Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli Empty Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 12:28 am

Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli U1_DemirKrasniqiPoemë përkushtimi:

FLET ME BRUSHË DEMIR BEHLULI
( Me rastin e 60 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të punës së tij krijuese .
Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi)

N’ Karadak , në fshatin Binçë ,
Një ditë shkova me ca miq ...
Hymë në kishë për mrekulli –
Me pa art dhe histori !

Flet Nexhmije Pagarusha –
A po e shihni çka bënë brusha ?
Me sy t’ mprehtë e punë dore –
Krijon vepra madhështore !

Me një brushë e ngjyrë magjike –
Jetëson ngjarjet historike ,
Ringjallë fytyrat patriotike ,
Legjendat tona kreshnike !...

Të gjithë trimat e Karadakut –
Me një gjuhë e ngjyrë t’ një gjakut,
Thua se ngjallej Dedë Gjon Luli ,
Flet me brushë Demir Behluli !

U mahnit Dardani e Nora –
Eu , Demir , Ty , të lumtë dora !
Të lumtë dora , të lumtë syri –
Arti yt, n’ histori hyri !

Eu, Demir , Ty, të lumtë dora ,
S’ të lagë shiu, s’ të ngrinë bora ,
S’ të tremb murrlani, as stuhia ,
Lum Kosova – lum Shqipëria !

N’ fshatin Binçë , n’ atë shtëpi t’ Zotit –
I pashë trimat e Kastriotit ,
N’ luftë me turqit ballë për ballë ,
S’ kishin vdekur , por ishin t’ gjallë !

Pashë t’ gjithë trimat e shqiptarisë –
Të Janinës , Krujës , t’ gjithë Malësisë ,
Bijë t’ Drenicës e t’ Karadakut ,
Që i vunë zjarrin anadollakut !...

N’ kishë të Binçës – pashë një Zot ,
Pashë shumë trima e patriotë...
Kisha e Binçës – të gjithë ju dine :
Nuk flet më n’ gjuhën latine !

Ku hyn Dema, n’ shumë xhamia –
S’ ka “elife” nga Arabia !
T’ gjitha lutjet shkruhen shqip –
Për një Zot e për një dritë !

S’ ka më “harfe” të mejtepit ,
Por ka shkronja të alfabetit ,
Predikues të fakultetit ,
Që i sjellin dritë miletit !

Nga gëzimi pikon loti –
Kur në shqipe shkruhet: ZOTI !
Shkruhet shqip: ZOTI ËSHTË NJË –
Çdo gjuhë t’ botës mirë e njeh !

Shkruhet shqip: ZOTI ËSHTË MË I MADHI –
Ai e di kush është SHQIPTARI!
Është ILIRI – FAQEBARDHI ,
Në Ballkan – POPULL MË I PARI !

Gjilan, më 07. Shkurt 1998.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi