Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit

Shko poshtë

Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Empty Re: Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 8:42 pm

Përshëndetje!
Do të doja t'ju propozoja të lexoni një opinion të zotit Kadri Sherifi shkruar në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes, të jepni opinionin tuaj (komente) apo nëse e gjykoni të arsyeshme bëjuani të njohur miqve tuaj.
http://www.tribunashqiptare.com/news/135/ARTICLE/2659/2009-09-04.html

Ajet

http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET

http://tribunashqiptare.com/kanuni/
http://tribunashqiptare.com/autoret/
https://www.facebook.com/group.php?gid=6918065431
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Empty Nga Rezart Palluqi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 10:46 am

Nga Rezart Palluqi

Në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes organizuar nga TribunaShqiptare.com

Eksluzive Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Logo_tsh_



Jam trembëdhjetë vjeç.
I mbyllur në një kupolë hijesh.
Shikoj gonxhet e manushaqeve
të lulëzojnë në grykën e pushkës.
Në majën e bajonetës të saj,
kqyr fluturat naive
të ngulen tejpërtej…

Kurrë s’e kam njohur qiellin e kaltër!
Diellin e kundroj nëpërmjet këmishës
të gjakosur të tim eti.
Dielli s’e shkrin dot gjakun e tij të mpiksur.

Natën qielli im ka vetëm dy yje:
Dy sytë e përgjakur të tim eti!

Ime ëmë gatuan plumba të pashkrepur.
Im vëlla i trazon ato me bajonetën e pushkës.

Mbrëmë ëndërrova për një hajdut fytyrëkaltër.
Ai vodhi pushkën, tenxheren me fishekët
dhe mustaqet e cjapit të gjyshit tim!

Në e zënshit hajdutin e pushkës,
putheni në lulen e zemrës për mua!


REZART PALLUQI DHJETOR 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Empty Fale gjakun sot o kurr - per nder te javes kunder gjakmarrjes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 11:47 am

Nga Makfire Maqedonci - Canolli

Në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes


Eksluzive Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Logo_tsh_
Fale gjakun sot o kurr

Per nje pellembe toke
e pe nje pellembe mali,
mes vellezerve tane
akoma derdhet gjaku!

Per nje fyerje e per nje fjale
nuk nxirret arma or vella,
jemi njerez e jemi te nje gjaku
e nuk na duhet ne inati!

Per nje vi uji a per nje mur
shokun t'im se pashe me kurre,
se ne mbremjen e matures
gjaku i Ti shkoi gurres!

E vrane Benin me babane
atje larg ne Matiqane,
per nje vade qe ben uji
shokun tone plumbi e zuri!

Ndal gjakmarrjen or vella
se ajo nuk duhet ba,
se na mallkojne trimat nga varri
kete zakon se ka shqiptari!

Te vritemi me shoqi shojn
e armikun ta durojme,
do te na mallkoje per jete rinija
e sdo t'na e fale kurr historia!

Mjaft gjak e lot derdhem ne
per te shtrenjtin tone Atdhe,
ti ruajme plumbat edhe gjakun
qe ta mbrojme vellezer pragun!

Nuk kemi gjak te derdhim kot
e ti mbyllim shtepite tona,
se na therret vellezer Motrovica
do t'na mallkon edhe bace ISA!

Na therret Presheva e Cameria
e gjitheandej e jona Arberia,
behu trim e behu burre
fale gjakun sot o kurre!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Empty GJAKMARRJA ËSHTË TREGUESI I EMANCIPIMIT KOHOR TË SHOQËRISË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 11:50 am



Nga Jakup Gjoça




Në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes








Ekskluzive Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Logo_tsh_







Më 7 gusht 1997 në fshatin Bajkaj të Delvinës, mizërisht, pa asnjë shkak të mësuar edhe deri tani, zhduken 2 djem të rinj.

Gjenden pas 6 ditësh, të vrarë, të keqtrajtuar, dhe të hedhur në një pjesë sipër fshatit.

Edhe pse ditët e kërkimit, pas 7 gushtit 1997 vendi u kërkua pëllëmbë më pëllëmbë, prapëseprapë vrasësit me hedhjen e kufomave aty, pranë fshatit provokuan jo më të vrarër, jo më familjet e tyre, jo më dhimbjen, jo më nderin e SHQIPTARIT, jo më besën, jo më KANUNIN, por provokuan gjithçka.

Fatkeqësisht, një nga të vrarët është edhe djali im i xhaxhait.Quhej Polikron Gjoça, 28 vjeç.

Shteti, dhe gjithë organet e Drejtësisë shqiptare, asaj kohe u munduan që ta mbulojnë ngjarjen, fshehën hetimet, keqtrajtuan faktet dhe , përfundimisht, mbrojtën vrasësit mizorë.

Arësyetimi?

Deri edhe deputeti i zonës, i qeverisë të asajkohe, Arbër Qilimi ndërhyri që të mos zbulohej e vërteta dhe që vrasësit të mos i përgjigjeshin Drejtësisë.!

Edhe deri sot, Drejtësia shqiptare hesht ndaj këtij krimi mizor.

Familjet e të të vrarëve, të të pasakruarve dhe të keqtrajtuarve , edhe pas vrasjes, presin e presin nga Drejtësia shqiptare një DREJTËSI!!!

Doni të diskutoni për GJAKMARRJEN?

JU FTOJ QË TË DISKUTONI PËR MOSDREJTËSINË E KËSAJ VRASJEJE MIZORE, QË EDHE DERI TANI, FAMILJET PRESIN NJË DREJTËSI PËR DJEMTË E TYRE TË VRARË MIZËRISHT!!!

FAMILJET PRESIN NGA SHTETI, NGA DREJTËSIA SHQIPTARE AKOMA DREJTËSI, SEPSE FAMILJET E TË TË VRARËVE JANË KUNDËR GJAKMARRJES.

Ju lutem, diskutoni rreth GJAKMARRJES, jo si sehirrxhinj, jo si tellallë, jo si oponistë gezetarësh , jo si teoricentë, jo si gjyqtarë, jo si të tretë.

Gjykoni për GJAKMARRJEN, sikur sekush nga ju të ishte djali i të vrarit, vajza e të vrarit, nëna, babai, vëllai, motra, e të vrarit, kushëriri.

Gjykoni GJAKMARRJEN si të ishit ju gjaku i djalit, i vajzës, i nënës, i babait, i vëllait, i motrës, të të vrarit, kur akoma DREJTËSIA SHQIPTARE, u përpoq që të fshihte të VËRTETËN, u përpoq që të fshihte vrasësit, dhe sot vrasësit janë të lirë e të padënuar.

LEKË DUKAGJINI me KANUNIN E TIJ u përpoq që të vendoste EMACIPIMIN SHOQËROR, DREJTËSINË SHOQËRORE, BARAZUINË SHOQËRORE , kur mungonte SHTETI!!!

Kur sot ne kemi humbur MIRËBESIMIN te BARAZIA SHOQËRORE te DREJTËSIA SHOQËRORE ngaqë shteti është i pamundur, gjithësekush, i cili preket nga MOSBARAZIA SHOQËRORE, nga MOSDREJTËSIA SHOQËRORE , mendoj se me të drejtë ka TË DREJTËN që të mendojë se DREJTËSIA E BARAZIA SHOQËRORE për çështjet e HAKMARRJES GJAKËSORE vjen –edhe në ditët e sotme- nga KANUNI I LEKË DUKAGJINIT!!!

Mendoj që FENOMENIN e GJAKMARRJES duhet ta kërkojmë te MOSBARAZIA dhe te MOSDREJTËSIA SHOQËRORE .

Do tju lutesha gjithkujt që merr guximin moral e shkruan për GJAKMARRJEN , kur vetë nuk e ka provuar kurrë dhimbjen e gjakut, që të ketë KOHËN dhe të lexojë edhe librin e madh të ISMAIL KADARESË PRILLI I THYER.

PRILLI I THYER është përmbajtja dhe pasqyrimi i moralit të popullit tonë në shekuj.

Një popull përherë pa shtet, një popull përherë pa DREJTËSI E BARAZI LIGJORE

Por një popull që ekzistoi, që rezistoi, që mbijetoi në shekuj sepse kishte MORAL DHE NDËRGJEGJE BARAZINË DHE DREJTËSINË e buruar edhe nga LIGJI I LEKË DUKAGJINIT.

KUSH MOHON KËTË KA MOHUAR HISTORINË E KOMBIT SHQIIPTAR.

Jemi e jetojmë në shekullin e 21-t.

Le të kërkojmë, le të ndërgjegjësojmë SHTETIN që populli të fitojë MIRËBESIMIN E DREJTËSISË DHE TË BARAZISË SHOQËRORE, dhe paskëtaj , le të kemi edhe kohë, edhe kurajo që të gjykojmë LIGJIN E LEKË DUKAGJINIT.

GJAKMARRJA në një SHTET të DREJTËSISË dhe të BARAZISË SHOQËRORE është e tepërt,për një komb fisnik , sikurse jemi ne SHQIPTARËT.





JAKUP.B. GJOÇA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit Empty Re: Java kundër gjakmarrjes:I bashkangjitemi aksionit të Albemigrantit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi