Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë

Shko poshtë

Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë Empty Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:13 pm

Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë

Askund nuk parashikohet që EULEX-i të konsiderohet si ekzekutiv i veçantë, pa qeverinë e Kosovës.


Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë KRASNIQI
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi.

Problemi kryesor në rastin e protokollit të paralajmëruar EULEX-Serbi qëndron tek çështja e komplikimit të kompetencave. Kështu vlerëson kryeparlamentari Jakup Krasniqi. “Ne jemi të vetëdijshëm se kompetencat dhe përgjegjësitë e EULEX-it nuk duhet të jenë të ndara nga kompetencat dhe përgjegjësitë që i ka ekzekutivi i Kosovës. Me një fjalë, ata duhet të jenë si një trup me detyra të veçanta. Jemi të vetëdijshëm që EULEX-i ka përgjegjësi në sistemin e drejtësisë, në ndërtimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë, në përgatitjet e sistemit të drejtësisë, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e natyrisht kundër trafiqeve dhe kontrabandës që ndodh në kufijtë e Kosovës. Kjo kontrabandë dhe krimi i organizuar kryesisht eksportohet nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës dhe konsiderojmë që në këtë drejtim EULEX-i ka përgjegjësi dhe ka obligime që të ndihmojë institucionet e Kosovës për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit. Nëse protokolli që pretendon të nënshkruajë EULEX-i me Serbinë ka të bëj me vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, për të ruajtur tërësinë territoriale të Kosovës, për të vendosur rend dhe rregull në dogana dhe për të krijuar raporte të reja ndërmjet qytetarëve të Kosovës, atëherë protokolli do të ishte krejt në rregull. Megjithatë, nëse protokolli si i tillë nuk është në bashkëpunim të plotë me institucionet e Kosovës, sidomos me ekzekutivin, nëse ky protokoll nuk ka për qëllim që të ndërpresë kontrabandën dhe trafiqet e ndaluara që vijnë nga Serbia në Kosovë, nëse ky protokoll nuk e ka për qëllim nxjerrjen para ligjit të të gjithë atyre që në atë pjesë kanë bërë krime, atëherë EULEX-i duhet të mendojë se asnjë memorandum nuk mund të bëhet për hapësirën e Kosovës, pa një bashkëpunim dhe konsultim të gjithanshëm me institucionet e Kosovës”, thekson Krasniqi. Ai thotë se Kuvendi e ka miratuar Kushtetutën, ka miratuar ligjet, përfshirë ato për fushat që lidhen me përgjegjësitë e EULEX-it, dhe, nëse gjithçka është në kuadër të Kushtetutës, të ligjeve të miratuara, atëherë për Kuvendin nuk do të duhej të konsiderohej diçka e papranueshme. “Mendoj se Kuvendi mund të marr në shqyrtim çështjen e protokollit, por realisht Kuvendi e ka bërë punën e vetë. Mirëpo, gjithçka që del jashtë kompetencave që parasheh Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, atëherë edhe për Kuvendin, edhe për institucionet tjera, por edhe për qytetarët do të jetë e papranueshme”, thekson Krasniqi. Nderkaq, duke folur për raporte me EULEX-in, z. Krasniqi thotë se ekzistojnë marrëdhënie të mira me misionin e BE-së edhe pse kishte një reagim qeveritar rreth protokollit. “Ne si Kuvend kemi kontakte të kohëpaskohshme më shumë me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe më pak me EULEX-in, për faktin se EULEX-i ka kompetenca që janë në sferën e qeverisë. Mendoj se bashkëpunimi i qeverisë me EULEX-in në përgjithësi ka qenë i mirë gjatë gjithë kësaj kohe edhe pse në kohën e fundit ka dalë çështja e protokollit me Serbinë, si një çështje paksa jo mirë e menaxhuar nga ana e EULEX-it. Ndoshta kjo është vërejtja kryesore e imja si kryetar i Kuvendit të Kosovës”, vlerëson Krasniqi për mediat e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi