Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pack: Pa qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Eulex-it me Serbinë

Shko poshtë

Pack: Pa qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Eulex-it me Serbinë Empty Pack: Pa qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Eulex-it me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:34 am

Pack: Pa qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Eulex-it me Serbinë

Intervistë me Doris Pack-un euro-deputeten gjermane


Pack: Pa qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Eulex-it me Serbinë ---doris
“I propozoj Eulex-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet: i Kosovës, i Eulex-it dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, s’ka ç’na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të”, thotë euro-deputetja gjermane Doris Pack.
Marrëzi
Kjo është marrëzi, Beogradi gjithmonë po shtrembëron gjërat ashtu si ia ka qejfi. Eulex-it nuk është organizatë me karakter shtetëror. Eulex-it është organizatë që punon për Bashkimin Evropian dhe për shtetet e ndryshme të BE-së, dhe në Kosovë është për të ndihmuar forcimin e shtetit ligjor.
Jo si UNMIK-u
Në asnjë mënyrë Eulex-i nuk mund të krahasohet me misionin e UNMIK-ut. Atë kohë Kosova nuk ishte e pavarur, kurse tani ajo është e pavarur edhe pse me një pavarësi të kushtëzuar sipas planit të Ahtiasarit.




Zonja Pack, Bashkimi Evropian është konsultuar lidhur me çështjen e mundësisë së nënshkrimit të protokollit midis Eulex-it dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës që frikësohen se me këtë veprim preket shtetësia e vendit kanë kundërshtuar me vendosmëri qëllimin e Eulex-it. Ju si mendoni?
Unë mendoj se Eulex-it duhet të mbajë kontakte me vendet fqinje të Kosovës dhe natyrisht duhet të përpiqet të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër ndoshta ka nevojë për bashkëpunim me policinë e Serbisë, mirëpo këtu nuk guxon të përjashtohet Kosova, prandaj në një protokoll të tillë duhet të jetë patjetër palë nënshkruese edhe Kosova. Me një fjalë marrëveshja duhet të nënshkruhet nga tre palët, nga Institucionet kompetente të Kosovës (policia e Kosovës), Eulex-it dhe policia e Serbisë. Për mendimin tim vetëm nëse protokolli nënshkruhet nga të tria palët, marrëveshja është e pranueshme.
Kjo do të thotë se Eulex-i nuk guxon të nënshkruaj protokollin me policinë e Serbisë pa lejen, pajtimin dhe miratimin e Institucioneve të Kosovës?
Jo pra, prandaj unë i propozoj Eulex-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës që ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet, siç thashë i Kosovës, i Eulex-it dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, s’ka çka na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm.
Beogradi këto ditë ka proklamuar se nënshkrimi i protokollit me Eulex-it vërteton faktin se BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kjo është marrëzi, Beogradi gjithmonë po shtrembëron gjërat ashtu si ia ka qejfi. Eulex-it nuk është organizatë me karakter shtetëror. Eulex-it është organizatë që punon për Bashkimin Evropian dhe për shtetet e ndryshme të BE-së, dhe në Kosovë është për të ndihmuar forcimin e shtetit ligjor, pra ndodhët për të ndihmuar Kosovën. Fakti që Eulex-i ka dashur të ndihmojë në tejkalimin e vështirësive midis Kosovës dhe Serbisë përmes këtij protokolli, që nuk është nënshkruar, nuk do të thotë fare se pavarësia e Kosovës guxon të preket nga kush do qoftë. Eulex-it nuk është aty për ta njohur apo mos njohur pavarësinë. Të drejtën për njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë shtetet e Bashkimit Evropian ashtu siç edhe kanë bërë.
Ka një javë që po flitet për tensione midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës. A është e vërtetë kjo zonja Pack?
Për zhvillimet e fundit në Kosovë biseduam dje me zotin Piter Feith në Komisionin për Punë të Jashtme. Mund të ju them se zoti Feith ka raportuar shumë pozitivisht për zhvillimet në Kosovë. Ai ka raportuar se në Kosovë janë bërë shumë përparime. Natyrisht, ka raportuar edhe për vështirësitë me të cilat po përballet Kosova edhe sot e kësaj dite. Mendoj se gjërat janë shumë më mirë se sa që flasin disa, që përpiqen ti shohin zi. Prandaj, unë uroj dhe dëshiroj që Qeveria e Kosovës edhe më tej të punojë në të mirë të të gjithë atyre që Kosovën e kanë atdhe të përbashkët.
Çështja e protokollit është bërë shkak që Lëvizja Vetëvendosje të nxjerrë njerëzit në rrugë. Lideri i saj Albin Kurti jo vetëm që kundërshton protokollin por ai është edhe kundër mandatit të Eulex-it.
Albin Kurti që nga fillimi ka kundërshtuar edhe planin e Ahtisarit. Unë mendoj se e rëndësishme për popullin e Kosovës është që kjo qeveri që është në pushtet ta bëj punën e saj dhe e porosis Albin Kurtin që të përmbahet. Besoj se nuk është gjë e mirë të nxitësh njerëzit të dalin në rrugë, ti dëshpërosh ata dhe të mbjellësh farën e mosbesimit tek ta. Mendoj se ai nuk ka të drejtë. Misioni Eulex është atje për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës, është aty për të forcuar shtetin ligjor të së drejtës. Në asnjë mënyrë Eulex-i nuk mund të krahasohet me misionin e UNMIK-ut. Atë kohë Kosova nuk ishte e pavarur, kurse tani ajo është e pavarur edhe pse me një pavarësi të kushtëzuar sipas planit të Ahtiasarit. Kosova mund të them se po punon me përkushtim sipas planit të Ahtisaarit mbi bazën e të cilit po bëhet edhe procesi i decentralizimit. Tani kemi edhe zgjedhjet lokale në cilat shpresoj shumë se do të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës, të cilët Kosovën duhet ta pranojnë për
shtet të tyre. Ata nuk mund të jetojnë në një vend e të mos marrin pjesë në politikën e atij vendi, prandaj me këtë rast u kërkoj serbëve të Beogradit të lënë rehat serbët e Kosovës në punën e tyre, të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Shpresoj shumë se në zgjedhjet komunale që i kemi përpara kjo do të realizohet.
Zonja Pack, qytetarët e Kosovës së fundi po ndihen të lënë pas dore për shkak se BE-ja ka marrë vendim të heq vizat për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë por jo për Kosovën. A do të na leni të izoluar nga bota?
Jo, jo, nuk është vetëm Kosova, është edhe Shqipëria edhe Bosnja e Hercegovina që kanë mbetur pa hyrë në listën e bardhë Shengen. Në të tria rastet nuk janë plotësuar kushtet teknike, të cilat Bashkimi Evropian i kërkon një vend për ti hequr vizat. Unë uroj dhe dëshiroj që Bashkimi Evropian pikërisht këtyre tre vendeve t’u ndihmojë që sa më shpejtë të plotësojnë kriteret teknike për heqjen e vizave, siç janë prodhimi i pasaportave biometrike. Sapo këto vende të plotësojnë këto kushte teknike, Bashkimi Evropian do të heq vizat edhe për këto tri shtete. Nuk është mirë që të përdorën dy kute për këtë çështje, sepse kjo shkakton pakënaqësi. Unë ju them se në këtë çështje ju keni mbështetjen e shumicës së Parlamentit Evropian.
Intervistoi: Fadil Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi