Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgatitja enveriste e Kongresit të 29 gushtit

Shko poshtë

Përgatitja enveriste e Kongresit të 29 gushtit Empty Përgatitja enveriste e Kongresit të 29 gushtit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 11:01 pm

Përgatitja enveriste e Kongresit të 29 gushtit

Luan Myftiu
Ja edhe maskarada e ‘politikës së re’ (2)

Ky liberal nihilist tentoi t’ia ulte imazhin Shqipërisë, pa u shqetësuar se kështu poshtëronte veten dhe partinë që përfaqësonte. “Politika e re”, kjo fantazi staliniste e Ramës, kënaqi nostalgjikët e diktaturës, të cilët gjithë kohën kishin pritur të dilte një prijës i madh, që të ideonte si novacion urrejtjen klasore, mohimin e pronës së ligjshme, sakrificat e martirëve të demokracisë. Ky idealist i pilafit dhe misionar i pushtetit absolut personal u bë etalon i hipokritit, që tenton ta bëjë politikën plaçkë tregu, ku të blihen e të shiten vlerat, gjithë të drejtat themelore të njeriut me anë lejesh ndërtimi, me prona të pahipotekuara dhe “indulgjenca” ofiqesh partiake, apo bashkiake. I etur për t’u pasuruar, i talli pleqtë e qytetit me ca autobusë, që vinin një herë në katër orë me atë parullën fyese “Pleqërí pa vetmí”. Pastaj i mëshiroi me një káfe prej lypësi, si dhe me ca miklime indirekte për “qoftëlargun”. “Politika e re” mbeti, kështu simbol i shpifjes ndaj kundërshtarit, metodë bllofiste për babaxhanët, një kurth për të eliminuar gjithë kuadrot me kontribute të shquara në partinë socialiste; një formë e rafinuar për të vonuar proceset e integrimit, një mënyrë mbijetese e gjithë të paaftëve, duke ia hedhur hyneret e veta kundërshtarit politik.
Por bojën “Politikës së re” të Edvin Ramës po ia nxjerr përgatitja enveriste e Kongresit të 29 gushtit. Ky Kongres po zbulon sheshit se sa i sinqertë ka qenë Rama, kur deklaronte se nuk qenkësh politikan. Se dashkësh të bënte të tillë vetëm njerëzit e thjeshtë. Se, gjoja, standartet i çmuakësh më shumë se vetë fitoren e zgjedhjeve. Kurse tani i quan “personale” gjithë vlerësimet serioze të ndërkombëtarëve, që monitoruan me seriozitet zgjedhjet. Ambicia e Ramës (me nofulla të shtrënguara!) për të mbetur me çdo kusht kryetar i partisë, i bëri “gropën” partisë; futja e jallan - kandidatëve për të siguruar mbështetjen e shumicës së kongresmenëve, është një nga marifetet e vjetra të “politikës së re” të këtij despoti mashtrues. Fushata e tij në rrethe e komuna, kërcënimet ndaj “armiqve” të partisë dhe sabotatorëve të Kongresit, po zbulojnë tërë falsitetin e idealeve prej nastradini të këtij sharlatani të stazhionuar. Asnjëherë Rama nuk kishte dalë kaq hapur për të mbajtur me çdo kusht postin e kryetarit. Ai është shtirur si një fakir, a si një eremit, që vuante nga mungesa e çdo ambicieje për pushtet. U shtir sikur kish ëndërruar të mbetej një misionar, që vetëm përgatiste mjelëset e urta të lopëve dhe karrocierët e nderuar si politikanë të lartë, sikur luftonte, gjoja, të lartësonte vetëdijen politike të shtresave që përfaqësonte. Kurse mënyra e përgatitjes së Kongresit dhe deklarimet e tij të kohëve të fundit po zbulojnë çdo ditë, edhe para më naivëve të majtë, gjithë dhelpërinë e neveritshme të një enveristi dinak e shpirtzí, i cili për kolltuk var në “litar” edhe të atin. “Politika e re” paska qënë, pra, thjesht një sajesë e trashë, një gënjeshtër e ëmbël, një shpikje “moderne” e mediokritetit të një drejtuesi pa vizion, i cili paskësh ditur kështu të mbijetonte deri sa krijoi shtresa të korruptuarish, me të cilët shpreson të qëndrojë udhëheqës i pazëvendësueshëm edhe i tranzicionit, që është gati ta zgjatë pa fund për të qëndruar përjetë në krye të partisë, edhe duke lëpirë ç’ka pështytur në tërë këto vite !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi