Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan... Empty Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 1:18 am


Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan... U1_MexhidYvejsiMexhid YVEJSI, Gjakovë

ATY KU KA RAMAZAN…..

Aty ku ka Ramazan

Aty ka dritë

Aty ka paqë

Për të gjithë ne

Mbi këtë dhe

Që gjuhën e vet

E mbajnë nën fre…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka frymëzim

Aty ka gjallërim

Për të zgjuarit

Për të penduarit

Dhe nga dita në ditë

Ju hapen sytë…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka dashuri

Aty ka mëshirë

Për të gjithë

Që janë vullnet mirë

Dhe zemrën, shpirtin,

Nuk e lënë m’u nxirë…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka shumë gëzime

Aty ka edhe lot

Ata që kanë nevojë

Janë gati të pranojnë

Ata që kanë dhurojnë

Ju mbushen zemrat plotë…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka harmoni

Aty ka barazi

Për të gjithë ne

Mbi këtë dhe

Që dhëmbjet

Njëri-tjetrit

Me kohë

Ja kanë ndi…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka bekime

Aty ka lehtësime

Për secilin nga ne

Në këtë dhe

Që flakë zemërimin

Që mposhtë hidhërimin…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka shëndet

Aty ka jetë

Jetë me ibadet

Aty ka shpresë

Për secilin që kupton

Pse ka lind

Pse po jeton

Pse duhet të vdes…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka përparim

Aty ka zhvillim

Aty ka fitore

Për secilin që e ushqen

Mendjen, zemrën dhe shpirtin

Me Dritën Hyjnore…



Aty ku ka Ramazan

Aty s’ka pikëllime

Aty s’ka dëshprime

Aty nuk ka etje

Aty s’ka uri

Është një jetë e re

Është një agim i ri…



Aty ku ka Ramazan

Aty unë jam

Aty jemi ne

Po ti more vlla

Ku gjindesh?

Po ti moj motër

Ku je…?



Aty ku ka Ramazan

Aty gjenë vatan

Aty gjenë atdhe

Për të gjithë ne.

Aty gjenë në një votër

Aty gjenë në një sofër

Aty gjenë vlla e motër...



Aty ku ka Ramazan

Aty mprehet mendimi

Aty kthjellohet kujtesa

Që të mos fundosemi

Duhet të forcohet besa

Aty ku ka besë

Aty ka edhe shpresë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi