Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Italianët, evropianët më seksi

Shko poshtë

Italianët, evropianët më seksi Empty Italianët, evropianët më seksi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:33 pm

Italianët, evropianët më seksi

E përgatiti: Diella XHOKLI
Anketa e magazinës gjermane ‘Bild’, e cila ka përfshirë rreth pesë milionë pjesëmarrës, ka treguar se italianët janë meshkujt më seksipil në Evropë.


Italianët, evropianët më seksi Italia


Më shumë se 42 përqind i të anketuarve u kanë dhënë votat e tyre italianëve me arsyetimin se janë sharmant, ‘gojëmbël’ dhe meshkuj të parezistueshëm. Italianet, megjithatë, nuk janë aq tërheqëse dhe janë gjendur në vendin e tretë pas suedezeve dhe spanjolleve. Pas italianëve me seksipilitetin e tyre mund të krenohen spanjollët, portugezët, hungarezët, suedezët, gjermanët, austriakët dhe çekët. Të anketuarit kanë thënë që para së gjithash sharmi i bënë italianët të parezitueshëm. ‘Madje edhe kur nuk janë tërheqës dhe të bukur ata janë zbavitës dhe interesant’, thanë femrat e anketuara. Po ashtu ato mendojnë që italianët janë shumë fjalamanë, por ‘nuk’ të shkojnë në nerva. "Ata të rrëzojnë nga këmbët me tregimin e tyre", kishte thënë një femër. Italianët tërheqin me romantik si dhe me mundimin që ta kënaqin partneren e tyre. Ata janë të butë, por me masë. "Lidhja e forcës dhe butësisë tek ta është ideale", sqaroi njëra nga pjesëmarrëset e anketës. Dhe në fund- stili. Italianët janë sinonim për meshkujt me stil të cilët dinë mirë që të vishen, por edhe të sillen. "Vetëm italiani mund të veshë këmisha me ngjyrë rozë dhe në të të duket seksi ", pohoi një femër.
Italianët, evropianët më seksi Ita
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi