Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!

Shko poshtë

Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! Empty Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:54 pm

Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!

E përgatiti: Diella XHOKLI
Femrat sot janë nën presion më shumë se kurrë. Nga to pritet që të jenë bashkëshorte të mira, nëna model, të suksesshme në punë dhe që gjithmonë të jenë të disponuara. Epiqendra e tërë këtyre është shëndeti i mirë. Por si ta mbajmë atë me tërë këto kërkesa të shumta që i parashtron shoqëria?


Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! Ffff

Mjekët në tërë botën i këshillojnë femrat që shëndeti i tyre duhet që të jetë në rend të parë. Edhe pse këtë të gjithë e dimë, shpesh harrojmë që personi i sëmurë nuk mund t’i sjell asgjë as vetes e as të tjerëve. Për këtë arsye, ndaluni në një moment, dëgjojeni trupin dhe përkushtojuni shëndetit tuaj. Jua sjellim disa këshilla të fshehta mjekësore që duhet t’i dijë secila femër.
Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! 1pm
Magnezi, shumë i rëndësishëm
Disponimi i keq dhe mbajtja e ujit në trup e cila e godet shumë femra një javë para ciklit menstrual, mund të zbutet me futjen e magnezit në organizëm. Magnezi e rrit prodhimin e dopaminas i cili është përgjegjës për disponimin e mirë, dhe e parandalon edhe mbajtjen e ujit në trup. Magnezi mund të gjendet në tërë drithërat, fasule dhe në perimet e gjelbra. Organizmit të femrës gjatë ditës i nevojiten 270 mg magnez. Nëse nuk e futni këtë në organizëm nëpërmjet gjërave të cekura më lart, gjithmonë gjatë kësaj periudhe merrni pilulën me magnez si zëvendësim.
Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! 2pm
Dhembja në shpinë
Femrat shumë shpesh ballafaqohen me dhembjen në shpinë. Për këtë janë përgjegjëse shtatzënia, menstruacionet dhe gjinjtë. Megjithatë, këtë dhembje shumë lehtë mund ta largoni, dhe atë me ndihmën e ushtrimeve për bark. Muskujt e dobët të barkut shkaktojnë dhembjen në pjesën e poshtme të shpinës pasi që nuk mund ta mbajnë atë. Secilin mëngjes apo mbrëmje duhet që t’i bëni disa ushtrime të thjeshta për barku. Këto ushtrime do t’i forcojnë këta muskuj, ndërsa dhembja në pjesën e poshtme të shpinës do të zhduket.
Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! 3pm
Depresioni
Depresioni nuk duhet që domosdo të lidhet me gjendjen mentale. Ajo mund të jetë shenjë e paralajmërimit për ndonjë sëmundje tjetër apo gjendje. Depresioni dhe ankthi mund të jenë simptoma të hershme të anemisë, sëmundjeve të tiroides apo menopauzës. Para se të vendosni që të merrni antidepresues, kontrolloni gjendjen tuaj fizike. Luteni mjekun tuaj që t’u bëjë të gjitha analizat në mënyrë që të jeni të sigurt që jeni fizikisht të shëndoshë.
Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! 4pm
Barku i fryrë
Kanceri i vezorëve, i njohur si ‘vrasësi i qetë’, për fat të keq, i një numri të madh të fermave. Kjo sëmundje dëmsjellëse nuk ka simptome ‘të dukshme’ prandaj është vështirë që të zbulohet. Simptomi më i shpeshtë është barku i fryrë të cilin femrat shpesh e shohin të bërë ashtu për shkak se ‘lidhet’ me diçka që kanë ngrënë. Nëse kjo fryrje ju mundon më shumë se disa javë, koha është që ta vizitoni mjekun. Ndoshta nuk është asgjë serioze, por është mirë që të keni kujdes për shëndetin tuaj.
Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?! 5pm
Lodhja
Femrat shpesh dinë që lodhjen ta lidhin me aneminë kështu që fillojnë që të marrin hekur, por kjo mund të sjell më shumë dëm se sa dobi. Sëmundja që shpesh mund të shkaktohet nga kjo është ‘hemokromatoza’. Bëhet fjalë për çrregullimin e metabolizmit me hekur në të cilin absorbimi i rritur i hekurit sjell vonesa e tepruar në reagim te organet e caktuara, së pari mëlqia, pankreasi, zemra dhe hipofiza. Nëse jeni shpesh të lodhur, keni kokëdhembje dhe jeni të dobtë, patjetër kontrollojeni gjendjen e gjakut tuaj. Dyshimin është mirë që gjithmonë ta largoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi