Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë

Shko poshtë

Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë Empty Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:22 pm

Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë

Bota sot
Është ky suksesi më i madh i një vajze shqiptare nga Kosova në një garë me karakter ndërkombëtar. Miss Universe mbahet në Ishujt e mrekullueshëm të Bahama’s ku edhe vitin e kaluar, në pjesëmarrjen e parë përfaqësuesja nga Kosova, Zana Krasniqi, u plasua në vendin e gjashtë.



Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë +mmmiiss
Bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha, ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë në garën e bukurisë Miss Univers, të zhvilluar në Bahame

Në garën e Miss Universe, gara për vajzën më të bukur të botës, bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha u nderua mbrëmë me vendin e tretë në botë, në mesin e përfaqësueseve nga 84 vende të ndryshme. Miss e Botës u shpall miss Venezuela ndërsa e dyta miss Republika Domiminake.Për herë të dytë radhazi në shumë vite, Venezuela fiton titullin Miss Universe. 18-vjeçarja Stefania Fernandez u shpall Miss Universe 2009 mbrëmë vonë në vendpushimin Atlantis në ishulli Paradise në Bahamas.
Ajo ishte mes konkurenteve nga 80 vende dhe u bë fituesja e 58-të e këtij titulli prestigjioz botëror.Shfaqja u transmetua drejtpërdrejt për miliona teleshikues në të gjithë botën. Në vend të dytë doli Ada de la Kruz e Republikës Dominikane dhe e treta Marigona Dragusha nga Kosova. Miss Kosova, Marigona Dragusha, ishte në New York për rreth një muaj përgatitje nën përkujdesjen e fotografit të njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ndërkaq garuesja tjetër shqiptare në Miss Universe, Miss e Shqipërisë, Hasna Xhukiçi u përzgjodh në mesin e 15 vajzave më të bukura të botës.
Ndër pesë finalistet ishin edhe Miss Australia dhe Miss Puerto Riko.
Spektakli “Miss Universi” organizohet çdo vit dhe sponsorizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump. Është ky suksesi më i madh i një vajze shqiptare nga Kosova në një garë me karakter ndërkombëtar. Miss Universe mbahet në Ishujt e mrekullueshëm të Bahama’s ku edhe vitin e kaluar, në pjesëmarrjen e parë përfaqësuesja nga Kosova, Zana Krasniqi, u plasua në vendin e gjashtë.
Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë -universe1
Marigona Dragusha - e treta
Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë ++gona
Miss Kosova Marigona Dragusha merr lulet nga një burrë i paidentifikuar, pasi u emërua përcjellësja e dytë e Miss Univers
Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë ++don
Miliarderi amerikan Donald Trump dhe Miss Universe 2009
Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë +misss
Marigona Dragusha (majtas), gjatë prezantimit me bikini

Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë +++mis%20v 18-vjeçarja Stefania Fernandez Miss Universe 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë Empty E dyta në Miss Universe 2009, Marigona Dragusha, u prit nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 2:19 am

E dyta në Miss Universe 2009, Marigona Dragusha, u prit nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa

Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë Imustafa_mdragusha_miss_170 Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustaf, priti sot një takim me Marigona Dragusha, nga Prishtina, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2009, ku edhe u zgjodh shoqëruese e dytë e Miss Universe 2009. Me këtë rast kryetari, Mustafa, përgëzoi Marigona Dragushën për suksesin e arritur duke thënë, se sot kishte një mysafire të veçantë e cila ia ka zbardhur fytyrën Prishtinës dhe tërë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Marigona Dragusha, ka arritur një nivel shumë të lartë të prezantimit, dhe në emër të komunës e përgëzoi për sukseset e saja në Miss Universe, duke i dëshiruar suksese në ndërtimin e karrierës së saj në të ardhmen”, tha kryetari Mustafa.

Ai vlerësoi lartë suksesin e Dragushes dhe e quajti atë ambasadore të bukurisë kosovare.

“Ne e vlerësojmë këtë kandidim të saj dhe këtë fitore të saj me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Prishtinën. Ka qenë një ambasadore e shkëlqyer atje, e ka prezantuar Kosovën, e ka afirmuar kryeqytetin tonë, kështu që ne tani dëshirojmë që kjo të arrijë suksese të jashtëzakonshme si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa.

Ai i premtoi përkrahje Marigona Dragushës dhe me këtë rast ia dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit, - Hyjneshën në Fron.

Marigona Dragusha, kryetarin e Prishtinës Isa Mustafa për pritje dhe për përkrahjen që i ka dhënë

“Kam shpresuar për një çmim, por jo të tretin, megjithatë jam shumë e lumtur për vendin e tretë”, theksoi Dragusha, njofton Zyra për informim pranë KK Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi