Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave

Shko poshtë

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Empty KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:36 pm

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve len të hapur mundësinë e rishqyrtimit të vendimit për (mos) vendosjen e kamerave.


KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave ZGJEDHJETNE
Na ndajnë edhe dy muaj e gjysmë nga zgjedhjet lokale në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se me kohë do të bëjë të gjitha përgatitjet procedurale dhe teknike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beson se do të arrijë me kohë të bëjë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi, ka thënë se vendimi paraprak është marrë në bazë të ligjit, dhe, duke mos dashur të paragjykojë, len të hapur mundësinë për rishqyrtimin e vendimit rreth vendosjes së kamerave nga ana e KQZ-së.
Na ndajnë edhe dy muaj e gjysmë nga zgjedhjet lokale në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se me kohë do të bëjë të gjitha përgatitjet procedurale dhe teknike. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi, tha KQZ-ja do të veprojë në përputhshmëri me procedurat ligjore dhe shpreson që do të ketë një mbarëvajtje të zgjedhjeve.
“KQZ-ja përgatit dhe organizon zgjedhjet në kushte të caktuara. Të gjitha planet dhe projektet që bëhen, bazohen në ligj, ato janë të detyrueshme. KQZ-ja është organ i pavarur dhe vepron në këtë drejtim. KQZ-ja do t’i bëjë punët ashtu siç e parasheh ligji dhe unë besoj se zgjedhjet do të organizohen dhe do të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme“, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi.
Diskutimet e fundit rreth vendosjes së kamerave në vendvotime dhe në qendrën e numrit të votave mund të rrezikojnë kredibilitetin e zgjedhjeve. Në mbledhjen e fundit kryetarja e KQZ-ës, Nesrin Lushta, ka thënë se kamerat nuk mund të vendosen për shkak të kohës së shkurtër, por edhe të kostos së lartë.
Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës, cila në mbledhjen e fundit të KQZ-së kishte votuar kundër vendosjes së kamerave, tashmë ka deklaruar se është për vendosjen e tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së nuk komenton këto zhvillime, duke e lënë të hapur mundësinë e rishqyrtimit të vendimit të KQZ-së për vendosjen e kamerave. Megjithatë Ajvazi thotë se ky vendim është marrë në bazë të ligjit.
“Vendimi paraprak është marrë në bazë të ligjit. Nuk mund të paragjykoj asnjë gjë në ditët që vijnë. Prapë po them që të gjitha vendimet merren nga KQZ-ja. Kryetarja deklaron në bazë të asaj që është bërë tashmë, që ka pasur një vendim të KQZ-ës“, ka thënë Ajvazi.
Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhje e sotme të diskutojë edhe rreth kësaj çështje dhe për çështje që lidhen me procedurat e realizimit të planeve organizative të zgjedhjeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Empty KQZ u kthehet kamerave?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 10:09 pm

KQZ u kthehet kamerave?
Kryesuesja e KQZ’së, Nesrin Lushta është shprehur të hënën se është në pritje të një kërkese zyrtare nga ana e ndonjërës prej partive politike për ta futur çështjen e kamerave përsëri në rend të ditës.


KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Kqz-490x320

Nga Express

Deklarimi publik i Partisë Demokratike të Kosovës ‘pro’ vendosjes së kamerave në vendvotime dhe vendnumërime të votave mund ta kthejë debatin përsëri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryesuesja e KQZ’së, Nesrin Lushta është shprehur të hënën se është në pritje të një kërkese zyrtare nga ana e ndonjërës prej partive politike për ta futur çështjen e shtrydhur në debat politik javëve të fundit përsëri në rend të ditës, edhe pse për një gjë të tillë tashmë komisioni ka thënë fjalën e vet.

“Dy herë kemi pas kërkesa dhe të dy herët kemi vendosur në afat shumë të shkurtër rreth kamerave. Është e vërtet që ka pasur prononcim në media pro kamerave nga ana e PDK-së mirëpo KQZ lidhur me ketë nuk ka marrë asnjë kërkesë nga PDK dhe asnjë propozim andaj ne për këtë nuk do të mund të bëjmë asgjë pa ardhur asnjë kërkesë. Por edhe nëse vjen është KQZ ajo që vendosë e assesi kryetarja e KQZ-së”, ka thënë Nesrin Lushta.
Por për ta bërë këtë, për Lushtën nuk mjafton deklarimi publik i partive. Ajo ka thënë se ato duhet të drejtojnë kërkesë me shkrim në KQZ.

Ajo ka përjashtuar mundësinë që të vie deri te ndonjë situatë që vendosja e kamerave të ndikojë në shtyrjen e datës së zgjedhjeve. “Ne jemi duke bërë përgatitje për zgjedhje dhe nuk mundemi ta ndërrojmë afatin e zgjedhjeve. Larg asaj. Nëse PDK bënë kërkesë, përfundimisht për këtë vendos KQZ”, thotë Nesrin Lushta. Herën e fundit, KQZ vendosi kundër kërkesës së AKR’së për vendosjen e kamerave me votat e dy përfaqësuesve të PDK’së, Nesrin Lushtës dhe dy përfaqësuesve tjerë të partive pakicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Empty Edhe PD bën kërkesë për kamera

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 12:36 am

Edhe PD bën kërkesë për kamera


Nga Express

Partia e Drejtësisë (PD) dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkesë për rishqyrtimin e vendimit për vendosjen e kamerave në vendvotime dhe vendnumërime.

“Duke pasur parasysh argumentet e parashtruara nga KQZ, ju informoj se Partia e Drejtësisë vazhdon të mbajë qëndrimin se vëzhgimi i zgjedhjeve me anë të sistemit të kamerave, paraqet parakusht të domosdoshëm për zgjedhje të suksesshme dhe transparente, në pajtim me standardet bashkëkohore demokratike”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga kryetari i PD-së, ferid Agani, drejtuar kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta.

Për të mbështetur kërkesën, Partia e Drejtësisë thotë se ka veçanërisht parasysh: “parregullsitë e mëdha, mashtrimet, frikësimin e votuesve, keqpërdorimet dhe manipulimet në vota, shkatërrimin e fletëvotimeve si dhe falsifikimin e rezultateve të votimit” gjatë procesit zgjedhor të vitit 2007, që u konstatuan në Raportin përfundimtar të Misionit të Këshillit të Evropës për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (CEEOM V), të 28 marsit 2008; dhe Raportin e Sektorit të OSBE-së për monitorimin e sistemit ligjor të muajit maj 2009, në të cilin konstatohet: “dështimi i prokurorëve në hetimin dhe ndjekjen e shpejtë dhe efektive të rasteve të pretenduara të mashtrimeve gjatë zgjedhjeve 2007”.

Por KQZ ka bërë të ditur se nuk do të rishqyrtojë asnjë kërkesë tjetër të partive politike për vendosjen e kamerave. “Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka marrë vendim që mos të aprovohet kërkesa e AKR-së për vendosjen e kamerave në vendvotime, e as kërkesa e LDD për vendosjen e kamerave në vendvotimet në disa komuna të Kosovës... Prandaj Vendimet për vendosjen e kamerave nuk do të rishqyrtohen sepse, janë përfundimtare”, thuhet në një komunikatë shtypi të KQZ-së, të shpërndarë sot medieve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Empty KQZ mbyll temën e kamerave

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 12:38 am

KQZ mbyll temën e kamerave



KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Astrit_ibrahimi_05-490x320


Nga Express

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përfundimisht i ka thënë “jo” vendosjes së kamerave nëpër vendvotime në zgjedhjet e 15 nëntorit, megjithëse në favor të kësaj kërkese, së fundi ishte shprehur deklarativisht edhe partia më e madhe - PDK.

“Vendimet për vendosjen e kamerave nuk do të rishqyrtohen sepse, janë përfundimtare”, thuhet në një komunikatë shtypi të KQZ-së, të shpërndarë sot medieve.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka marrë vendim që mos të aprovohet kërkesa e AKR-së për vendosjen e kamerave në vendvotime, e as kërkesa e LDD për vendosjen e kamerave në vendvotimet në disa komuna të Kosovës.

Konform nenit 63.3 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale, vendimi i KQZ-së nuk i nënshtrohet ankesës, përveç nëse nuk parashihet qartë me këtë ligj, thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave Empty Re: KQZ-ja pa qendrim të prerë rreth kamerave

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi