Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdojnë punët në rindërtimin e shtëpive

Shko poshtë

Vazhdojnë punët në rindërtimin e shtëpive Empty Vazhdojnë punët në rindërtimin e shtëpive

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:31 pm

Vazhdojnë punët në rindërtimin e shtëpive

Situatë e qetë e sigurisë


Vazhdojnë punët në rindërtimin e shtëpive SHTEPIA


Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë kanë vlerësuar të hënën, në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri, i cili u kryesua nga kryetari i komunës Bajram Rexhepi, se gjendja e sigurisë në dy javët e fundit në komunë ka qenë e qetë, ndonëse janë shënuar disa incidente të vogla.
Kryetari Rexhepi tha se edhe në lagjen veriore “Kroi i Viakut”, ka qenë një situatë e qetë, duke mundësuar kështu vazhdimin e punëve në rindërtimin e shtëpive, si të shqiptarëve, ashtu edhe të serbëve.
Mirëpo, sa i përket vazhdimit të punëve për pastrimin e shtëpive të vitakasve në brendi të lagjes, afër shtëpive të banuara me serbë, kryetari Rexhepi tha se punët ishin ndërpre për shkak të tragjedisë që ndodhi ditë më parë dhe më pastaj ato u shtyn edhe për shkak se kryesi i punëve nuk ishte i gatshëm për të rifilluar punën.
Ndërkohë, tha kryetari Rexhepi, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe punët edhe në këto shtëpi mund të fillojnë që nesër, andaj organet e rendit dhe të sigurisë duhet të krijojnë kushte për punë normale.
Kryetari Rexhepi edhe njëherë përsëriti se në qershor ishte arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të komunës dhe atyre ndërkombëtarë, që rindërtimi i shtëpive të shkatërruara gjatë luftës të fillojë pa asnjë procedurë tjetër, përkatësisht pa leje tjetër të ndërtimit, ndërsa që për objektet e reja, sikur që janë ato që po i ndërtojnë serbët, të merret leja nga organet përkatëse.
Në vazhdim kryetari Rexhepi tha se komuna ka qenë e obliguar që të bëjë vetëm një informatë, ku do të shihej se cilat shtëpi do të fillojnë të rindërtohen dhe ajo t’iu dorëzohet të gjithëve, duke përfshi këtu edhe KFOR-in dhe EULEX-in dhe asgjë më shumë, gjë të cilën komuna do ta bëjë edhe me këtë rast.
“Procesi i rindërtimit në këtë lagje nuk është proces politik dhe atij nuk duhet t’i jepen konotacione të tilla. Serbët janë duke punuar pa asnjë problem që kur kanë filluar, andaj edhe shqiptarët duhet të punojnë po ashtu, kudo qoftë. Nëse dikush për motive politike të papranueshme do që ky proces të pengohet, që të ngritën tensionet apo të shkaktohen trazira, atëherë ndaj atyre Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i, duhet të ndërmarrin masa energjike, në mënyrë që punët të mos ndërpriten për asnjë çast”, tha mes tjerash Rexhepi.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, rreshteri Nexhip Gashi, tha se gjatë fundjavës në cepin verior të urës kryesore mbi Ibër, në Lagjen e Boshnjakëve dhe afër tre rrokaqiejve kanë ndodhur tri incidente, ku në të parin kanë pësuar dy të rinj shqiptarë, pasi që janë lënduar nga sulmi i një grupi serbësh. Në të dytin janë shkruar nëpër mure grafitë në gjuhën serbe, ndërsa që në rastin e tretë është dëmtuar me gurë një veturë.
Gashi ka thënë se policia ka marrë masa duke i shtuar patrullimet e saj, sidomos në mjediset e përziera dhe se situata aktualisht është e qetë, thuhet ndër të tjera në informatën e Zyrës për Informim të Komunës së Mitrovicës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi