Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj

Shko poshtë

Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj Empty Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 10:52 pm

Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj

Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj Sali-berishaVëzhgimi
Të zgjidhesh ministër nuk është çështje fati, por më shumë çështje merite. Tani kemi një qeveri prej 15 ministrash, të cilët do të drejtojnë shtetin për 4 vjet. Por ku qëndron “pika e fortë”, e cila i ka çuar ata në marrjen e posteve? Gazeta “Tirana Observer” boton sot CV-të dhe të pathënat e 15 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Si e kanë nisur jetën politike, angazhimet e tyre, e deri tek punët që kanë bërë.

Ilir Meta - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Mori postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm falë marrëveshjes midis LSI-së dhe PD-së. Meta dhe Berisha bashkëpunojnë për herë të parë sëbashku që nga viti 1991, që janë aktiv në politikë.
-Diplomuar për Ekonomi Politike në Fakultetin e Ekonomisë, -Universiteti i Tiranës.
-Studime Pasuniversitare në të njëjtën fushë.
-Në vitin 1990 është angazhuar në lëvizjen studentore në përmbysjen e regjimit komunist.
-Nga viti 1992 e në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë.
-1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
-Është një ndër themeluesit e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e këtij forumi në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESSH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, nënkryetar (1992-1995) dhe kryetar (1995-2001).
-Anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992, dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (korrik 2003).
-Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës.
-1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste
-1994 - 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
-Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001.
-Shator 2001 - shkurt 2002 sërish kryeministër.
-Zv.Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhë korri k2002 - korrik 2003.
-Zv.Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit Qeveritar gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian
-Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)

Lulzim Basha- Ministër i Brendshëm
Lulzim Basha është ndër të besuarit kryesorë të kryeministrit Berisha. Brenda katër vitesh Basha ka drejtuar dikasterin e ministrisë së Transporteve, më pas në ministrinë e Jashtme dhe aktualisht është pozicionuar në ministrinë e Brendshme.
-Jurist (Maester in de Rechten ekuivalenti i LLM), i specializuar në të drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë
-Shtator 2005 dhe në vazhdim, deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë.
-Shtator 2005 - maj 2007, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
-Janar 2005 dhe në vazhdim, koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Partia Demokratike, Tiranë
-Korrik 2000 – tetor 2001, këshilltar ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK.
-Maj 1998 – korrik 1999, pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove; Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.
-Maj 2007-shtator 2009, Ministër i Jashtëm.

Bujar Nishani – Ministri i Drejtësisë
Posti i ministrit të Drejtësisë do të mbahet nga ish ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Për shkak të disa problemeve shëndetësore, Nishani e humbi postin e mëparshëm për tu vendosur në një vend që nuk kërkon shumë lëvizje.
-1988, Akademia Ushtarake "Skënderbej"
-2004 , Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik; Instituti i Gjuhëve të Huaja,
-1996, San Antonio Teksas, USA; studimet pasuniversitare, Kaliforni (ShBA);
-2004, Master për Studime Europiane
-2001, Sekretar i Përgjithshëm, dega PD-së, Tiranë
-2004,Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
-2005,Anëtar i Kryesisë së PD-së.
Maj 2007-shtator 2009, Ministër i Brendshëm

Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit
Majlinda Bregu u kthye nga një zëdhënëse e PD-së në një bashkëpunëtore e kryeministrit. Është e vetmja zonjë në kabinetin qeveritar, i cili dominohet nga burrat në 95 për qind të tij. Ashtu si mandatin e kaluar dhe këtë herë Bregu do të jetë ministre e Integrimit.
-Mars 2007 - e në vazhdim, ministre e Integrimit Evropian
-Mars 2007 – e në vazhdim, zëdhënëse e Qeverisë
-Korrik 2005 – e në vazhdim, deputete e Parlamentit, Partia Demokratike (PD)
-Korrik 2005 – Mars 2007, kryetare e Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Parlamentin Evropian
-Anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetin dhe Çështjet Sociale
-Kryetare e nën-komisionit për Të Miturit dhe Barazinë Gjinore
-Prill 2004, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
-Janar 2004, koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin e Orientimit të Politikave, PD
- Shkurt 2007 Zëdhënëse e fushatës së zgjedhjeve vendore
Përvoja personale
-Shtator 2005 – e në vazhdim, pedagoge e ftuar, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale;
“Metodat e kërkimit Shkencor & Çështjet Gjinore”.
-2004 – 2005 Koordinatore Kombëtare e Institutit Gjinor, Universiteti i Tiranës.
-1996 - 2005 Lektore, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
-"Metodat e kërkimit Shkencor & Çështjet Gjinore”
1992 – 2005
Programe dhe produksion në Media
Karriera akademike
-2001 - 2004, doktoraturë, Universiteti i Urbinos, Itali, në “Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ”
-2001 - 2003, Master në Studimet e Politikave Sociale, Universiteti i Tiranës.
-1992 - 1996, Diplomë në Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
-1997 - 2004, Praktika dhe kurse me kohëzgjatje mesatare në Universitetin Mc Gill,Montreal, Kanada; Instituti NOVA për kërkimin shkencor dhe Politikat Sociale, Oslo, Norvegji; Universiteti Viadrina, Gjermani etj.

Ridvan Bode- Ministër i Financave
Ridvan Bode gjatë diskutimit të qeverisë ka qenë ministri më i sigurt për tu rikonfirmuar. Bashkëpunimi midis Bodes dhe Berishës fillon që në fillim të viteve ’90 dhe duket se do të vazhdojë gjatë.
Datëlindja: 26 qershor 1959
-1979-1983, UB Tiranë, diplomuar "Financier i Lartë"
Studime Pasuniversitare
-1992-1993 Montpellier, Francë "Diplome de Specialisation Post Universitaire" (DSPU), me vlerësimin "Cum Maxima Laude"
-1992-1995 Përfundon ciklin e thelluar të studimeve pasuniversitare Montpelier France dhe fiton titullin "Master of Science" në opsionin "Kërkim shkencor", me vlerësimin "Cum Maxima Laude"
-Deputet në Legjislaturat Legjislatura XIII-të, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
-Viti 2001, eputet i listës shumëemërore në Legjislaturën XV-të, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
-Viti 2005, deputet i zonës elektorale 81 Korçë.
-Legjislatura XVI, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike
Karriera politike
-1996-1997, ministër i Financave
-1996-1997, deputet në Kuvendin e Shqipërisë
-1997-1999, sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH
-1999-2001, sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH
-2001-2005 e në vazhdim, Sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Karriera profesionale
-1983-1990 Shef i degës së financës Përrenjas, Librazhd
-1991-1995, Pedagog i Analizës Financiare në Universitetin Bujqësor Tiranë
-1995-1996, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Ministria e Financave
-1996-1997, Ministër i Financave

Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Ashtu si Arben Imami dhe Genc Ruli ka pasur një histori të komplikuar me kryeministrin Berisha. Aktualisht Ruli përbën një nga shtyllat e PD-së dhe njihet si aleat i fort i Berishës.
Datëlindja: 11.04.1958
Arsimimi
-1977 –1981, Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
-1978 –1982, Diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti Tiranës
-1986, Mbron gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
-1994, I jepet titulli Profesor, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tiranës
Eksperienca pune
-1996 – aktualisht, Pedagog i Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës
-1996 – aktualisht, President, Instituti i Studimeve Bashkëkohore
-1992 – Maj 2005, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Instituti i Sigurimeve (INSIG).
-1994 – 1996, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës
-1991-1996, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Praktikes Parlamentare të Lindje - Perëndimit, Amsterdam, Holandë
-1992 – 1993 Ministër i Financave dhe Ekonomisë
-Qershor–Dhjetor 1991 -Ministër i Financave, Qeveria e Stabilitetit
-1982 – 1990 Pedagog i Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës

Sokol Olldashi- Ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit
Sokol Olldashi është ndër të emrat e besuar të Berishës. Edhe pse i zhgënjyer nga zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, edhe pse nga Fieri solli një rezultat të pakënaqshëm, sërish Kryeministri i besoi Olldashit postin e Ministrit të Transporteve.
Arsimi dhe kualifikime
-2004 College of Defense at the Command of Doctrines (National Security Policies)
-1991-1995 Universiteti i Tiranës -Fakulteti i Drejtësisë. (Graduated as lawyer) ()
Veprimtaria politike
-2002-në vazhdim Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
-2005-në vazhdim Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
-2001–2005 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
-Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë
-Anëtar i Komisionit Bipartizan për shqyrtimin e vërejtjeve dhe rekomandimeve të Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2001
-2005–2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26.
-2005–2007 Ministër i Brendshëm
-2007-në vazhdim Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Arben Imami- Ministër i Mbrojtjes
Në se do të ktheheshin në vite para, një bashkëpunim midis Imamit dhe Berishës do të dukej utopi. Por e tashmja është krejt ndryshe. Imami është ndër bashkëpunëtorët më të afërt aktual të kryeministrit dhe do të mbaj postin e ministrit të Mbrojtjes.
Datëlindja: 21.01.1958
Arsimi dhe Kualifikimet
-1999-2000, Fellowship ne School of Foreign Service Georgetown University Washington D.C, USA
-1977-1981, Instituti i Lartë i Arteve, Tiranë
Detyra Shteterore
-2000 – shkurt 2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
-2000-2001, Ministër i Drejtësisë
-1997-1999, Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin
-1997-1998, Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
-1997-2005, Deputet
-1992-1996 , Deputet
Poste Politike
-2000- 2002, Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partisë
-1992-1997, Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Përgjithshëm
-1990-1992, Partia Demokratike e Shqipërisë Nënkryetar i PD

Myqerem Tafaj- Ministër Arsimit dhe Shkencës
Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jetë Myqerem Tafaj i cili ka mbuluar pikërisht çështjet të arsimit në stafin e kryeministrit Berisha. Tafaj do të zëvendësoj Fatos Bejën i cili në këtë legjislaturë do të jetë vetëm deputet.
Datëlindja: 14.11.1957, Dibër
Grada/tituj
-Janar 1997, Fituar titullin ‘Profesor’ në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT)
-Mars 1996, Asistent-Profesor në UBT
-Shkurt 1996, Dr. sc., Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim/Gjermani.
-1988, Kandidat i shkencave (UBT), konvertuar në ”Doktor”
-1977 – 1982, Studime universitare në Fakultetin e Veterinarisë , UBT
Kualifikime pasuniversitare jashtë vendit
-Nëntor 1990 – Tetor 1991, Politikat e zhvillimit, Fondacioni Gjerman për Zhvillim Internacional (DSE) dhe
-Universiteti i Göttingenit/Gjermani.
-Shtator 1992 – Mars 1996, Studime të doktoratës, Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim
-Shtator 1999- Gusht 2001, Kërkime shkencore në Universitetin e Stuttgartit (Hohenheim), fituar grant kerkimi nga Fondacionit Gjerman ‘Alexander von Humboldt,.
Karriera profesionale
-Mars 2007 në vazhdim, Këshilltar i Kryeministrit për shkencën dhe teknologjinë
-Shkurt 2006 – Mars 2007, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
-Shtator 2005 –janar 2006, Këshilltar i Kryeministrit
-Shtator 2001-Gusht 2005, Pedagog në Universitetin e Stuttgartit-Hohenheim
-Gusht 1997 – Gusht 2001, Pedagog në UBT
-Mars 1997 – Korrik 1997 Ministër i Arsimit të Lartë & Shkencës, Qeveria e Pajtimit Kombëtar

Petrit Vasili- Ministër i Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së. Vasili nuk është se ka pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Berisha. Vasili mori këtë post për shkak të marrëveshjes së PD-së me partinë e Metës.
Arsimimi
-Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për degën e mjekësisë
-Ka kryer disa specializime pasuniversitare në Itali, në vijimësi të shkollimit të tij
-Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë
-Është pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit Publik
-Mban detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Dritan Prifti- Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Ministrinë e Ekonomisë nuk do ta ketë më Genc Ruli si katër vitet e fundit por një ndër deputetët e LSI-së. Dritan Prifti rikthehet në këtë dikaster si disa vite me parë. Marrëdhënia e Priftit me Berishën ka qenë kryesisht antagoniste.
Datëlindja: 27 gusht 1968, Berat
Arsimi
-Diplomuar për Anglisht, Universiteti i Tiranës
-Master në New-Mexico
Aktiviteti politik
-2001-2005 Ministër Shteti për Energjinë, Drejtor i KESH-it, shef kabineti në Kryeministri dhe shef kabineti në Ministrinë e Firancave.
-Deputet në tre legjislatura
-Anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Posti i ministrisë së Punëve do të mbahet nga një përfaqësues i minoritetit grek, i cili vetëm pak ditë para zgjedhjeve u largua nga PBDNJ për te Partia Demokratike. Ksera do të jetë si përfaqësues i minoritetit dhe pse është deputet i PD-së.
Arsimimi
1985-1990 Universiteti i Tiranës Inxhinieri Mekanike
1992 master
Aktiviteti politik
-Nga 2005 prefekt i Gjirokastrës
-2000 anëtar i organizatës Omonia

Genc Pollo-Ministër Shteti
Ish zëvendës kryeministri do të jetë ministër pa portofol në qeverinë e re. Genc Pollo do të mbajë postin e ministrit të Shtetit dhe do të jetë ndërlidhës midis qeverisë dhe parlamentit.
Arsimimi
-1988-1990 Studime pasuniversitare në Universitetin e Vjenës me bursë të akorduar nga Qeveria Austriake
-1986-1988 Kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave
-1986 Diplomuar në Shkencat Historike në Universitetin e Tiranës
Karriera politike
-2001-në vazhdim Kryetar i Partisë Demokrate të Re
-1999-në vazhdim Përfaqësues Kryesor i Lëvizjes Reformatore brenda Partisë Demokratike
-Shtator 1997 Nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të saj
-Qershor 1997 Rizgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
-Prill 1997 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike
-Mars 1997 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme
-Shkurt 1997 Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i Partisë Demokratike
-1996 Zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
-Anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme
-Kryetar i Nënkomisionit Parlamentar të Integrimit Evropian
-1993 Anëtar themelues dhe Nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut
-1990 -1992 Bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe zëdhenës i parë i saj

Ferdinand Xhaferi- Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të drejtohet nga deputeti i qarkut të Durrësit Ferdinand Xhaferi. Deputeti i PD-së, pas arritjes së një rezultati të mirë në Durrës bindi kryeministrin për ta pasur në stafin e tij.
Arsimimi
-Diplomuar ne Inxhinieri Mekanike Qershor 1988, në Universitetin e Tiranës.
-Master “Për Marrëdhënie Ndërkombetare” (shkëlqyeshëm), Naval Postgraduate School, CA, USA. Dhjetor 2002.
-Master “Për Çështje të Sigurisë Kombëtare” (shkëlqyeshëm), Naval Postgraduate School, CA, USA. Dhjetor 2002.
-PhD “Për Çështje të Sigurisë Kombëtare”, Akademia e Mbrojtjes, Qershor 2006, Tiranë.
-Kualifikime mbështetëse:
-Kualifikohet në Universitetin e Harvardit “Për politika që garantojnë zhvillimin ekonomik” – 1999.
-Kualifikohet nga Instituti Amerikan “Për politikat e administrimit të buxhetit”, Mars 2000.
-Kualifikohet nga Departamenti i Shtetit, SHBA “Për marrëdhënie ndërkombëtare”, Maj 2000.
Aktiviteti politik
-1995-1999: Kryetar i Partisë Demokratike, Dega Durrës.
-1996-1997: Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.
-1996-2001: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar i Komisionit të Mbrojtjes.
-2002-2005: Zv.Kryetar i Partisë Demokratike të RE.
-2003-(vazhdim) Pedagog i jashtëm në Akademinë e Mbrojtjes
-2005-2008: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Zv.Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian
-2007- (vazhdim) Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim në NATO.
-2009- (vazhdim) Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.
-1996-1997: Kryetar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
-1997-2001: Anëtar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit
Ministri më i përfolur i këtij kabineti është padyshim Fatmir Mediu. I ndodhur në kushte kur i duhej të bënte koalicion më PR-në, Berisha pranoi emrin e propozuar nga kjo parti. Berisha do ti duhet të jetë në mbrojtje të ministrit i cili ende është nën hetim.
Datëlindja 21 janar 1967
Arsimimi
Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së Nxjerrjes së Naftës
Aktiviteti politik
-1992-1997 zv/kryetar i Partisë Republikane
-1997 e në vijim kryetar i kësaj partie
-2005-2008 ministër i Mbrojtjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi