Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një ftesë nga Ajeti dhe Tribuna Shqiptare

Shko poshtë

Një ftesë nga Ajeti dhe Tribuna Shqiptare Empty Një ftesë nga Ajeti dhe Tribuna Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 11:45 pm

Një ftesë nga Ajeti dhe Tribuna Shqiptare





Të nderuar miq!

Të nderuar autorë të TSh!



Uroj të keni kaluar një verë të këndëshme. Unë e kalova këtë verë kryesisht në Montreal dhe mund të them se vetëm verë nuk mund të quhet. Ndërkohë një javë e kalova në Amerikë ndërsa një javë në Kuba...(në diell...)



Desha të ndaj me ju nja dy njoftime dhe do të desha t’ju bëja një ftesë.



Së pari besoj se e keni vizituar seksionin “Autorë” që kam krijuar tek Tribuna Shqiptare. Kjo për tu bërë të mundur lexuesve të gjenë shkrimet e gjithë secilit nga autorët që “firmosin” shkrime tek TSH. Hidhini jnë sy, gjeni vetveten dhe më bëni ndonjë vrejtje.

http://tribunashqiptare.com/autoret/



Së dyti kam krijuar një faqe për aktivitetin e inicuar nga miku im Kadri Sherifi “Java kundër gjakmarrjes” që do të zhvillohet nga 1-7 shtator 2009.

http://tribunashqiptare.com/kanuni/



Këtu dua të kaloj tek ftesa. Ju ftoj personalisht (sepse nga 1 deri më 7 shtator nuk do të botojmë në tema të tjera veç kësaj...) të na shkruani për këtë çështje. Ftoni dhe miqtë tuaj. Ne nuk pretendojmë të ndryshojmë gjendjen nga 1 deri më 7 shtator por ne shpresojmë të rrisim ndjeshmërinë (sensibilizimi...) e shqiptarëve. Pra na shkruani dhe na i dërgoni materialet tek adresa albemigrant@gmail.com dhe jeni të lutur të shkruani eksluzivisht për tribunashqiptare.com që do të thotë që shkrimin mund ta dërgoni në media të tjera pasi ta keni publikuar tek Tribuna Shqiptare.

Nëse keni media private (faqe personale, blog, bëni një lidhje për tek aktivitetit. Na njoftoni që edhe ne të bëjmë lidhjen reciproke. Nëse dëshironi të bëni ndonjë intervistë në emër të TSh do të jetë mirë të na konsultoni më parë që edhe ne të japin ndonjë ide për ndonjë pyetje interesante.



Së fundi nëse njihni anëtarë të Parlamenteve shqiptare (Tiranë apo Prishtinë) jeni të lutur ti ftoni të marrin pjesë në aktivitet duke shkruar, duke firmosur peticionin etj etj.

Jepni kontribuntin tuaj miq të mi. Unë nuk porosis shkrime por në këtë rast duhet bërë një gjë e tillë. Konsiderojeni këtë një ndihmë të intelektualëve shqiptarë për të ndihmuar zgjidhjen e një prej plagëve më të mëdha të kombit tonë

Ju përshëndes,

Sinqerisht,

AjetMontreal, 26 gusht 2009

--
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET

http://tribunashqiptare.com/kanuni/
http://tribunashqiptare.com/autoret/
https://www.facebook.com/group.php?gid=6918065431
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi