Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve

Shko poshtë

Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve Empty Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:18 pm

Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve

Ministrja Kelmendi e shqetësuar me shëndetin e grevisteve 'Thirrjet e nënave'

Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve ---nek

Ministrja Kelmendi gjatë vizitës


Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi me bashkëpunëtorë, vizituan grevistet e OJQ "Thirrjet e Nënave", të cilat, në oborrin e Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, janë duke mbajtur grevë, me kërkesë, identifikimin sa më të shpejtë të personave të zhdukur. Gjatë kësaj vizite, ministrja Kelmendi shprehu mbështetjen e saj të plotë për kërkesat e grevisteve, duke i quajtur ato luftëtare të forta edhe përkundër të gjitha dhimbjeve dhe vuajtje që kanë. Ministrja Kelmendi, kërkoi nga grevistët që ta ndërpresin grevën, sepse siç tha ajo është e brengosur për shëndetin e tyre. "Jam vërtet e brengosur për shëndetin tuaj për këtë kohë kaq të gjatë që rrini në kushte të këqija në këtë grevë që keni filluar, por më shumë do të brengosesha nëse ju vendosni të futeni në grevë urie, sepse edhe kështu jeni të lodhura", u tha ministrja grevisteve. Ministrja Kelmendi u premtoi nënave greviste që së bashku me të gjithë faktorët relevantë vendës dhe ndërkombëtarë, do gjendet një mënyrë se si të përshpejtohet procesi i identifikimit të mbetjeve mortore.Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve ---nek%201
Gjendja shëndetësore e nënave të të pagjeturve, të cilat po bëjnë grevë në tendë, pranë objektit të mjekësisë ligjore, për çdo ditë po vështirësohet. Dy nga këto nëna janë nën trajtim të vazhdueshëm mjekësor, por ato nuk po pranojnë që të dërgohen në trajtim mjekësor në ndonjë klinikë, sepse nuk dëshirojnë të largohen në asnjë mënyrë nga tenda në të cilën po qëndrojnë tash e njëmbëdhjetë ditë. “Gjendja jonë shëndetësore është përkeqësuar shumë, dy nga nënat janë në gjendje me të rëndë shëndetësore, ato janë nën përkujdesje mjekësore, por po trajtohen këtu në tendë, sepse nuk po pranojnë që të largohen nga tenda për të shkuar në ndonjë klinikë. Pra ato po marrin kohë pas kohe injeksione dhe infuzione”, tha Nysrete Kumnova.
Nënat greviste janë vizituar nga shumë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ditë më parë i ka bërë një vizitë nënave greviste për ti shprehur dhimbjen por dhe përkrahjen se do të punohet më shumë në këtë drejtim. Por edhe pas kërkesave të shumta dhe premtimeve që kanë marrë nënat greviste, nuk duan ta ndërpresin grevën. “Nuk do ta ndërpresim grevën pa u identifikuar të gjitha mbetjet mortore që janë këtu. Kemi bërë edhe shumë protesta tjera dhe në mënyra të shumta kemi kërkuar që të identifikohen mbetjet mortore që kanë mbet në kontejnerë tash e sa vite, gjithmonë kemi marrë premtime se do të bëhet më shumë për këtë çështje, pra jemi ngopur me premtime, edhe pse gjendja jonë po keqësohet ne nuk do të ndërpresim grevën”, u shpreh Kumnova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi