Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Poezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Poezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi Empty Alfred Papuçiu: Poezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 12:26 am

Alfred Papuçiu: Poezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi U1_AlfredPapuciuPoezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi

Shpesh herë, mesazhe të miqve të mi të mirë i mbaj në arkivën time dhe u rikthehem herë pas here, pasi ato përmbajnë copëza jete, kujtime të bukura, dashuri, mirësi, dëshirë për ta shprehur më bukur atë që kam shkruar unë apo që u kam sygjeruar une atyre. Kësaj here, nëpërmjet Internetit, kësaj shpikje të bukur, tanimë disa dhjetëvjeçare, mora mesazhin e poetit Përparim Hysi. Në fund, ai më theksonte që ta mbaja për vehte, në „arshivën time“, „shartimin e parë“ dhe „shartimin e dytë“ të përkthimit që unë u bëra „me shikim të parë“ poezive të Alain Vidonit, zviceran me një shpirt të pastër që ka punuar në Radio „Zones“ për mbi 10 vite dhe e njeh temperamentin e shqiptarëve, zakonet dhe „huqet“ e tyre. Ai e pëlqen dashurinë, bukurinë e saj, jetën, prandaj edhe e filloi ciklin e poezive të tij, duke e marrë subjektin nga Krans-Montana, me Gregorin dhe Kuvajtjanen. Nga ky vend i mrekullueshëm, kur unë i fola për Alpet tona, Valbonën dhe vendet e tjera të bukura të Shqipërisë së vogël, ai më kërkoi që t’i gjeja një mal, diku në Shqipëri me lartësi të përafërt këtu. Gjuha më vajti tek mali Dajti, pasi atë e njoh mirë dhe që në rininë e herëshme shkonim shpesh me shokë e shoqe. Kujtimet më të bukura janë të shoqërisë së Fakultetit, kur me ne vinte edhe 70 vjeçari, Profesori im i nderuar Vedat Kokona. Ato kujtime u përpoqa t’ja transmetoj edhe Alenit, i cili krijoi poezinë „Fluturim“. Cikli do të vazhdojë dhe unë nuk du ata „bastardoj“ apo t‘i japë në një shqipe jo të saktë poezitë e ardhshme të Alain Vidonit që njëfarë kohe do kenë si temë Shqipërinë. Prandaj, poeti Përparim Hysi, megjithëse don që të „mbeten midis nesh“ sygjerimet e tij, unë jam i detyruar t’i bëj publike, për dy arsye:

- Në radhë të parë, pasi „shartimet“ e tij, japin në një shqipe të pastër, poetike atë çfarë shpreh miku ynë zviceran, Aleni.
- Në radhë të dytë, pasi në këtë mënyrë, bashkëkombasi im i talentuar, Përparim Hysi, do të më lirojë nga një detyrë e vështirë që nuk më takon. Se pastaj do të më shajë një bashkëkombas tjetër duke më vënë cilësinë e atij që nuk e kam qef: „futëhundësi i kudo ndodhur“.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe për ndihmën e çmuar, i dashur Përparim dhe stafi i „Zemrës Shqiptare“, me Gëzim Markun në krye që ja u mora shpirtin çdo ditë, por që do pranojnë edhe këtë kërkesë time…jo të fundit, për botimin e kësaj faqeje, ashtu siç është. Lexim të mbarë, miq të „Zemrës Shqiptare“! Alfred Papuçiu, Krans-Montana, 19 gusht 2009.

Më poshtë, më lejoni, t’ju jap për lexim letrën e poetit dhe bashkëqytetarit tim, Përparim Hysi:



I dashur Alfred!

Ndoshta do të duket çudi që do të ketë ardhur i copëzuar një nga"shartimet" e mia. Kompjuterin po ma zë "skleroza" dhe vet e di seç po heq. Sidoqoftë, për të dalë nga deti në sterë, po të shpjegohem:

Kam ndjekur përkthimet e tua të sakta për mikun tënd Alain Vidon, aliaz Gregori.Meqë më hanë duart, shpesh i fus hundët në punët e të tjerëve. Jam partizan i asaj thënies aksiomë të anglezëve që thonë: "Poezia pa rimë,është krim". Kështu, pa dashur të shtrëmbëroj idenë e Gregorit dhe as tuajën, si një harbut i përçartur, po bëj shartimet e mia. Ndaj dhe të kërkova e-mailin, se nuk dua të bëhet këmborë për fshatin dhe mbi mua të bien shkopinjtë.

Miqësisht,Përparim


"Shartimi" i parë

Gregori është ulur në një selvi,
Dhe, si romantik,mendon për një sekret,
Për një puthje që ka marë me dashuri,
Që do t'i mbetet për jetë.

Para tij, një shtëpizë prej zogu,
Në brendësi të një shturjeje aq të bukur,
Mbi supet e tij një fshikje prej"shoku"
Brenda saj Gregori është strukur.

Ketri qëndron plot nur,
Dhe pret me durim,
Një arrë e zhveshkur ka qëkur,
Ndoshta mund të ketë "ushqim!

Gregori është i habitur,
Ç'i ndodhi në pyje, në ëndërr,
Me dashurinë atje ka trokitur,
Me kuvajtianen që i ka hyrë në zëmër.

Gregori mbyll sytë e tij, ëndërrues,
Dhe ketri është fatbardhë,
Kuvajtiania e bukur si Venus,
Vë mbi buzët e tij një puthje të rrallë.

"Shartimi" i dytë

Gregori është shumë nostalgjik,
Do që të shoh një vënd epik
Hodhi mbi supe "qylymin" e Shqipërisë,
E malit të Dajtit iu ngjit si alpinist.

Tek udhëtonte në Crans Montana mbi një vig,
Tek dridhej nga të ftohtët me dëborë,
Sado me erërave të forta, tek mbyll sytë si romantic,
Ëndërron dhe në këto çaste për "amor".

Mbeti i habitur, tek hapi sytë,
Se nga një "qylym fluturues" po zbriste një grua,
Gregori, befasuar, nga çuditë
Ndjeu që kjo grua i tha:-Të dua!

I dha ajo një puthje tërë mall,
Aq sa Gregori u lumturua,
Filloi të kërcejë mbi dëborë.Tani qe valë,
Se nga Kuvajti qe ajo grua.

P.S.

Kokë e falur, nuk pritet. Mbaje në "arshivën" tënde.

Përparim Hysi,19 gusht 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi