Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kongresi, farsë e turpshme e Ramës

Shko poshtë

Kongresi, farsë e turpshme e Ramës Empty Kongresi, farsë e turpshme e Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 6:09 pm

Kongresi, farsë e turpshme e Ramës

Për të parën herë pas 18 vitesh PS kthehet tek censura dhe zhduk votën e fshehtë


Kongresi, farsë e turpshme e Ramës Tira

Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste ka shpërthyer dje në përplasje e akuza të ashpra mes grupeve rivale lidhur me zbatimin e statutit të Partisë Socialiste. Fjalimi i Ramës, i rënduar me demagogji e mashtrime, ka provokuar reagime të ashpra të mbi 330 delegatëve, të cilët kanë protestuar duke u çuar në këmbë e duke kërkuar largimin e Ramës. Reagimi i parë kundër Ramës erdhi nga Kastriot Islami, i cili tha se përgjegjësi i vetëm për qëndrimin e PS-së edhe katër vite të tjera në opozitë është ish-kryetari Edi Rama. "Pas 18 vitesh demokraci ti je diktatori i parë në partinë tonë", mësohet t'i jetë drejtuar Islami ish-kryetarit të PS-së, duke iu referuar vendimeve të marra me dhunën e kartonit. Më tej në reagimin e tij, Islami e cilësoi Ramën si një politikan dështak dhe të paaftë. Pas Islamit ka reaguar një numër i konsiderueshëm delegatësh, të cilët i kërkuan Ramës të tërhiqet nga kandidimi për t`i kursyer PS-së humbje të tjera elektorale. "Je ti zoti Rama që humbe jo PS. Ti je përgjegjësi i vetëm që na le dhe katër vjet të tjera në opozitë", mësohet të jenë shprehur delegatët. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Rama nuk ka reaguar ndaj deklaratave të tilla dhe është larguar për disa momente nga salla për t`u rikthyer sërish më vonë.
Kongresi i djeshëm i Partisë Socialiste rikonfirmoi rënien finale të kësaj partie nën kontrollin e mafies së ndërtimit të Bashkisë së Tiranës. Mbledhja e Kongresit të Jashtëzakonshëm socialist, i mbajtur dy muaj pas humbjes së zgjedhjeve, i ngjante më shumë një salle kinemaje ku delegatët ndiqnin filmin propagandistik të realizmit socialist me regji të dyshes Rama-Ruçi, se sa mbledhjes së një forumi vendimmarrës të një partie politike që ka humbur zgjedhjet parlamentare. Mbështetësit e Ramës, shumica e të cilëve të lidhur me interesa të ngushta me industrinë e ndërtimit, kanë triumfuar kundrejt grupit që kërkonte respektimin e statutit të Partisë Socialiste, e cila përjashton mundësinë e rikandidimit të Ramës. Por ky kongres ka manifestuar nota alarmuese të mungesës së demokracisë së brendshme dhe dozave të censurës në Partinë Socialiste. Nën dirigjimin e përfaqësuesit të "politikës së re" në selinë rozë, Gramoz Ruçi, mbështetësit e Ramës nuk kanë pranuar të fusin në votim të fshehtë platformën e paraqitur nga një grup drejtuesish socialistë dhe të mbështetur nga më shumë se 300 delegatë. Burime të brendshme nga Kongresi bënë të ditur se, Rama dhe Ruçi kanë refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën për votim të fshehtë të platformës "Blushi", duke iu trembur në këtë mënyrë mundësisë së ndryshimeve në statut, që do t`i hiqte përfundimisht Ramës mundësinë e rikandidimit. Një frymë diktatoriale, të cilën disa kritikë brenda Partisë Socialiste do ta quanin në mënyrë të moderuar si "puniste", shoqëroi gjatë gjithë kohës punimet e kongresit, ndërkohë që data dhe viti ishin ndryshimet e vetme me pleniumet e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku gjendeshin grupe armiqësore e shpalleshin fitoret e lavdishme të udhëheqësit legjendar të partisë. Pas shfaqjes së filmit me regji të dyshes Rama-Ruçi, i cili në fakt nuk prezantonte asnjë argument për të pretenduarin "krim elektoral", përveç deklaratave të mëparshme të Ramës për parregullsi në zgjedhje, punimet e kongresit, i cili zgjati më shumë se 7 orë, u zhvilluan në një terr të plotë mediatik. Madje, mercenarët e Ramës janë konfliktuar fizikisht edhe me përfaqësues të medias, të cilët përpiqeshin të "vidhnin", ndonjë lajm prapa dyerve hermetike të kongresit. Në përpjekje për të shmangur reagimet negative që ngjalli vendimi i kryesisë për censurën totale ndaj kongresit, Partia Socialiste kishte deklaruar tre ditë më parë se një pjesë e kongresit do të jetë e hapur për median, gjë që nuk rezultoi aspak e tillë. Gazetarët, përveçse një televizioni privat që përcolli sinjalin për televizionet e tjera, nuk janë lejuar në mjediset e sallës ku po zhvillohej mbledhja e kongresit. Ata janë informuar për atë që po ndodhte në ambientet e brendshme nga delegatët që dilnin jashtë për të pirë ndonjë cigare, në hollin e Pallatit të Kongreseve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi