Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin

Shko poshtë

Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin Empty Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:02 pm

Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin

Zbardhen pozicionet që mbajnë katër oficerët e Policisë së Shtetit dhe roli që ka pasur gjithsecili prej tyre në çështjen 'Dajti'.


[img:8aab]http://www.botasot.info/te_vogla/tirane_prokuroria[1].jpg[/img:8aab]
Personi që dyshohet se ka lidhjet më të forta me të arrestuarin është inspektori i krimeve në zonën e plazhit ku strehohej kohët e fundit Dajti.

TIRANË- Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë dje publike disa nga detajet e katër agjentëve të policisë që kanë komunikuar me kunatin e Dritan Dajtit përpara operacionit për arrestimin e tij. Zyrtarët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë (SHKB-së) të cilët po vëzhgojnë oficerët "spiunë" dhe ata të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që po hetojnë tashmë të arrestuarin Dritan Dajti për vrasjen e katër agjentëve të policisë, kanë zbardhur disa nga bisedat që katër oficerët kanë bërë me kunatin e Dajtit në ditët e arratisë së këtij të fundit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se oficerët e identifikuar që flisnin me kunatin e Dajtit nga numri dy shifror i dhënë nga Ministria e Brendshme 06941xxxxx janë punonjës aktivë të Komisariateve të Korçës, ish-Lushnjes tashmë në Fier, Peshkopisë dhe Durrësit. Por prokuroria dhe policia janë treguar të rezervuan në publikimin e emrave të personave që kanë komunikuar me kunatin e Dajtit pasi ata ende nuk janë marrë në pyetje. Personi që dyshohet se ka lidhjet më të forta me të arrestuarin është inspektori i krimeve në zonën e plazhit ku strehohej kohët e fundit Dajti. Gjithashtu, ka rezultuar se ky inspektor, përveç komunikimit të vazhdueshëm me kunatin e Dajtit, shtetasin Ergest Xhoxhi i ka dërguar një sms këtij të fundit vetëm 20 minuta para ndërhyrjes së Grupit të Operacioneve Speciale për arrestimin e Dajtit. Nuk bëhet e ditur përmbajtja e kësaj sms-je, por konfirmohet se edhe një natë para këtij operacioni, ky inspektor ka komunikuar me kunatin e Dajtit, ku i ka kërkuar këtij të fundit të mos e merrte më në numrin e punës me 06941xxxxx por në numrin tjetër 06920xxxxx. Sipas këtyre burimeve, asnjëri nga këta oficerë "spiunë" të Dritan Dajtit nuk është pezulluar nga detyra dhe nuk është marrë në pyetje, pasi pritet fillimisht zbardhja e bisedave dhe sms-ve të kryera mes tyre.
"Janë identifikuar oficerët që komunikonin me kunatin e të shumë kërkuarit Dritan Dajti, shtetasin Ergest Xhoxhi që njëkohësisht kryente edhe detyrën e shoferit të Dajtit. Ata janë punonjës aktivë të Policisë së Shtetit dhe kanë detyra të ndryshme në Komisariatet përkatëse. Njëri prej katër agjentëve, punon ende në Komisariatin e Policisë së Korçës, ku dyshohet se ka qenë personi që e ka ndihmuar Dajtin me pajisjen me një kartë policie të falsifikuar me emrin Agron Zeneli. Oficeri tjetër është punonjës i Komisariatit të Peshkopisë, që dyshohet se mund ta ketë ndihmuar të strehohet për disa kohë në këtë qytet apo ta ketë kaluar në Maqedoni pa vizë. Punonjësi tjetër që ka komunikuar me kunatin e Dajtit është një ish-punonjës i Komisariatit të Lushnjës tashmë punonjës pranë Komisariatit të Fierit. Ndërsa, personi i katërtë dhe që komunikonte më shpesh me kunatin e Dajtit është oficeri i Komisariatit të Durrësit, konkretisht inspektori i krimeve në zonën e plazhit"-thuhet nga burimet zyrtare të SHKB-së. Sipas këtyre burimeve, mësohet se inspektori i Durrësit përdorte dy numra telefoni për të komunikuar me kunatin e Dajtit, duke shkëmbyer edhe sms vetëm 20 minuta para ngjarjes.Mësohet se këta oficerë po hetohen nga SHKB-ja dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda për të nxjerrë shkakun dhe arsyet që ata komunikonin me njëri-tjetrin vazhdimisht. Ndërkohë, hetuesit e çështjes hedhin dyshime se Dajti apo kunati i tij Xhoxhi, mund të kenë komunikuar edhe me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët kundrejt ryshfetit i kanë siguruar atij paprekshmëri për rreth 6 vite. Por, këto dyshime priten të zbardhen me ardhjen e përgjigjeve nga kompanitë celulare në vend, ku është kërkuar identifikimi i të gjitha bisedave të bërë gjashtë muajt e fundit nga numrat e telefonit që përdorte Dajti dhe kunati i tij Xhoxhi.
Kush janë katër agjentët
Një nga agjentët punon ende në Komisariatin e Korçës dhe dyshohet se ka qenë personi që e ka ndihmuar Dajtin me pajisjen me një kartë policie të falsifikuar me emrin Agron Zeneli.
Oficeri që është punonjës i Komisariatit të Peshkopisë, dyshohet se mund ta ketë ndihmuar të strehohet për disa kohë në këtë qytet apo ta ketë kaluar në Maqedoni pa vizë. Një ish-punonjës i Komisariatit të Lushnjës tashmë punonjës pranë Komisariatit të Fierit ka komunikuar disa herë me kunatin e Dajtit. Ende nuk dihet roli i tij në këtë çështje. Personi i katërt dhe që komunikonte më shpesh me kunatin e Dritan Dajtit është oficeri i Komisariatit të Durrësit, konkretisht inspektori i krimeve në zonën e plazhit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin Empty Babai i Dajtit: Na jepni leje të operohet, gjendja e rëndë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:19 pm

Babai i Dajtit: Na jepni leje të operohet, gjendja e rëndë
» Dërguar më: 19/08/2009 - 13:05


Babai i Dritan Dajtit ka mbërritur dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka ripërsëritur kërkesën për ta lejuar të takohet me të birin, i cili ndodhet i izoluar në spitalin e burgut. Hasan Dajti është pritur nga një prej drejtuesve të organit të akuzës, ku një ndër kërkesat kryesore të tij kishte të bënte me dhënien e lejes për një ndërhyrje kirurgjikale për të shumëkërkuarin, i cili ka dy plumba në trup (një në kolonë vertebrale dhe një në kofshë) dhe rrezikon paralizën. Pas më shumë se gjysmë ore, Hasan Dajti ka lënë ambientet e Prokurorisë, në dyert e së cilës familjarët e Dritan Dajtit duken thuajse çdo ditë. Nuk dihet nëse Prokuroria do të lejojë që autori i masakrës së Durrësit t'i nënshtrohet një operacioni të specializuar. Në fakt, gjendja e Dajtit nuk është e mirë për shkak të plumbave që ka në trup, ndaj i nevojitet ndihmë e specializuar mjekësore. Vetëm dy ditë më parë, ishte bashkëshortja e Dajtit, Dorela Dajti, e cila kërkoi t'i lejohen takimet, duke protestuar për gjendjen e rënduar shëndetësore të të shoqit dhe trajtimin jonjerëzor që i bëhet në qeli. Dorela Dajti kërkoi gjithashtu t'i lejohen takimet me të vëllanë, Ergest Xhoxhi, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë, pasi u kap së bashku me të shumëkërkuarin Dajti ditën e ngjarjes së rëndë. Prokuroria, në fakt nuk ka lejuar asnjë person të takojë Dritan Dajtin, as familjarët, derisa të japë shpjegime lidhur me masakrën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin Empty Re: Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:22 pm

Implikimi i policisë, përplasje SHKB-prokurori
» Dërguar më: 19/08/2009 - 13:03
Klodiana Lala

Hetimet për masakrën e Durrësit, ku Dritan Dajti ekzekutoi katër punonjës policie, përplasin fort Prokurorinë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Dy punonjës të këtij institucioni kanë mbërritur dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku për disa minuta kanë zhvilluar një takim me një nga drejtuesit e institucionit të Akuzës, ku është diskutuar pikërisht për çështjen "Dajti" dhe implikimin e punonjësve të policisë. Burime nga Prokuroria bënë të ditur se është kërkuar marrja në pyetje e katër punonjësve të policisë, numrat e të cilëve janë gjetur në dhjetë celularët e sekuestruar në makinën e Dajtit, ditën e masakrës. Por, duket se një kërkesë e tillë nuk është pritur mirë nga SHKB-ja, institucion që po heton pikërisht për këtë çështje, duke shkaktuar kështu krisjen mes institucioneve. Megjithëse burime zyrtarë nga Shërbimi i Kontrollit të Brend-shëm pohuan se, "është ngritur grup i përbashkët pune me përfaqësues të SHKB-së dhe Prokurorisë", përplasja është bërë e dukshme. Prokuroria po heton për zbardhjen e masakrës së 7 gushtit dhe synon të vërë para Drejtësisë të gjithë efektivët e policisë që dyshohet se kanë ndihmuar Dajtin. Ka gjasa që përfundimi i hetimeve të shoqërohet me marrjen të pandehur të forcave të rendit dhe natyrisht, shkarkime në radhët e bluve.
Hetimet
"Janë katër punonjës policie, numrat e të cilëve janë gjetur në celularin e Erges Xhoxhit, kunatit të Dritan Dajtit. Njëri prej agjentëve i ka bërë një mesazh Xhoxhit, por ende nuk mund të themi se i ka dhënë ndonjë informacion lidhur me operacionin që po zhvillohej për kapjen e të shumëkërkuarit. Po bëjmë të gjitha verifikimet për ta zbardhur këtë çështje. Agjentët do të merren në pyetje nga Prokuroria për të sqaruar pozicionin e tyre", - thanë zyrtarë të SHKB-së. Këta të fundit kanë kërkuar që gjatë marrjes në pyetje të agjentëve të policisë, të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të tyre. Por, Prokuroria duke dashur të bëjë një hetim të pavarur, duket se nuk e ka pritur mirë kërkesën. Në fakt, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka marrë nën hetim agjentët dhe do t'ia dorëzojë dosjen Prokurorisë, e cila vendos për fatin e tyre, nëse i merr apo jo të pandehur. "Po bëjnë verifikime. Do pyeten agjentët, se si numrat e tyre gjendeshin në telefonat që kishte në përdorim Erges Xhoxhi dhe përmes tij, edhe Dritan Dajti dhe do vendosim", - saktësuan burime të SHKB-së.
I akuzuari
Dritan Dajti, i akuzuari si autor i masakrës së 7 gushtit, nuk ka dhënë ende dëshminë e tij para prokurorëve të çështjes. Fillimisht ai nuk pranoi të fliste pa praninë e një avokati, por tashmë që familja i ka lëshuar prokurë Arben Qeleshit për ta përfaqësuar, Prokuroria ende nuk ka caktuar ndonjë datë për marrjen në pyetje të tij. "Nuk më është bërë asnjë njoftim nga Prokuroria për të vajtur në spitalin e burgut ku do të merret në pyetje klienti im. Është detyrë e Prokurorisë ta bëjë një kërkesë të tillë", - tha avokati Qeleshi, i kontaktuar në linjë telefonike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin Empty Re: Prokuroria: Katër policë 'ndihmuan' Dritan Dajtin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi