Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi

Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:42 pm

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi




Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi 11protoko


Protokolli për bashkëpunim policor midis EULEX-it dhe Serbisë është nënshkruar, kanë konfirmuar zyrtarë të misionit evropian për sundimin e ligjit. Autoritetet e vendit kanë reaguar duke thënë se "aranzhmane të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës".
EULEX-i dhe Qeveria e Serbisë kanë nënshkruar sot protokollin e shumëpërfolur për bashkëpunim policor. Nënshkrimi i marrëveshjes teknike është konfirmuar nga zëdhënësi i misionit të BE-së, Kristof Lamfalusi.
“Po, sot kemi nënshkruar këtë marrëveshje, këtë protokoll. Marrëveshja është nënshkruar nga komponenta teknike, siç kemi thënë edhe më herët, përkatësisht nga ana e kreut të policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn”, tha Lamfalusi.
Protokolli i EULEX-it dhe Serbisë është kundërshtuar nga Prishtina zyrtare, përderisa Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit e kanë mbështetur EULEX-in në nënshkrimin e tij.
Pas njoftimit për nënshkrimin e protokollit, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi lëshojnë këtë deklaratë të përbashkët...
"Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhmanet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë".
"Ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e Misionit evropian për rend dhe ligj, EULEX në Kosovë, për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në fushat e rendit dhe ligjit është akt sovran i udhëheqjes së Republikës së pavarur të Kosovës. Edhe me këtë rast ritheksojmë përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në Kosovë dhe me institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimt të mëtejmë të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, e ne veçanti për të forcuar perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratë.
"Institucionet e Republikës së Kosovës ritheksojnë se kjo në asnjë mënyrë nuk do të zbehë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe në këtë kuadër të gjitha format e krimit tejkufitar".
"Theksojmë po ashtu se aranzhmane të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", thuhet në përgjigjen e zotit Sejdiu dhe zotit Thaçi. / rel /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Nënshkruhet protokolli

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:10 pm

Nënshkruhet protokolli

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Visarkryeziu_eulex05-490x320


Nga Express

Megjithë kundërshtimin e fortë të institucioneve të Kosovës, EULEX-i ka nënshkruar sot protokollin për bashkëpunim policor me Ministrinë e Jashtme të Serbisë. Për EULEX-in, nënshkrimin e ka vënë shefi i komponentës për polici të EULEX-it, Rainer Kuehn.

Në reagimin e menjëhershëm, Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Albin Kurti, thotë se EULEX-i po i trashë lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë.

Nënshkrimin e marrëveshjes që e mban emrin “Protokoll për bashkëpunim policor” e konfirmoi për Express, Christophe Lamfalussy, shef i Zyrës për Informim në EULEX.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) i ka njoftuar institucionet e Kosovës lidhur me marrëveshjen e sotme, e cila më herët ishte nënshkruar edhe nga pala serbe.

EULEX-i ka bërë të ditur se Beogradi, më saktë zëvendësdrejtori i Policisë së Serbisë, Branislav Mitroviq, e ka nënshkruar marrëveshjen, qysh më 3 gusht.

Marrëveshja do të nisë të implementohet pas 8 ditësh. EULEX-i përsërit se ajo është teknike dhe parasheh shkëmbimin e informatave ndërmjet dy policive. Aty thuhet se palët pajtohen të punojnë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bazës së Veprimit të Përbashkët të Këshillit të BE-së, me referencë në raportin e 24 nëntorit të sekretarit Ban, që përmban edhe 6 pikat.

Ndryshe nga teksti i mëhershëm, kur kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë cilësohej si “kufi administrativ”, në marrëveshjen e re, kjo fjalë bëhet e ditur se është zëvendësuar me fjalën në anglishte border/boundary (kufi).

EULEX-i dhe MUP-i serb do të mbajnë takime javore lokale, takime mujore rajonale dhe takime qendrore, në çdo tre muaj. Pika 3 thotë se palët pajtohen që çdo informacion, të dhënë apo dokument do të përdoret vetëm për qëllimet dhe brenda kufizimeve të parapara në këtë dokument.

Nënshkrimi erdhi pikërisht ditën kur 22 organizata joqeveritare kosovare, paralajmëruan një protestë masovike për të mërkurën e ardhshme, për t'i thënë jo nënshkrimit të këtij protokolli dhe protokolleve të tjera që Eulex ka paralajmëruar t'i nënshkruajë me Serbinë.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Albin Kurti, tha se nënshkrimi i Protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë është shumë i padrejtë dhe shumë i dëmshëm për Kosovën.

“EULEX-i është bërë agjent i shtimit dhe i trashjes së lidhjeve të varësisë së Kosovës me Serbinë”, tha Kurti, për Express, pas lajmit se EULEX-i ka nënshkruar protokollin.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të organizohen e të mobilizohen kundër EULEX-it dhe protokolleve të tij, të cilat sipas tij, nuk do të ndalen vetëm me këtë bashkëpunimin policor. “Është e qartë se nuk mund të llogarisim në Qeverinë e cila duket që më të rëndësishme e konsideron vetveten sesa shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se 22 organizata u bashkuan për kundërshtimin e këtyre protokolleve dhe hipokrizisë së krerëve institucionalë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Prishtina s’është palë në marrëveshje, thonë Sejdiu e Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:11 pm

Prishtina s’është palë në marrëveshje, thonë Sejdiu e Thaçi



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Jetmir.idrizi_thaqi-sejdiu-490x320


Nga Express

Pas njoftimit se është nënshkruar Protokolli EULEX – Ministri e Brendshme e Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë lëshuar një deklaratë, nëpërmes të cilës sqarojnë se Prishtina nuk është palë në këtë marrëveshje.

“Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhmanet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë”, thuhet në deklaratën shpërndarë mediave.

Drejtuesit kosovarë thonë se aranzhmanet e tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e Misionit evropian për rend dhe ligj, EULEX në Kosovë, për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në fushat e rendit dhe ligjit është akt sovran i udhëheqjes së Republikës së pavarur të Kosovës, theksojnë krerët e institucioneve të vendit.

“Edhe me këtë rast ritheksojmë përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në Kosovë dhe me institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimit të mëtejmë të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, e ne veçanti për të forcuar perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës”.

Institucionet e Kosovës ritheksojnë se kjo në asnjë mënyrë nuk do të zbehë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe në këtë kuadër të gjitha format e krimit tejkufitar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Ahtisaari i zhgënjyer me BE-në

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:13 pm

Ahtisaari i zhgënjyer me BE-në




Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Ahtisaari-490x320

Nga Express

Ish i dërguari për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, ka deklaruar se është i zhgënjyer, sepse Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet e BE-së.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe ka thënë se Evropa nuk do të duhej të tolerojë “konflikte të ngrira”.

“Këtu në Vjenë më pyetën pse shpejtoj me Kosovën. Unë u përgjigja se nuk jam këtu për të krijuar tjera ‘konflikte të ngrira’, dhe se këtë nuk duhet ta bëjnë as të tjerët. Duhet të ndihmojmë që t’i zgjidhim ato”, ka thënë Ahtisaari për gazetën austriake “Standard”, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Kosovarët kundër, ndërsa ndërkombëtarët pro protokollit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:15 pm

Kosovarët kundër, ndërsa ndërkombëtarët pro protokollit




Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Petrit_rrahmani_-_klubi_per_politik_te_jashtme-490x320



Shumica e zyrtarëve dhe politikanëve kosovarë të mbledhur të premten në një debat organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, kundërshtuan nënshkrimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, duke e cilësuar më shumë si favor që i bëhet Serbisë, se sa marrëveshje funksionale për të luftuar krimin.

Megjithatë, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të akredituar në Kosovë, i dhanë mbështetje protokollit, duke deklaruar se ai nuk prek në sovranitetin e vendit, por ndihmon në uljen e krimit të organizuar rajonal. Njëkohësisht ata kërkuan që këtij protokolli t’i jepet viza.

Klubi për Politikë të Jashtme, ndërkaq organizoi këtë konferencën me temën “Prania ndërkombëtare në Kosovë: Protokolli i bashkëpunimit policor EULEX-Serbi”. Klubi inicioi këtë debat pas shkëndijave të acarimit të marrëdhënieve me EULEX-in, si pasojë e inicimit të protokollit me Serbinë.

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, fillimisht dha një rezyme të ngjarjeve historike në etapa, nga fillimi i shekullit të kaluar deri në shpalljen e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran. Ai tha se gjatë gjithë shekullit, Serbia ka vazhduar planin e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve, duke përdorur edhe gjenocidin si mjet për realizimin e qëllimit.

Krasniqi tha në vazhdim se prania ndërkombëtare është shumë komplekse, prandaj shpeshherë përcillet edhe me mangësi dhe dobësi në funksionim. Numri një i Kuvendit të Kosovës tha se UNMIK-u ka qenë i determinuar që të përgatisë Kosovën për pavarësi, ndërsa EULEX-i është strukturë që duhet të fuqizojë funksionimin e shtetit kosovar.

Krasniqi pa hyrë në detaje rreth çështjes së protokollit EULEX-Serbi, tha se këto misione ndonjëherë janë të infektuara nga sindromi i të qenit sundimtar. Kjo praktikë është e shfaqur edhe në spektrin politik të vendit, por ky infektim, siç tha Krasniqi, ka ardhur nga procesi i tranzicionit.

Numri një i Kuvendit të Kosovës deklaroi për gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ndjekë rrugën e integrimit në BE, por tha se “vehabizimi” si infektim fundamental islam, i cili ka depërtuar në Kosovë, mund të pengojë këtë frymë integruese.

Ndërsa shefi i ICO-s, Pieter Feith nga ana tjetër tha se EULEX-i nuk është në Kosovë në cilësinë e të qenit sovran, por si ndihmues dhe këshillëdhënës i institucioneve të vendit. Ai tha se institucionet e Kosovës janë plotësisht sovrane dhe misioni i Bashkimit Evropian i pranon ato.

Shefi i ICO-s edhe njëherë tha se protokolli EULEX-Serbi nuk e cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. “Konstatimi i BE-së është i qartë se protokolli me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk e vë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës, nuk është i dëmshëm për pavarësinë apo sovranitetin e saj”, tha Feith.

Si përfaqësues i BE-së në Kosovë, Feith tha se EULEX-i ka ardhur që të fuqizojë ligjin dhe që të pengojë krimin e organizuar. Prandaj edhe protokolli, siç tha ai, përmban këto dukuri. Feith tha se institucionet e Kosovës janë deklaruar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por kjo dukuri duhet të ndalet në gjithë rajonin.

“Nga aspekti rajonal është i qartë se EULEX ka dëshirë të ketë pikë-kontakti në Beograd sikurse në qendrat tjera”, tha ai, duke deklaruar se pa luftimin e krimit të organizuar nuk do të ketë as investime në Kosovë dhe as rrugë të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

Feith në vazhdim tha se protokolli nuk do të nënshkruhet në emër të Kosovës, por në emër të EULEX-it, ndërsa Qeveria nuk është pjesë e këtij angazhimi. Po ashtu, shefi i ICO-s, garantoi se pas kësaj çështje, EULEX-i do të marrë kompetenca në pjesën veriore të vendit, duke menaxhuar edhe doganat me Serbinë.

Ndërkaq Agron Bajrami, kryeredaktor i të përditshmes “Koha Ditore”, pyeti se pse duhet që EULEX-i të nënshkruaj për Kosovën një protokoll me Serbinë, kur Kosova nuk fiton asgjë. Prandaj, sipas tij, nuk duhet të krijohen situata konfuze për një çështje që rezultati është zero.

Ndërsa drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi u angazhua më shumë për relacionet ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës, që sipas tij, duhet gjithsesi të jenë të mira. Ai mori shembull një numër të madh (196 mijë) të lëndëve në gjyqësi, që sipas tij, kanë krijuar një kolaps gjyqësor.

Surroi tha se duhet një angazhim i përbashkët në çështjet që janë të determinuara që të zgjidhen. Këto lëndë gjyqësore janë krijuar në kohën e misionit të UNMIK-ut edhe atë si rezultat i mosfunksionimit ndërmjet dy pushteteve.

Publicisti Surroi u fokusua edhe në pakon e Ahtisaari-t, që juridikisht, sipas tij, nuk po përfillet nga instanca të caktuara ndërkombëtare. “Shërben si mostër orientimi, por nuk e ka legjitimitetin e duhur sepse nuk është pranuar nga të gjitha vendet e BE-së”, tha Surroi, i cili gjithashtu këtë problem e sheh si pengesë për integrimin e Kosovës në BE.

Ai tha se nëse Kosova nuk është pjesë e nënshkrimit të protokolleve edhe me shtete tjera, Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë, atëherë kush duhet të nënshkruaj marrëveshje me Bashkimin Evropian. “Derisa Kosova nuk njihet në formë, e uniformë nga BE, nuk ka perspektivë të aderimit në BE”, u shpreh ai.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparkes tha se protokolli e ndihmon sundimin e ligjit dhe në asnjë mënyrë nuk e dëmton sovranitetin e vendit. Ai tha se miqtë e Kosovës janë të shqetësuar për këtë qëndrim, ndërsa debatin e cilësoi shumë konstruktiv.

Ndërsa analisti Azem Vllasi ishte kundërshtuesi më i madh i këtij protokolli, duke e konsideruar këtë si projekt të determinuar për t’i krijuar favore Serbisë në liberalizimin e vizave dhe në afrimin e saj me BE-në. Ai tha se ky protokoll aspak nuk i kontribuon luftës kundër krimit.

“Çka vlen ky protokoll që nënshkruan EULEX me Serbinë, e cila përveç me armë, me të gjitha mënyrat, e lufton pavarësinë e Kosovës, për ta kontestuar atë, për ta sabotuar, madje Serbia është eksportuesi më i madh i kriminalitetit në Kosovë”, tha Vllasi.

Po ashtu ai tha se duhet të mendohet mirë kur nënshkruhen protokolle të tilla, sepse mund të ketë reagime.

Ndërsa analisti Ramush Tahiri tha se nëse nënshkruhet ky protokoll, atëherë kush duhet ta zbatojë atë. Nëse me këtë protokoll parashikohet që EULEX-i të kthehet në pjesën veriore të Kosovës, atëherë Tahiri tha se duhet t’i jepet menjëherë viza. (KosovaLive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Të mërkurën ke sheshi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 10:17 pm

Të mërkurën ke sheshi


Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Jetdemo-490x320

Nga Besiana Xharra

Mijëra qytetarë pritet të vërshojnë rrugët e Prishtinës për të kundërshtuar nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet Serbisë dhe Eulex-it. Protesta organizohet prej rreth 20 organizatave joqeveritare, të cilat së bashku u bëjnë thirrje qytetarëve që të mërkurën, më 16 shtator, të dalin sa më shumë në numër, për t'i thënë jo nënshkrimit të këtij protokolli dhe protokolleve të tjera që Eulex ka paralajmëruar t'i nënshkruajë me Serbinë.

Organizatorët thonë se protesta do të jetë e ngjashme me atë të 2 dhjetorit, kur rreth 40 mijë kosovarë dolën për të protestuar kundër 6-pikëshit. Madje ata presin që këtë herë të ketë edhe më shumë njerëz.

“Vitin e kaluar me 2 dhjetor qytetarët dolën në rrugë dhe aty thanë jo 6-pikëshit. I thanë jo cenimit të sovranitetit, jo pazarllëqeve të Eulex-it me Serbinë, por nuk i thanë jo Bashkimit Evropian edhe integrimit të Kosovës si shtet sovran. Kështu edhe të mërkurën me 16 shtator në ora 12, do të tubohemi përsëri para Bibliotekës Kombëtare, përsëri do të dalim të demonstrojmë kundër protokolleve të Eulexit me Serbinë”, u shpreh Igballe Rugova, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në një konferencë për gazetarë.

Visar Ymeri nga organizata Vetëvendosje tha se serbët janë ata që kanë vrarë me mijëra qytetarë, kanë dhunuar me mijëra femra, kanë dëbuar rreth 1 milion kosovarë prej vendit si dhe kanë kallë e shkatërruar 120 mijë shtëpi. Për këtë, ai tha se nuk duhet lejuar nënshkrime të protokolleve të tilla.

”Serbia përveç të kaluarës kriminale, e ka edhe të tashmen kriminale, për shkak se edhe sot ajo ka në Kosovë strukturat e saj paralele të cilat përveç që po e cenojnë dhe minojnë sovranitetin e Kosovës po përfshihen edhe drejtpërdrejt në krime kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha Ymeri. Ai përmendi disa prej krimeve që po bëhen edhe tash nga strukturat paralele serbe, si pengimi i ndërtimit të shqiptarëve te Kroi i Vitakut, përfshirja e tyre në djegien e dy pikave doganore në Veri të Kosovës, uzurpimi i gjykatës në veri etj.

“Këto struktura përveç këtyre krimeve janë edhe duke e dëmtuar çdo ditë buxhetin e Kosovës, Ne veri të Kosovës për çdo ditë hyjnë nga Serbia në Kosovë nga 300 maune me mall serb pa kurrfarë tatimi e taksë doganore, e cila gjë dëmton buxhetin e Kosovës”, tha Ymeri.

Ai tha se po i përmend këto krime për ta bërë sa më të qartë se sa i padrejtë është nënshkrimi i këtij protokolli Eulex – Serbi. Sipas tij, secili politikan serb e ka për qëllim kthimin e Kosovës nën sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty SHBA mirëpret protokollin EULEX-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:29 pm

SHBA mirëpret protokollin EULEX-Serbi



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi --Ian%20Kelly%20

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ian Kelli thuhet se Kosova është një vend sovran dhe ky protokoll teknik nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Kosovës në luftën kundër krimit ndërkufitar


Departamenti amerikan i Shtetit përmes zëdhënësit Ian Kelly ka mbështetur nënshkrimin e protokolit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin arritjen e një aranzhmani teknik për bashkëpunim policor ndërmjet Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë”, citohet të ketë thënë Ian Kelly.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Kelly citohet të ketë thënë se Kosova është komb sovran dhe ky aranzhman teknik nuk do të ishte i mundshëm pa përkrahjen e Kosovës në luftën kundër kriminalitetit tejkufitar.
“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të marrin pjesë në EULEX dhe përgëzojnë EULEX-in për kryerjen e misionit të vet, ashtu siç është autorizuar dhe paraparë nga autoritetet e Republikës së Kosovës".
"Ky aranzhman teknik ndërmjet një misioni të Bashkimit Europian dhe ministrisë serbe që është përgjegjëse për bashkëpunim policor respekton plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Kelly.
Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se bashkëpunimi policor i mundësuar me këtë aranzhman do të ndihmojë në luftën kundër kriminalitetit tejkufitar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “një luftë ndaj së cilës Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë të dyja të përkushtuara”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty EULEX: Nuk ndërmarrim hap që dëmton Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:31 pm

EULEX: Nuk ndërmarrim hap që dëmton Kosovën



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Eulex_640

EULEX ka thënë se ky mision nuk do të ndërmerrte kurrë asnjë hap që do ta dëmtonte Kosovën.
Kjo deklaratë vjen, pas reagimit të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thacit në lidhje me nënshkrimin e protokolit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Serbisë.
Liderët kosovarë kanë thënë se Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshje.
Por, në deklaratën për media të EULEX-it thuhet se arranzhimet me Beogradin janë “të natyrës teknike dhe kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës”.
Në komunikatë thuhet se këto arranzhime të nënshkruara në emër të EULEX-it janë një hap përpara për të pëmirësuar sundimin e ligjit në tërë Kosovën.
Misioni, thuhet në komunikatë, do të vazhdojë të kërkojë, bashkëpunim operativ për të gjitha çështjet, që lidhen me mandatin e tij.
“Megjithatë, në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se EULEX është këtu për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të ligjit dhe kurrë nuk do të ndërmerrtë ndonjë hap që do ta dëmtonte Kosovën”, thuhet në deklaratën për media të EULEX-it.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Qeveria e Kosovës e paaftë për politika dhe agjenda afatgjate

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:15 pm

Qeveria e Kosovës e paaftë për politika dhe agjenda afatgjate



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Aak%20(Small)

AAK reagon pas protokollit

AAK mendon se mënyra se si është zhvilluar procesi i brendshëm rreth protokollit nuk e ndihmon konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
Kjo është pasojë e paaftësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i paraprirë proceseve dhe për të gjetur zgjidhje stabile për problemet në Kosovë, gjë që shihet qartë edhe në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi pas nënshkrimit të protokollit; Kjo qasje ka sjell rrezikim të panevojshëm të raporteve miqësore midis Kosovës dhe Perëndimit, për shkak të lojës politike për konsum të brendshëm që kanë bërë liderët e institucioneve; Politika e Kosovës nuk ishte dashur të mbërrijë në stadin ku për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale të rrezikojë miqësinë e krijuar me vite dhe partneritetin strategjik që ka ndërtuar Kosova me Perëndimin dhe BE-në; Dalja nga kjo situatë e krijuar dhe situatat e reja që mund të krijohen qëndron në ndërrimin e kursit qeverisës të tashëm; Qeveria dhe liderët institucionalë të Kosovës duhet të ndërtojnë politika dhe agjenda afatgjata për të mirën e vendit; Fatkeqësisht, kjo Qeveri dhe këta liderë të institucioneve nuk janë seriozë dhe të aftë për të bërë veprime që konsolidojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, tha Burim Ramadani në konferencën për shtyp të AAK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Thaçi përsërit qëndrimin se Prishtina nuk është palë e protokollit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:17 pm

Thaçi përsërit qëndrimin se Prishtina nuk është palë e protokollit




Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi -12KM--
Nuk komenton
Duke mos dashur të komentojë shumë vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ka mbështetur nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës ka përsëritur edhe një here se pala e Kosovës nuk është e përzier në këtë proces.


Një ditë pas nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEKS-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kryeministri Hashim Thaçi përsëriti se Kosova nuk është pjesë e aranzhimeve të tilla teknike. Në përgjigjet e pyetjeve rreth protokollit, gjatë vizitës së sotme në Gjilan, Thaçi potencoi paralajmërimet rreth udhërrëfyesit pozitiv që Kosova pret nga Bashkimi Evropian gjatë vjeshtës. Duke mos dashur të komentojë shumë vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ka mbështetur nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës ka përsëritur edhe një here se pala e Kosovës nuk është e përzier në këtë proces.
Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi, së bashku me zv/kryeministrin Kuçi dhe ministri e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, janë pritur sot nga kryetari i komunë së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ku ka përuruar fillimin e punimeve të rrugës magjistrale në fshatin Ponesh të Gjilanit, që lidh Gjilanin përmes Malësisë së Kishnapolës me Lipjanin dhe pjesën qendrore të vendit. Projekti i rrugës në vlerë prej 5 milion erosh është financuar nga qeveria e Kosovës.
Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka investuar me miliona euro në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në tërë territorin e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Pacolli për protokollin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:18 pm

Pacolli për protokollin



Para 10 dite këtu kemi pas një konferencë për shtyp, ku kam thënë se protokolli është kryer, protokolli është nënshkruar, prandaj komenti ynë është të mos ta marrim tragjike këtë problem. Besomëni se njerëzit që e kanë nënshkruar, gjegjësisht e kanë iniciuar këtë protokoll, janë ata njerëz të cilët e kanë ndihmuar pavarësinë e Kosovës, bërjen e shtetit të Kosovës dhe asnjëherë nuk do të mendojnë që ta dëmtojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës është shprehur Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Koshtunica: Protokolli-poshtërim për Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:18 pm

Koshtunica: Protokolli-poshtërim për Serbinë



Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se me nënshkrimin e marrëveshjes me EULEX-in, përfaqësuesit e qeverisë e kanë poshtëruar vendin.
“EULEX në dokumentet e tij zyrtare e pranon Kosovën si shtet të pavarur, i cili i ka kufijtë e vet. Prandaj, me nënshkrimin, qeveria aktuale e ka poshtëruar Serbinë dhe i ka kthyer shpinën popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Koshtunica për mediat serbe.
Ai ka theksuar se më këtë protokoll, Serbia bëhet i vetmi shtet në Evropë, që me vullnet nënshkruan vendosjen e kufijve, që ndajnë territorin e saj.
Edhe Partia Radikale Serbe ka akuzuar qeverinë për "tradhti të madhe".
Kjo parti ka vlerësuar se duke i kënaqur SHBA-të me nënshkrimin e protokollit me EULEX-in, qeveria ka konfirmuar se ka hequr dorë nga Kosova dhe ka pranuar pavarësinë e saj. / rel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Sahatqija: Protokolli dëmton Kosovën, ndihmon Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:19 pm

Sahatqija: Protokolli dëmton Kosovën, ndihmon Serbinë



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi TEUTA
Teuta Sahatqija


nstitucionet e Kosovës kanë marrë kritika përsëri nga Partia Reformiste ORA për situatën aktuale në vend. Liderja e kësaj partie Teuta Sahatqija ka thënë se Qeverinë e Kosovës se po sillet si spektatore, e jo si aktore në procesin e zhvillimeve të fundit në vend. Ajo tha se përkundër fjalëve të forta që dhanë më herët liderët e Kosovës për nënshkrimin e protokollit në mes të EULEX-it e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, duket se këto fjalë i mori era. “Pas nënshkrimit të djeshëm të po atij protokolli, dëgjojmë nga po të njëjtit udhëheqës se kjo nuk paraqet kompetencën e Kosovës, se nuk ka ndonjë rrezik për shtetësinë e Kosovës e se e forcon bashkëpunimin e Kosovës me BE-në”, tha Teuta Sahatqija, kryetare e ORA-s.
“Ky protokoll do të ndihmojë Serbinë për përshpejtimin e hapave për liberalizimin e vizave dhe afrimin me BE-në. Gjë e cila në kushte normale të fqinjësisë së mirë do të ishte inkurajuese edhe për ne se do të na jepte shpresë se edhe ne në të ardhmen e afërt do të bashkohemi familjes së madhe të BE-së. Por për të gjithë janë të njohura aktivitetet e Serbisë në pengimin e sovranitetit tonë dhe afrimi i një fqinji me BE me orientim armiqësor ndaj nesh do të thotë largimi i Kosovës nga këto procese të liberalizimit apo aderimit në BE”.
LDD kundërshton vendimin mbi shërbyesit civil
Drejtues të Shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) janë shprehur kundër vendimit që ka të bëjë me të drejtat dhe kufizimet e nëpunësve civil për zgjedhjet lokale të nëntorit, duke thënë se ky vendim lejon që shërbyesit të vihen në pozitë jo të barabartë me qytetarët tjerë, ndërsa kanë bërë të ditur se LDD të hënën do të dalë me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Në një konference për media, shefi i Shtabit zgjedhor të LDD-së, Sejdë Tolaj, tha se vendimi i nënshkruar ditë më parë nga ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe me Kushtetutën si aktin më të lartë juridik të vendit.
“Pasi që kemi vlerësuar dhe kemi analizuar me kujdes si Lidhje Demokratike e Dardanisë këtë vendim, kemi ardhur në përfundim nuk është i drejtë, është vendim i cili dëmton personelin arsimor, personelin shëndetësor dhe të gjithë shërbyesit civil. Eshtë vendim që cenon të drejtën themelore dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Republikës së Kosovës, e drejtë kjo e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të thotë e drejta për t”u zgjedh dhe për të zgjedhur dhe vendim i cili do me thënë atakon kategorinë më të respektuar të shoqërisë kosovare”, tha Tolaj.
Ndërkaq këshilltari politik i Shtabit zgjedhor të LDD-së, Ramadan Kelmendi theksoi se vendimi për shërbyesit civil i vendos ata në pozitë jo të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.
“Ky vendim shpjegues mbi pjesëmarrjen e shërbyesve civil në fushatën zgjedhore është në kundërshtim të bazuar dhe si i tillë është vendim kushtëzues me çka qytetarët e Republikës së Kosovës nuk janë të barabartë para ligjit. Eshtë jo i precizuar juridikisht dhe lë mundësi të interpretimeve subjektive, i lejon që shërbyesit të vihen në pozitë jo të barabartë me qytetarët tjerë dhe ajo që është më kryesorja është në tërësi i kushtëzuar nga kushtet në kundërshtim me legjislacionin, në fuqi që është në aplikim në Republikën e Kosovës”, theksoi Kelmendi.
Për më tepër Kelmendi shprehu dyshim e tij që kjo rregullore ka edhe për qëllim që gjatë fushatës zgjedhore një numër i madh i shërbyesve civil të detyrohen të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor, të rrezikojnë vendin e punës dhe të hapen vende të reja të punës për militantët e partive që ushtrojnë pushtetin.
Ndërkohë duke folur për prezantimin e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 15 nëntorit, shefi i Shtabit zgjedhor të LDD-së, Sejd Tolaj tha se ky subjekt politik të hënën do t”i bëjë publik kandidatët.
“Ju njoftoj edhe zyrtarisht se LDD-ja sot edhe nesër, do të thotë pikërisht asht siç jemi deklaruar gjatë vikendit do ta përgatisë versionin final të listës së kandidatëve, të cilët garojnë për kryetarë të komunave të Kosovës, por edhe për kuvende komunale. Besoj që për përbërjen e të gjitha kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale 2009, do të njoftoheni në një takim medial që do ta organizojë LDD-ja të hënën”, theksoi Tolaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Si reagojnë partitë politike për Protokollin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:27 pm

Si reagojnë partitë politike për Protokollin

LDD: Nënshkrimi i protokollit ka qenë i pritur.-ORA: Protokolli, Kosova pa ndikim dhe pa përfitim.-AKR: 'Marrëveshjet policore ndërajonale duhet mirëpritur.


Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi PARTY
Partitë politike në vend kanë reaguar ndaj nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Partitë politike në vend kanë reaguar ndaj nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, për bashkëpunim në fushën policore, marrëveshje kjo që u nënshkrua pa pëlqimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Subjektet opozitare deklarojnë se një gjë e tillë është pritur pasi që institucionet e vendit qysh në fillim kanë qenë të njoftuara për aranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë dhe karshi këtij aranzhimi ato kanë luajtur vetëm rolin e spektatorit.
Ndryshe nga shumica e subjekteve politike, Aleanca Kosova e Re, këtë marrëveshje nuk e shehë si të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë e vlerësuan të dëmshëm nënshkrimin e protokollit EULEX-Serbi, ndërsa kritikuan qëndrimin e institucioneve të Kosovës në lidhje me këtë çështje, duke thënë se reagimi më shumë është bërë në formë deklarative se sa me veprime konkrete.
"Duke u nisur nga sjelljet po edhe nga veprimet e bartësve të institucioneve të Kosovës, ky vendim ka qenë i pritur, sepse deklarimet e tyre nuk janë bazuar në veprime konkrete. Do të thotë diçka tjetër flasin, por veprimet e tyre nuk përkojnë me realitetin", ka thënë Sejdë Tolaj nga LDD-ja.
Partia Reformiste ORA mendon se “nuk është hera e parë që pala kosovare të paraqitet si spektatore e jo si aktore për zhvillimet të cilat kanë të bëjnë pikërisht me Kosovën dhe nuk është në gjendje të sheh e aq më pak të parasheh mundësitë të përfitimin e Kosovës nga këto zhvillime”.
Në konferencën e sotme për shtyp, Teuta Sahatqija, kryetare e Partisë Reformiste ORA, tha edhe këto:
"Ky protokoll do të ndihmojë Serbinë për përshpejtimin e hapave për liberalizimin e vizave dhe afrimin me BE. Gjë e cila në kushte normale të fqinjësisë së mirë do të ishte inkurajuese edhe për ne, se do të na jepte shpresë se edhe ne në të ardhmen e afërt do t’i bashkëngjitemi familjes së madhe të BE-së. Por për të gjithë janë të njohura aktivitetet e Serbisë në pengimin e sovranitetit tonë, dhe afrimi i një fqinji me BE me orientim armiqësor ndaj nesh, do të thotë largimi i Kosovës nga këto procese të liberalizimit apo aderimit në BE".
Ndryshe nga partitë e tjera opozitare, Alenca Kosova e Re, nënshkrimin e protokollit ndëmjet EULEX-it dhe Serbisë nuk e shehë si të dëmshëm për Kosovën.
“Të jemi të sinqertë se për këto gjëra vendos Solana e jo ne. Duhet ta dijmë kauzën tonë nëpër të cilën po kalojmë. Nuk guxojmë të kundërshtojmë miqët tanë që na kanë ndihmuar gjatë kohëve të vështira që të arrijmë deri te liria dhe sovraniteti ynë”, kështu është shprehur, ndër të tjera, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Reagime negative për protokollin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:29 pm

Reagime negative për protokollin

Opozita në Kosovë ka reaguar pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Serbisë, duke i kritikuar institucionet e Kosovës se nuk po e tregojnë të vërtetën para qytetarëve. Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve ripërsërisin se Kosova nuk është palë në këtë, siç e quajnë, aranzhim teknik mes EULEX-it dhe Serbisë.



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Xhavit%20beqiri
Zëdhënësi i Presidencës, Beqiri, nga ana e tij rithekson se si presidenti, ashtu edhe kryeministri, që nga fillimi kanë qenë shumë të hapur rreth kësaj çështjeje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes EULEX-Serbi, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar, duke ritheksuar pozicionin e Prishtinës zyrtare se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhimet teknike ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë, për bashkëpunim në fushën e policisë
"Qëndrimi i presidentit është ai i përhershmi dhe ky qëndrim është bërë i ditur për opinionin gjatë gjithë kësaj kohe”.
“Presidenti bashkë me kryeministrin, sërish kanë pohuar se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë”, thotë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
Nga ana tjetër, edhe partitë opozitare e kanë kritikuar Qeverinë dhe Presidencën e vendit për lejimin e një marrëveshjeje të tillë ndërmjet EULEX-it dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi --isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, vlerëson se kjo gjendje e krijuar me nënshkrimin e protokollit, është një dobësi e institucioneve dhe, sipas tij, kjo marrëveshje do të ketë edhe pasoja për vendin.
“Ky nënshkrim i marrëveshjes ka sjellë pasojat e njohura dhe është dobësi për institucionet e vendit, të cilat në vend që të ndërmarrin iniciativë për të ofruar nënshkrim të protokollit me vendet fqinje, po i lejohet që EULEX-i të luajë sikur dikur rolin që e ka luajtur UNMIK-u, e që ka qenë në një administrim ndërkombëtar Kosova”.
“Prandaj, një neglizhencë e tillë ka shkaktuar edhe dëmin, edhe në aspektin e përfaqësimit të Kosovës dhe funksionimit të institucioneve të saj”, thotë Isufi.
Zoti Isufi pohon se krerët më të lartë të vendit nuk po e tregojnë të vërtetën për qytetarët e Kosovës .
Ai, madje, thekson se imazhi i Kosovës po dëmtohet çdo ditë e më shumë, sepse, siç shprehet ai, të tjerët po vendosin për Kosovën.
“Presidenti dhe kryeministri nuk po i tregojnë të vërtetën qytetarëve të Kosovës dhe po lejojnë që vendimet, të cilat ndërmerren nga të tjerët, të ndikojnë në pasoja për Kosovën”.
“Kjo mënyrë e sjelljes po e dëmton imazhin e Kosovës, sepse po lejohet që të tjerët të marrin iniciativa siç ka ndodhur me gjashtë-pikëshin; edhe ky element është vazhdimësi e përmbushjes së Planit 6-pikësh. Pasojat janë në shumë aspekte. Aspekti i parë është dobësimi i institucioneve të Kosovës në një vend të pavarur dhe sovran”, shpjegon Isufi.
Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi --kurti
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje!”, Albin Kurti, i cili deri më tash e ka kundërshtuar ashpër nënshkrimin e protokollit për policinë ndërmjet EULEX-it dhe shtetit serb, thotë se përmes këtij protokolli po zbatohet plani 6-pikësh i OKB-së për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Albin Kurti, lider i lëvizjes "Vetëvendosje"Kurti shpreh bindjen se kundërshtimi i Prishtinës zyrtare është vetëm formal.
“Nga ky protokoll për bashkëpunim policor në mes të EULEX-it dhe Serbisë, Serbia përfiton në mënyrë të trefishtë”.
“E para, fiton informata të vlefshme të natyrës policore nga Kosova nëpërmjet EULEX-it; e dyta, e trashë lidhjen e varësisë së Kosovës nga Serbia, nëpërmjet sforcimit të Rezolutës 1244 dhe zbatimit të gjashtë-pikëshit; dhe, e treta, e largon kushtin e parë dhe më të rëndësishmin për liberalizimin e vizave”, thotë Kurti.
Zëdhënësi i Presidencës, Beqiri, nga ana e tij rithekson se si presidenti, ashtu edhe kryeministri, që nga fillimi kanë qenë shumë të hapur rreth kësaj çështjeje.
“Qoftë presidenti, por edhe kryeministri kanë qenë shumë transparentë dhe të hapur me këtë çështje. Kanë kundërshtuar të ashtuquajturin protokoll që në fillimet e tij dhe kanë mbajtur këtë qëndrim në mënyrë konsekuente. Edhe deklarata e djeshme e presidentit dhe kryeministrit e dëshmon këtë”.
“Por, duhet të ritheksojmë se institucionet e Republikës së Kosovës ripohojnë se ky kundërshtim i protokollit në asnjë mënyrë nuk do ta zbehë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ta luftuar krimin e organizuar”, thekson Beqiri.
Përderisa kundërshtimet e Prishtinës ndaj këtij protokolli, tashmë, janë shprehur hapur, EULEX-i konfirmon angazhimet edhe për dy marrëveshje të tjera me Serbinë.
Ndryshe, presidenti dhe kryeministri, pas një takimi ditë më parë me krerët e misioneve ndërkombëtare, e patën quajtur të mbyllur çështjen e protokollit EULEX-Serbi. REL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty “Protokolli - poshtërim për Serbinë“

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:46 pm

“Protokolli - poshtërim për Serbinë“


Nga Express

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se me nënshkrimin e marrëveshjes me EULEX-in, përfaqësuesit e qeverisë e kanë poshtëruar vendin.

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Koshtunica-490x320



“EULEX në dokumentet e tij zyrtare e pranon Kosovën si shtet të pavarur, i cili i ka kufijtë e vet. Prandaj, me nënshkrimin, qeveria aktuale e ka poshtëruar Serbinë dhe i ka kthyer shpinën popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Koshtunica, për mediat serbe.

Ai ka theksuar se më këtë protokoll, Serbia bëhet i vetmi shtet në Evropë, që me vullnet nënshkruan vendosjen e kufijve, që ndajnë territorin e saj.

Edhe Partia Radikale Serbe ka akuzuar qeverinë për "tradhti të madhe", transmeton REL.

Kjo parti ka vlerësuar se duke i kënaqur SHBA-të me nënshkrimin e protokollit me EULEX-in, qeveria ka konfirmuar se ka hequr dorë nga Kosova dhe ka pranuar pavarësinë e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Qeveria vetëm spektatore

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:48 pm

Qeveria vetëm spektatore


Nga Express

Partia Reformiste ORA e kritikoi sot Qeverinë e Kosovës se po sillet si spektatore, e jo si aktore, për zhvillimet të cilat kanë të bëjnë me vendin.


Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Teuta_sahatqija-490x320



Kritikat e kësaj partie erdhën një ditë pas nënshkrimit të protokollit në fushën e policisë, ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, megjithë fjalët e “forta” që ishin dhënë më herët prej Qeverisë se protokolli, në asnjë mënyrë nuk do të nënshkruhet.

“Ndërsa pas nënshkrimit të djeshëm të po atij protokolli, dëgjojmë nga po të njëjtit udhëheqës se kjo nuk paraqet kompetencën e Kosovës, se nuk ka ndonjë rrezik për shtetësinë e Kosovës e se e forcon bashkëpunimin e Kosovës me BE-në”, tha Teuta Sahatqija, kryetare e ORA-s.

Madje, sipas saj, Qeveria në formë afirmative flet se policia dhe shteti i Kosovës nuk janë të involvuar në këtë protokoll që nënshkruhet me shtetin fqinj, i cili me gjithë mjetet tenton ta minojë sovranitetin tonë.

“Ky protokoll do të ndihmojë Serbinë për përshpejtimin e hapave për liberalizimin e vizave dhe afrimin me BE-në. Gjë e cila në kushte normale të fqinjësisë së mirë do të ishte inkurajuese edhe për ne se do të na jepte shpresë se edhe ne në të ardhmen e afërt do të bashkohemi familjes së madhe të BE-së. Por për të gjithë janë të njohura aktivitetet e Serbisë në pengimin e sovranitetit tonë dhe afrimi i një fqinji me BE me orientim armiqësor ndaj nesh do të thotë largimi i Kosovës nga këto procese të liberalizimit apo aderimit në BE”.

Sipas Sahatqisë, është brengosëse mungesa e kapaciteteve shtetërore si dhe mungesa e theksuar në vlerësimin e situatave, sikur kjo me protokoll, dhe mjeteve të përdorura për reagim ndaj po këtyre situatave (fjalët se nuk do të nënshkruhet), apo edhe kushtëzimi i reciprociteteve dhe favoreve për diçka që nuk mund të pengohet (liberalizimi i vizave), megjithë numrin e madh të personelit dhe këshilltarëve të shumtë qeveritarë.

“Nuk është hera e parë që pala kosovare të paraqitet si spektatore, e jo si aktore për zhvillimet të cilat kanë të bëjnë pikërisht me Kosovën dhe nuk është në gjendje të sheh e aq më pak të parasheh mundësitë të përfitimin e Kosovës nga këto zhvillime”, theksoi ajo.

Pasi Kosova nuk ishte në gjendje të përfitojë diçka nga ky protokoll, sipas kryetares së ORA-s, mbetet vetëm të shihet a do t’i sjellë Kosovës ndonjë rezultat pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Apo nënshkrimi ka qenë vetëm një ndihmë Serbisë për përfitim për liberalizim të vizave pa kundërshpërblim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Protesta mbahet të hënën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:50 pm

Protesta mbahet të hënën


Nga Besiana Xharra
Protesta kundër protokollit për bashkëpunim policor EULEX- Serbi do të mbahet këtë të hënë, dhe jo të mërkurën sikur ishte paralajmëruar dje, kanë vendosur përfaqësuesit e 22 organizatave joqeveritare.


Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Visar_kryeziu_demonstrate002-490x320


Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tha se plani i protestës ka ndryshuar, pasi që dje pas konferencës u mor vesh se protokolli tashmë veç është nënshkruar.

Protesta do të mbahet të hënën, me fillim në ora 12, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në numër sa më të madh për të kundërshtuar marrëveshjen që e dëmton Kosovën.

“EULEX nuk do të ndalet veç me nënshkrimin e këtij protokolli që ka të bëjë me bashkëpunim policor Eulex - Serbi. Pas këtij do të vijnë edhe dy nënshkrime tjera, ai për gjykata dhe ai për dogana”, tha Kurti.

Me këtë nënshkrim, sipas tij, Kosova do të humbë shumë, sepse përveç tjerash, të gjitha informatat policore të Kosovës, EULEX-i do t’ia përcjellë Serbisë.

Megjithatë, do të protestohet

Pas vetëm disa orësh që organizatat joqeveritare të Kosovës lajmëruan për organizimin e një proteste masive kundër nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim policor mes Serbisë dhe Eulex-it, erdhi konfirmimi se ky protokoll u nënshkrua.

Nënshkrimi u bë të premten dhe u kuptua pas konferencës që organizatat treguan për protestë. Mirëpo, sipas liderëve të këtyre organizatave, protesta prapëseprapë do të mbahet ashtu siq është thënë.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tha se nënshkrimi i Protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë është shumë i padrejtë dhe shumë i dëmshëm për Kosovën.
“EULEX-i është bërë agjent i shtimit dhe i trashjes së lidhjeve të varësisë së Kosovës me Serbinë”, tha Kurti për Express, pas lajmit se EULEX-i ka nënshkruar protokollin.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të organizohen e të mobilizohen kundër EULEX-it dhe protokolleve të tij, të cilat sipas tij, nuk do të ndalen vetëm me këtë bashkëpunimin policor.

“Është e qartë se nuk mund të llogarisim në qeverinë, e cila duket që më të rëndësishme e konsideron vetveten sesa shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.
Kurti shtoi se 22 organizata u bashkuan për kundërshtimin e këtyre protokolleve dhe hipokrizisë së krerëve institucionalë.

Këto organizata po këtë ditë bënë thirrje që të mërkurën, më 16 shtator, të dalin sa më shumë qytetarë për të protestuar këtë protokoll dhe protokollet tjera që Eulex po i nënshkruan me Serbinë.

Protesta do të jetë e ngjashme me atë të 2 dhjetorit të vitit 2008, ku rreth 40 mijë qytetarë të Kosovës dolën për të protestuar kundër 6 pikëshit, e që edhe tani pritet të ketë edhe më shumë njerëz për të protestuar protokollin Eulex – Serbi.

“Vitin e kaluar më 2 dhjetor qytetarët dolën në rrugë dhe aty i thanë jo 6 pikëshit. I thanë jo cenimit të sovranitetit, jo pazarllëqeve të Eulex-it me Serbinë, por nuk i thanë jo Bashkimit Evropian edhe integrimit të Kosovës si shtet sovran. Kështu edhe të mërkurën, më 16 shtator në orën 12, do të tubohemi përsëri para Bibliotekës Kombëtare, përsëri do të dalim të demonstrojmë kundër protokolleve të Eulexit me Serbinë”, u shpreh Igballe Rugova, pjesë e rrjetit të grave të Kosovës, në këtë konferencë.

Serbët janë ata që kanë vrarë me mijëra qytetarë, kanë dhunuar me mijëra femra, kanë dëbuar rreth 1 milion kosovarë prej vendit si dhe kanë kallë e shkatërruar 120 mijë shtëpi, tha Visar Ymeri nga organizata Vetëvendosje.

Sipas tij, ky është krimi më i freskët i Serbisë që ka pas ndaj Kosovës dhe për këtë nuk duhen lejuar nënshkrime të protokolleve të tilla.

”Serbia përveç të kaluarës kriminale, e ka edhe të tashmen kriminale për shkak se edhe sot ajo ka në Kosovë strukturat e saj paralele, të cilat përveç që po e cenojnë dhe minojnë sovranitetin e Kosovës po përfshihen edhe drejtpërdrejt në krime kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha Ymeri.

Ai përmendi disa prej krimeve të tyre të bëra edhe tani nga strukturat paralele serbe, si pengimi i ndërtimit të shqiptarëve te Kroi i Vitakut, përfshirja e tyre në djegien e dy pikave doganore në veri të Kosovës.. Pastaj uzurpimi i gjykatës në veri, që u pat bërë nga ata. “Këto struktura përveç këtyre krimeve janë edhe duke e dëmtuar çdo ditë buxhetin e Kosovës, në veri të Kosovës për çdo ditë hyjnë nga Serbia në Kosovë nga 300 maune me mall serb pa kurrfarë tatimi e taksë doganore, e cila gjë dëmton buxhetin e Kosovës”, tha Ymeri.

Këto janë vetëm disa prej krimeve që serbët janë të përfshirë tani, tha ai, duke shtuar se secili politikan serb e ka për qëllim kthimin e Kosovës nën sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. “Po i përmendi këto krime për ta bërë sa më të qartë se sa i padrejtë është nënshkrimi i këtij protokolli”, u shpreh ai.

Ndërsa për drejtuesit e organizatës Çohu, asnjë deklaratë serioze nga qeveritarët tanë nuk ka ardh për të kundërshtuar këtë protokoll. Sipas tyre, ata e kanë thënë vetëm një JO sa për të fituar kohë që në fund t’i qesin qytetarët e vet, para aktit të kryer.

Në konferencë u tha se EULEX po vazhdon me nënshkrimin e protokolleve të njëpasnjëshme, të cilat çdo ditë e më shumë po e mohojnë pavarësinë e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Vetëvendosja thërret për protesta

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 8:00 pm

Vetëvendosja thërret për protesta

Nga Vetëvendosja
E nisim javën me demonstratë


Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi +-demoo

Në konferencën e sotme për shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, në emër të 23 organizatave që u bënë bashkë për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi, njoftuan që kjo demonstratë do të mbahet dy ditë më herët, pra, të hënën, me 14 shtator 2009, në orën 12:00. Marshi protestues fillon nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.
Me këtë rast, Albini sqaroi që “nuk bën që të fillojë java, të fillojë dita e parë e punës, të ngjajë e hëna sikur të mos kishte ngjarë asgjë të premten. Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm.” “Ne nuk mund të jemi assesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim.” – shtoi ai.
Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi PosterV

Po ashtu, Albini theksoi që “krerët institucionalë thanë që ata janë palë jashtë këtij aranzhmani teknik, mirëpo, Kosova është përbrenda këtij aranzhmani. Institucionet u anashkaluan porse Kosova pësoi. Kjo është dëshmi se ata brengosen për veten e tyre ama jo edhe për Kosovën. Nuk mund të jenë njerëzit në krye të institucioneve të Kosovës më të rëndësishme se Kosova, se qytetarët e Kosovës e se shteti i Kosovës.
Protokolli i bashkëpunimit policor EULEX-Serbi është përfitim i trefishtë i Serbisë. Së pari, Serbia fiton informata shumë të vlefshme të natyrës policore. Së dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh në zbatimin e 6 Pikëshit. Së treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbsë drejt liberalizimit të vizave.
Pas këtij Protokolli do të vijnë së paku edhe dy protokolle të tjera: ai për gjyqësinë dhe ai për doganat. E gjithë kjo është veçse implementim i planit famëkeq 6 pikësh të Ban Ki-moon-it. E, ky plan, siç e dimë, është vetëm një emërtim tjetër për planin e ish ministrit serb për Kosovën Slobodan Samarxhiq për ndarjen funskionale të Kosovës.
Ne nuk jemi kundër BE-së por kundër EULEX-it e protokolleve të tij që i shtojnë dhe i trashin lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë. Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE-së në Kosovë të cilat thirren në sundimin e ligjit por kanë imunitet prej ligjit, thirren në transparencë por funksionojnë edhe në bazë të dokumenteve sekrete, thirren në llogaridhënie por nuk i japin përgjegjësi asnjë institucioni të Kosovës, thirren në demokraci por mbajnë fuqi ekzekutive arbitrare.”
Në anën tjetër, Avni Zogiani potencoi që “politikanët e kosovës janë të korruptuar andaj edhe të shantazhuar dhe për pasojë nuk na i mbrojnë interesat. Ky është shpjegimi pse këta politikanë thonë se nuk e njohin Protokollin por njëkohësisht pohojnë se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me EULEX-in, duke e bërë kësisoj absurd kundërshtimin e tyre edhe ashtu vetëm verbal.” Në fund Avniu shtoi që EULEX-i nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur por e njeh Serbinë si palë që duhet të pyetet për Kosovën”.
Albin Kurti dhe Avni Zogiani, në emër të 23 subjekteve shoqërore që janë bashkorganizatore të kësaj demonstrate kundër protokolleve EULEX-Serbi, kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë dhe për sovranitet, iu bënë thirrje qytetarëve që masivisht t’i bashkohen demonstratës që mbahet të hënën, me 14 shtator 2009, duke filluar në orën 12:00, e duke u nisur nga vendgrumbullimi – Biblioteka Kombëtare në Prishtinë. Vetëvendosja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty PD: Protokolli shkelje e sovranitetit të shtetit të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 8:06 pm

PD: Protokolli shkelje e sovranitetit të shtetit të Kosovës



PD konsideron se nënshkrimi i protokollit të Misionit EULEX pa nënshkrimin e njëkohshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës paraqet shkelje të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe është indikator i qartë se çështja e pavarësisë së vendit për Bashkësinë Evropiane është ende diskutabile. Me këtë veprim BE ka treguar se në proceset e integrimeve Evropiane Kosova nuk trajtohet si shtet por si territor nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësisë Evropiane, që është e papranueshme për shumicën substanciale të qytetarëve të saj.
PD përshëndet angazhimin e Misionit EULEX në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërkon nga institucionet e vendit vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me faktorin ndërkombëtar në këtë drejtim. Njëkohësisht, PD kërkon refuzimin e zbatimit të këtij Protokolli në pikat që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Partia e Drejtësisë mbështeti iniciativën e Presidentit Sejdiu që fushata zgjedhore të zgjasë 3 jave duke e konsideruar si kohë të mjaftueshme për shpalosjen e programeve zgjedhore të kandidateve dhe të partive politike dhe si kontribut i drejtpërdrejtë për zvogëlimin e kostos së shpenzimeve të paarsyeshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty PSD: Protokolli EULEX Serbi i dëmshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 8:07 pm

PSD: Protokolli EULEX Serbi i dëmshëm

Kritikojnë, por nuk kundërshtojnë

Protokolli EULEX – Serbi është i dëmshëm më shumë për mënyrën se si është menaxhuar nga institucionet vendore se sa nga vetë përmbajtja, ka deklaruar zyrtari për informim në PSD, Tomor Maloku, në takimin e të dielës me gazetarë. “Ne parimisht jemi për luftimin e krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative në shoqëri, por mendojmë se Kosova është dëmtuar për më tepër është poshtëruar nga fakti se nuk është respektuar Kushtetuta dhe institucionet e vendit me faktin që Kosova nuk është pjesë e këtij protokolli”, tha Maloku.
Protokolli EULEX- Serbi është nënshkruar të premten, ndërsa institucionet u deklaruan se nuk janë pjesë e tij, por premtuan se do ta luftojnë krimin e organizuar. Po ashtu protokolli u përkrah edhe nga Stejt Departamenti Amerikan dhe paraprakisht qe përkrahur nga vendet e kuantit.
Në këtë konferencë, socialdemokratët kanë shprehur solidarizimin e tyre me nënat gjakovare, të cilat tash e sa ditë janë në grevë duke kërkuar zbardhjen e aftit të më të dashurve të tyre, ndërsa kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që kjo çështje sa më parë të zbardhet.
Nënat gjakovare kanë paralajmëruar se që nga sot (e hënë) do të hyjnë në grevë urie dhe se do të bojkotojnë çdo komunikim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty GNK: Protokolli ka dëmtuar marrëdhëniet EULEX-Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:11 pm

GNK: Protokolli ka dëmtuar marrëdhëniet EULEX-Kosovë



Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi PRAGA
Praga



Pragë - Protokolli EULEX-Serbi nuk e cenon sovranitetin e Kosovës, por ky protokoll i ka dëmtuar plotësisht marrëdhëniet mes EULEX it dhe Kosovës, tha Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Sipas tij, kjo është përgjegjësi e të dyja palëve, por, para së gjithash, është përgjegjësi e EULEX it. Në një intervistë për REL Prelec ka kritikuar EULEX in, duke thënë se do të duhej të ishte "shumë më transparent" dhe do të duhej ta përfshinte Qeverinë e Kosovës në proces sa më shpejt që të ishte e mundur. Ndërkaq për Qeverinë e Kosovës ai thotë se "duhej të kishte këmbëngulur që të kishte një rol aktiv në negocimin e protokollit dhe jo të rrinte mënjanë e të përpiqej ta sabotonte". "Nëse Qeveria e Kosovës do të kishte këmbëngulur që të konsultohej lidhur me protokollin, pa diskutim që do të kishte pasur ndikim. Ata nuk e zgjodhën këtë rrugë dhe vepruan gabim". Pyetjes nëse BE ja do të ndryshojë qasjen me dy protokollet e tjera, përfaqësuesi i GNK konsideron se "ka një lloj ndërgjegjësimi", por megjithatë ai nuk mendon se një pjesë e BE së e "ka kuptuar se sa shumë e ka dëmtuar misionin e vet me mënyrën si rrodhën ngjarjet rreth protokollit". "Kjo është shqetësuese. Ka nevojë për më shumë fleksibilitet. Kemi dëgjuar shumë të thuhet nga BE ja se po e ndihmojmë Kosovën, po përpiqemi së tepërmi dhe se qëllimet tona janë të mira. Deklarata të tilla nuk ndihmojnë", nënvizon Prelec. Sipas tij, njerëzit që ndihmon duhet të të shohin si të ndershëm. "Momentalisht, evropianët e misionit të EULEX it nuk po shihen si të tillë. Është përgjegjësi e tyre që ta rregullojnë dëmin e shkaktuar", tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi Empty Re: Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi