Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqata e Miqësisë Suedi - Kosovë: Njoftim

Shko poshtë

Shoqata e Miqësisë  Suedi - Kosovë: Njoftim Empty Shoqata e Miqësisë Suedi - Kosovë: Njoftim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 1:06 am

Shoqata e Miqësisë Suedi - Kosovë: Njoftim
NJOFTIM
Përsëri, me nismën e Krytarit të Shoqatës së Miqësisë Suedi -Kosovë, dhe Nënkryetarit të L SH B-së për shtetet skandinave,z.Anders Wessman miku i madh i shqiptarëve, L SH B - Skandinavi dhe Shoqata e Miqësisë Suedi Kosovë, nesër, më 6 janar, duke filluar prej orës 12 në mesditë deri në ora 12 të datës 7 janar’07, për të dhjetin vit me radhë, në shenjë protestuese ndaj pushtetarëve qeveritarë të Sërbisë, fillon:
GREVA E URISE
Sipas kalendarit ortodoks,Kisha Ortodokse Serbe do te festojë Krishtlindjet, më 07 janar 2009 por, Kisha Ortodokse Serbe mendon te festoje e harron se Serbia ende:
1. Nuk ka kerkuar falje per Gjenocidin e kryer ne Kosove
2. Ende nuk ka kthyer te kindapuarit dhe robërit e luftes
3. Ende vazhdon të ndërmarrë masa represive ndaj popullates Shqiptare ne Kosoven Lindore.
Andaj, derisa Kisha Ortodokse Serbe feston dhe nuk ndikon ne kreret e shtetit Serb, qe te shlyej obligimet morale ndaj popullit shqiptar, e sidomos ndaj familjeve qe tani me u mbushen 10 vite nga kindapimi dhe marrjen e Robereve te luftes, ende familjet e te pagjeturve vuajn dhe presin me shpresë e ankth te dashurit e tyre, ne shqiptaret ne Suedi me do ngujosemi ne Greve Urie 24 oreshe ne shenj proteste kunder qendrimit te Shtetit Serb dhe qëndrimit të papërgjegjshëm të Kishës Ortodose Serbe.
Te gjithë ata qe ndjejnë dhimbje për Kosovën, le të marrin pjesë e të protestojnë:
1. Në shenjë mbështetje për shqiptarët e vrarë e të rrëmbyer gjatë luftë 1998/99 dhe që edhe më tej s’ka asnjë gjurmë për rreth 2000-3000 persona: vëllezer e motra, perindër e fëmijë, të cilët në këtë kremte festive të Krishtlindjes, s’dijnë se ku i kanë varrezat të afërmit e tyre, që t’u bëjnë homazhe e t’u ndezin qirinj dhe,
2. Në mbështetje të të burgosurve politik, ish pjesëtarëve të U Ç K-së, të rrëmbyer me dhunë në Kosovën Lindore.
Këshilli grevist do t’i dergojë telegram protestues Presidentit serb, Dushan Tadiq, i cili qe nga viti 2004, nuk ka aprovuar asnjë dekret presidencial per zbulimin dhe kthimin e të vrarëve tek të afërmit e tyre në Kosovë. Poashtu, kohë pas kohe përmes masmedive dhe shtypit suedez, do ketë raporte rreth ecurise se GREVES SE URISE.
Te gjithë vëllezerve tanë ortodoks shqiptarë u urojme Krishtlindjet!
Në fund, pershendesim te gjithë motrat e vellezerit, bijt e bijat qe marrin
pjesë në GREVEN 24-orëshe.
Suedi, 6 janar ‘08 Me respekt, Këshilli grevist:
Anders Wessman, Uddevalla-Suedi
Shqiptar Oseku-Stokholm
Mr. Hajdin Abazi, Malmö-Suedi
Ibrahim Egriu,Malmö-Suedi
Sali Konjusha,Falun-Suedi
Arbër Ibrahimi-Suedi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi