” u revoltuan, dhe reaguan duke thënë se është punë pa shije që nga Shqipëria dikush të përzihet në çështjen “kosovare”. Sa ka shije që Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia përzihen në çështjen “kosovare”, kjo mbase arsyetohet me të mësuarit 100 vjet të gjuhës sonë të “shijojë” përzierjet (mikstura politike) të Serbisë, e cila jo veç që përzihet në Kosovë, por edhe mban “zgjedhje” nacionale shtetërore. Po jo veç Serbia, por përmes Këshillit të Sigurimit, të gjitha kombet (e bashkuara aty) përzihen në çështjet e Kosovës. Pra, krejt bota që përzihet në çështjen “kosovare” kjo bëka, por qenka e pashije të përzihet edhe qeveria e Shqipërisë, konkretisht Sali Berisha. Në vend se të na inkurajojë fakti se pas 100 vjetëve i pari lider që “pak fare pak” pati guxim të thotë se autostrada Durrës Merdare është “rrugë e bashkimit kombëtar” disa revoltohen. Si është e mundur që vetëm Shqipëria zyrtare të privohet “nga përzierja” në Kosovë, kur krejt bota pa përjashtim është duke u përzierë në Kosovë? Teza do të ishte fare ndryshe: Shqipëria e ka detyrim historik, e jo vetëm politik, që të interesohet për territorin dhe popullin e saj shqiptar. Sepse nuk është puna e para 500 vjetëve, por vetëm para 100 vjetëve, kur Kosova ka qenë Shqipëri. Ndaj edhe sot është Shqipëri. Por, Shqipëri është kur Shqipëria të fillojë ta mbrojë vetveten, Kosovën. Pse vetëm shqiptarëve në Ballkan t’u ndalohet të jetojnë brenda një shteti autokton historikisht, e të gjitha shteteve t’u lejohet të jenë shtete nacionale? Po, sepse “politika ndërkombëtare” paska vendosur. Mirë, le të vendos politika ndërkombëtare, por nuk kanë arsye shqiptarët të pajtohen me politikë antishqiptare ndërkombëtare. Pra, ne duhet të themi ky është “fillimi i fundit” që Kosova ka qenë e vetmuar nga mospërkrahja e Shqipërisë, e cila ka mbrojtur floskulat politike hegjemoniste të fuqive evropiane për “mos përzierjen në punët e brendshme të shteteve” të huaja. Por, Kosova nuk ka qenë kurrë historikisht shtet i huaj për Shqipërinë, prandaj ajo do të duhej të mos na linte vetëm, në mëshirën e Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonëve që shkelin shqiptarët si në kohën e skllavërisë romake. Dihet, se njohësit e thellë të politikës, ata që sot bëjnë analiza politike mbi ardhmërinë e Ballkanit, të gjithë e dinë se Ballkani mund të shpëtojë nga lufta e tretë ballkanike, vetëm duke lejuar formimin e shteteve nacionale në Ballkan, pra edhe shqiptarët të jenë në një shtet të përbashkët nacional siç e kanë edhe serbët, edhe bullgarët, edhe grekët, etj. Ballkani së shpejti do të ketë vetëm shtete nacionale me fuqi të barabartë ushtarake dhe ekonomike, kështu që të mos ketë më ambicie për okupimin e territoreve të huaja. Intervista e zotit Sali Berisha është një shpresë shumë e madhe se Shqipëria, ngadalë do të fillojë t’i kthehet vetvetes, territorit të saj unik autokton dhe popullit të saj shqiptarë jashtë kufijve të Kongresit të Berlinit. Përndryshe, jo vetëm shqiptarët, por askush në Ballkan nuk do të ketë ardhmëri!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi