Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koha që Kosova të ec me këmbët e veta

Shko poshtë

Koha që Kosova të ec me këmbët e veta Empty Koha që Kosova të ec me këmbët e veta

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 7:35 pm

Koha që Kosova të ec me këmbët e veta

Blendi Gashi
Ahtisari si një hero


Koha që Kosova të ec me këmbët e veta +atisari
E vërtetë
“Qëndron mendimi i presidentit Ahtisari se institucionet e Kosovës janë të zonja që vetë ta qeverisin Kosovën”, thotë Beqiri.
Qeverisin të pavarur?!
“Mendoj se jemi duke qeverisur vetëm, bashkësia ndërkombëtare është në procesin këshillëdhënës dhe mbikëqyrës”, thotë Kuçi

Kosova përfundimisht duhet ta rikthejë sovranitetin plotë dhe t’i jap fund pozicionit të aktual të statusit të mbikëqyrur ndërkombëtar. Ky mesazh nuk është më vetëm i Lëvizjes “Vetëvendosje”, por edhe i partive dhe së fundi ai është rimarrë pas një deklarimi gati profetik të nunit të pavarësisë aktuale të Kosovës, presidentit Marti Ahtisari.
Ndërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari në një intervistë dhënë gazetës vjeneze Die Presse është shprehur se Kosova do t’ia dal në rrugën e vet edhe pa tutorizmin e bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar kështu që t’i jepet fund misioneve të huaja në Kosovë, në këtë rast EULEX-it dhe ICO-së.
Deklarata e tij është bërë në momentin kulminant të përplasjes së institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, për një protokoll me Serbinë, që ky pretendon ta bëjë të plotfuqishëm, ndërkohë që të martën ky u përkrah edhe nga Komisioni për Siguri i BE-së.
Disa parti politike në vend mendojnë se Kosova është e aftë dhe ka potencial që të qeverisë pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por institucionet ende nuk guxojnë ta thonë këtë me gojën plotë.
Zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi mendon se deklarata e Ahtisarit është që të mos fuqizohet shumë ndikimi ndërkombëtar dhe të jepet mundësia që Kosova të jetojë vet, por natyrisht çelësi i Kosovës është në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. “Mendoj se jemi duke qeverisur vetëm, bashkësia ndërkombëtare është në procesin këshillëdhënës dhe mbikëqyrës dhe natyrisht Kosova çdo ditë e më shumë është e gatshme dhe është e pjekur që të bëj një qeverisje të tillë”, thotë Kuçi.
Zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri thotë se e vlerëson deklaratën e presidentit Ahtisari dhe mbi të gjitha figurën e tij, duke e vlerësuar si një njohës shumë të mirë të proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova dhe mendimin e tij e quan me peshë. Edhe pse thotë se institucionet e Kosovës kanë nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, mbështetje të cilën e kanë kërkuar vetë. Sipas tij mbështetja nënkupton më tepër një ndihmë në kuptimin e këshilldhënies, por jo në kuptim të vendosjes. “Qëndron mendimi i presidentit Ahtisari se institucionet e Kosovës janë të zonja që vetë ta qeverisin Kosovën”, thotë Beqiri. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së enjte të gazetës "Bota sot")
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi