Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Investojmë në të ardhmen e Kosovës

Shko poshtë

Thaçi: Investojmë në të ardhmen e Kosovës Empty Thaçi: Investojmë në të ardhmen e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:05 pm

Thaçi: Investojmë në të ardhmen e Kosovës

bota sot
Kryeministri Thaçi: Me kursimet që janë bërë, Qeveria ka vendosur që për gjithë nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën t’u shpërndahen tekste falas.


Thaçi: Investojmë në të ardhmen e Kosovës TRIMI

Udhëheqësit e Kosovës premtojnë më shumë investime në arsim.

Kryeministri Thaçi në një bisedë me personelin arsimor të shkolles 'Faik konica' u ka premtuar atyre përkujdesjen dhe përkushtimin e tij dhe të Qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetës për mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit në vend.Ndjehem shumë mirë që sot jam në mesin e nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës Faik Konica”, theksoi z. Thaçi duke shtuar se procesi mësimor ka filluar mbarë me hapësira të reja mësimi. Gjatë këtij vit një herë janë rritur pagat e arsimtarëve. “E rikonfirmoj se Qeveria që udhëheq unë do të bëjë edhe një rritje të pagave gjatë mandatit qeverisës për të gjithë punëtorët e arsimit”, pohoi kryeministri Thaçi.
Më tutje kryeministri Thaçi ka potencuar se me kursimet që janë bërë Qeveria ka vendosur që për gjithë nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën tu shpërndahen tekste falas.Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, duke uruar të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2009-2010, tha se MASHT do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm gjatë këtij viti shkollorë, nxënësit dhe arsimtarët përmes rritjes së hapësirës shkollore, modernizimit, përmes pajisjes me teknologji informative, ngritjes së cilësisë, rishikimit të planprogrameve, zhvillimit profesdional të mësimdhënësve dhe vlerësimi i performancës së tyre.“Tekstet falas synojmë të shndërrojmë shkollën memorizuese të shekullit 20 në një shkollë cilësore dhe edukative të shekullit 21. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e një sistemi të ri arsimor në Republikën e Kosovës”, theksoi ministri Enver Hoxhaj.
Vizita në Miloshevë
Në një fjalë rasti, kryeministri Thaçi uroi arsimtarët dhe 700 nxënës e kësaj shkolle për një vit të mbarë dhe të suksesshëm
Fjala e plotë e kryeministrit Thaçi para arsimtarëve, nxënësve dhe qytetarëve të Miloshevës së Kastriotit: Ndihem tepër i privilegjuar që sot marr pjesë në përurimin e kësaj shkolle shumë të bukur, të kësaj shkolle që është pritur me vite derisa të fillojë, por edhe të përfundojë.Sot është një ditë e madhe, është festë për të gjithë, është dita e fillimit të vitit të ri shkollor, që çdo familje e pret me padurim, sepse i dërgon fëmijët në shkollë dhe para së gjithash, sivjet, e veçanta është se, i dërgon çdo familje fëmijët e vet në shkolla të reja, në ambiente shumë moderne, në ambientet e Kosovës së re, Kosovës moderne, Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
Dallimi mes Kosovës së kaluar, e vetëm para dy viteve dhe Kosovës së sotme, mund ta shohim sot, këtu në fshatin tuaj. Kjo është Kosova e re. E gëzofshi!Por, jo vetëm fshati juaj, por edhe shkolla të tilla të bukura, me hapësira të mjaftueshme, shumë moderne, sot, mësimin në tërë Kosovën e fillojnë në 25 shkolla të tilla anekënd Kosovës dhe në 40 të tjera gjithashtu.Që nga dita e parë e themelimit të Qeverisë, prej prioriteteve kryesore, të qeverisë që udhëheq unë, ka qenë investimi në arsim, investimi në edukim. Prandaj, kemi filluar në ndërtimin e shkollave të reja, me modernizimin e tyre, zgjerimin e hapësirave dhe sot, ndihemi mirë që po i bëjmë këto ndryshime dhe po i përjetoni vet ju si mësimdhënës, por edhe si nxënës. Në anën tjetër, ndihem tepër mirë që edhe prindërit janë krenarë me shkollat dhe hapësirat.Ne do të vazhdojmë me investime të tjera në arsim. Ka përfunduar pilot projekti i kompjuterizimit të shkollave dhe së shpejti do të fillojë projekti madhor, projekti i kompjuterizimit-informatizimit të çdo shkolle anekënd Kosovës, më se të 1200 shkollave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Qeveria që udhëheq unë, ka vendosur që nga ky vit për të gjithë nxënësit kosovarë nga klasa e parë deri në të nëntën, të shpërndajë librat falas.Ju e dini që gjatë këtij mandati ka ndodhur edhe ngritja e pagave në bazë të gradimit, por, sot, jam këtu për t’ju konfirmuar edhe njëherë juve mësimdhënës të këtij fshati dhe gjithë Kosovës, se gjatë këtij mandati qeverisës, do të ndodhë edhe një rritje meritore e pagave për ju të nderuar mësimdhënës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi