Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova nuk mund ta pengoje marreveshjen

Shko poshtë

Kosova nuk mund ta pengoje marreveshjen Empty Kosova nuk mund ta pengoje marreveshjen

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 09, 2009 10:29 am


Kosova nuk mund ta pengoje marreveshjen


09.09.2009
Analisti britanik, Tim Judah është i mendimit se Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen ndërmjet EULEX-it e Serbisë, meqë atë e ka mbështetur edhe presidenca suedeze e BE-së.
Sipas tij, kundërshtimi që Prishtina i bën kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me çështje të brendshme politike në Kosovë.
Judah, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke u prononcuar për nënshkrimin e paralajmëruar të protokollit në mes të EULEX-it dhe Serbisë, i cili në kohën e fundit ka rritur tensionet në këtë pjesë të rajonit – ka thënë se po bëhet zhurmë për asgjë.

“Mendoj se bëhet mjaft zhurmë për asgjë, për sa i përket nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it e Beogradit dhe kjo në Kosovë po bëhet për shkaqe të brendshme politike. Mendoj se Kosova nuk do të mund të bëjë shumë rreth kësaj dhe EULEX-i këtë marrëveshje do ta realizojë. Nervozi të cilën e kemi parë në Kosovë nuk do të zgjasë gjatë dhe në fund do të qetësohet”, ka vlerësuar ai.

Ai ka thënë se nuk ekziston rreziku i rritjes së tensioneve në relacionin Prishtinë – EULEX. “Mendoj se Kosova nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në nënshkrimin e këtij protokolli. Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”, ka thënë ai. (rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi