Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim

2 posters

Shko poshtë

Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim Empty Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 1:56 pm

Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërimPrifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim 12960
Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim
Prifti protestant Ben Ries nga Belingami po e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit.
E enjte,27 Gusht

Kjo është një angazhim jo edhe aq i lehtë, sepse gjatë Ramazanit duhet larguar nga pirja dhe ngrënia gjatë ditës për një muaj rresht.

Është gjithashtu e pazakontë sepse Ries është prift i kishës protestante në Sterling Drive.

Ries i përmbahet fesë së tij, por thotë se agjërimi, lutjet dhe meditimi gjatë Ramazanit mund ta ndihmojnë atë të bëhet i krishterë më i mirë, e po ashtu prift, burrë, dhe anëtarë më i mirë i botës së llojllojshme që shpesh po ndahet në vija fetare.

Ries tani 30 vjeçar është bërë prift i kishës së Belingamit para dy viteve. Në të kaluarën ai ka agjëruar nganjëherë nga një ditë por asgjë serioze si tani një muaj të plotë.

Ramazani është muaji në të cilin muslimanët besojnë se ka zbritur Kur'ani, dhe që i është shpallur profetit Muhamed.

Ries ka filluar me leximin e Kur'anit dhe po mban një ditar në lidhje me përvojat dhe mendimet e tij. Ai zgjohet në mëngjes herët në ora 4 në agim për tu lutur dhe ndoshta edhe për të ngrënë.

"Nuk jam person që ha mëngjes, andaj ka qenë pak vështirë për mua." tha ai.

Uria gjatë ditës nuk është edhe aq e keqe sa është etja, tha ai, por për dallim nga njerëzit që jetojnë në uri, ai e din se ka për të ngrënë kur të perëndon dielli.

"Agjërimi i Ramazanit
e rrit ndërgjegjësimin për tërë urinë që ekziston në botë," tha Ries.


http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=14436
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim Empty Re: Prifti iu bashkohet muslimanëvë në agjërim

Mesazh nga myvela dervishaj Sat May 15, 2010 5:42 am

MENDOJ SE KETI PRIFTI I KA HYRE PAK NE ZEMER FEJA ISLAME,

myvela dervishaj

Numri i postimeve : 58
Registration date : 17/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi