Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbrohet UÇK-ja

Shko poshtë

Mbrohet UÇK-ja Empty Mbrohet UÇK-ja

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:24 pm

Mbrohet UÇK-ja

Shoqatat e UÇK-së reagojnë për mbrojtjen e shprehur të BDI-së kundër kriminelëve të luftës.


Mbrohet UÇK-ja REAGIM
Shoqatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Rafiz Haliti se partia e tyre është e gatshëm ta ndihmojë të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve, ish-oficerin e policisë maqedonase Johan Tarçullovskin


Shoqatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Rafiz Haliti se partia e tyre është e gatshëm ta ndihmojë të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve, ish-oficerin e policisë maqedonase Johan Tarçullovskin, nëse kjo është në interes të shtetit.Reagimi i ashpër i veteranëve të UÇK-së bëhet edhe më tepëruar lidhur me deklaratën e mëtejshme të Rafiz Halitit, njeriut të dytë të Ali Ahmetit kur shton se “grupi parlamentar i BDI-së nuk ka asgjë kundër asaj që ta vizitojë Tarçullovskin në Hagë si shenjë e pajtimit dhe të diskutojnë me Prokurorinë e Hagës”. Organizata e Veteranëve të UÇK-së vlerëson se deklarata e tillë e Halitit është e turpshme dhe për këtë duhet të jepet përgjegjësi. “Kjo është një deklaratë e turpshme dhe një akt i papresedan, ku organi ndërkombtarë ka ngritur procedurë gjyqësore kundër këtij personi që ka vrarë civil shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në fshatin Luboten. Por për çudi dalin përfaqësuesit e partive shqiptare si BDI-ja dhe japin deklarata të turpshme. Për ne ushtarët e UÇK-së, Boshkovski dhe Tarçullovski do të mbesin si gjakpirësit më të mëdhenj të historisë së re ndaj shqiptarëve”, ka theksuar kryetari i OVL-së së uÇK-së, Besim Hoda. Shoqata e Veteranëve të Luftës “Kalaja” gjithashtu ka dënuar ashpër një deklarim të tillë, duke thënë se populli shqiptar në Maqedoni duhet të vetëdijësohet dhe të analizojë se çfarë thonë prijësit aktual në pushtet. “Si si vjen turp Halitit, të jap deklarata të tilla. Ai me këtë po shfaq dilema duke shtruar pyetjen se kë përfaqësoi ky në 2001. Po shkilet dinjiteti i luftës, dëshmorëve dhe gjithë atyre që luftuan për ideal kombëtar. Ky Mësuesi i famshëm me këtë nofkë duhet të jap përgjegjësi edhe para banorëve dhe familjarëve të nëntë personave të vrarë në Luboten. Gjaku u dëshmorëve dhe martirëve nuk do t`i rehat individët e tillë, që sot deklarohen në këtë mënyrë”, theksojnë nga OVL “Kalaja”.Kjo organizatë kërkon që të alarmohen tendencat e tilla nëpërmjet reagimeve publike dhe protestave për t`ia nxjerrë fytyrën e vërtetë krerëve aktual të BDI-së.(ina)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi