Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmeti: S'ka kufij për kriminelët

Shko poshtë

Ahmeti: S'ka kufij për kriminelët Empty Ahmeti: S'ka kufij për kriminelët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 12:32 am

Ahmeti: S'ka kufij për kriminelët

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti, për herë të parë është deklaruar për marrëveshjen e bashkëpunimit policor në mes EULEX-it dhe Ministrisë Brendshme të Serbisë.


Ahmeti: S'ka kufij për kriminelët ----ahamti-
Komandanti i Përgjithshëm i PK-së, Sheremet Ahmeti
Sa i përket zhvillimeve në veri të vendit dhe funksionimin e zinxhirit komandues atje, Ahmeti tha se kjo çështje është e precizuar me Ligjin e Policisë së Kosovës dhe se në tërë territorin e vendit ekziston një zinxhir unik komandues.


Për krimin dhe kriminelët nuk ekzistojnë kufij dhe krimi nuk është i izoluar, tha sot Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti duke komentuar paralajmërimet për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit policor mes EULX-it dhe Serbisë. Komentet u bënë në konferencën e rregullt me gazetarë në prag të 10 vjetorit të themelimit të SHPK, që kishte filluar me 176 kadetë, ndërsa sot është transformuar në Polici të Kosovës dhe numëron rreth 9 mijë pjesëtarë.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti, për herë të parë është deklaruar për marrëveshjen e bashkëpunimit policor në mes EULEX-it dhe Ministrisë Brendshme të Serbisë.
Shumë çështje që lidhen me protokollin janë politike, ndërsa zbatimin e tij do të duhej ta bënte policia e Kosovës. Drejtori i përgjithshëm i policisë tha se nuk është konsultuar për këtë çështje por, sipas tij, bashkëpunimi do duhej të ishte mbi baza të reciprocitetit.
“Në këtë fushë unë nuk jam konsultuar fare, kurrë askush me mua nuk e ka biseduar. Nevoja e bashkëpunimit është e domosdoshme, krimi nuk është i izoluar. Krimi dhe kriminelët veprojnë në kuptimin e asaj të pa kufi, ata s’kanë kufij, por nevoja e bashkëpunimit për luftimin e krimit është domosdoshmëri. Normalisht, bashkëpunimi gjithmonë duhet të jetë në baza të reciprocitetit, mbi baza të shëndosha profesionale, si dy institucione të pavarura të shteteve të pavarura”, ka theksuar Ahmeti
Bashkëpunimi me fqinjët e tjerë, përveç Serbisë, është shumë i mirë, tha Ahmeti. Krimi, sipas tij, nuk mund të luftohet pa Agjencitë përkatëse vendore, por edhe me ato të rajonit dhe më gjerë.
Sa i përket zhvillimeve në veri të vendit dhe funksionimin e zinxhirit komandues atje, Ahmeti tha se kjo çështje është e precizuar me Ligjin e Policisë së Kosovës dhe se në tërë territorin e vendit ekziston një zinxhir unik komandues. Ahmeti konfirmoi edhe fillimin e hetimeve ndaj komandantit të policisë në veri të Mitrovicës.
“Ne e kemi paraqitë lëndën në Gjykatën policore të Kosovës për dyshim të mundshëm që ka pasë eventualisht gabim në zinxhirin komandues. Gjykata Policore e Kosovës është duke hetuar, do të shohim pasi që IPK-ja të bëjë hetimet, nëse ka pas lëshime. Nëse ka pasë, pavarësisht se për kënd bëhet fjalë, ai vjen në kundërshtim me ligjin dhe do të merren masa konform asaj”, tha Ahmeti.
Vjedhja në dhomën e provave të policisë në Drejtorinë e krimit në Prishtinë, para disa muajsh, mbetet ende problem i hapur dhe sipas Ahmetit, barrë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së vendit.
“Pavarësisht që ky rast tanimë është kompetencë e EULEX-it, nuk e heq policinë vendore nga obligimi dhe detyrat që të hetojnë dhe të sjellin para organeve të drejtësisë ata që kanë qenë të ndërlidhur”, tha Ahmeti.
Ahmeti, në prag të përvjetorit të 10 - jubilar vlerësoi të arriturat e këtij Institucioni.
“Si Polici që janë, i kanë lakmi edhe të tjerët me punë të mirë. Polici e cila është në shërbim të qytetarëve, i mbron vlerat më të shenjta, mbron jetën dhe lirinë, pronën dhe pasurinë. Mbron qytetarët e vendit dhe padyshim është e tillë se ka përkushtim, angazhim, devotshmëri për t’iu shërbyer qytetarëve të vendit. Si e tillë ka mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, institucionit të saj por edhe të atyre ndërkombëtare”, ka theksuar Ahmeti.
Qeveria e Kosovës këtë vit ka bërë përmirësime në vlerësimin material të përkushtimit të pjesëtarëve të policisë. Ajo vitin e ardhshëm buxhetor do të ndajë edhe mjete të tjera shtesë për policët kosovarë dhe familjarët e 11 pjesëtarëve që kanë humbur jetën në detyrë.
Më 06 shtator 1999 Shërbimi Policor i Kosovës filloi me trajnimin e 176 kadetëve të parë në Vushtrri. Më vonë ky institucion ndërroi emër dhe ai sot numëron mbi 9 mijë pjesëtarë, ku përfshihen të gjitha komunitetet.
Të gjithë ata, çdo ditë përballen me luftimin e dukurive negative, krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim e që, sipas kreut të Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti, ky është profesion i sfidave dhe sakrificave por asnjëherë duke mos u zmbrapsur nga shërbimi për qytetarët e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi