Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përvjetori i 15-të i themelimit kremtohet në kalanë e Gjirokastrës

Shko poshtë

Përvjetori i 15-të i themelimit kremtohet në kalanë e Gjirokastrës Empty Përvjetori i 15-të i themelimit kremtohet në kalanë e Gjirokastrës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 5:16 pm

Përvjetori i 15-të i themelimit kremtohet në kalanë e Gjirokastrës

Ansambli 'Vatra' nga Bülachu i Zvicrës ftohet në Festivalin folklorik kombëtar në Gjiroskatër


Përvjetori i 15-të i themelimit kremtohet në kalanë e Gjirokastrës Vatra%20(Small)
Nga programi i AKV “Vatra” nga Bülachu i Zvicrës
Ftesa për “Vatrën” është ndër ftesat më të rralla për ansamblet nga diaspora shqiptare që ka adresuar organizatori për këtë manifestim. Ky fakt shton natyrshëm entuziazmin tek anëtarët e këtij ansambli, të cilët kanë pse të krenohen sepse për koincidencë të jashtëzakonshme, 15 vjetorin e lindjes, rritës e zhvillimit të saj dinjitoz do të kurorëzojnë në skenën madhështore të Kalasë së Gjirokastrës.


Në adresë të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Vatra“nga Bullahu të kantonit të Zurichut kohë më parë erdhi një ftesë jo e zakonshme. Ishte ftesa zyrtare e Komitetit Organizativ të Festivalit Folklorik Kombëtar ”Gjirokastra 2009”, e këtij evenimenti më të fuqishëm kulturor të vitit 2009, të Republikës së Shqipërisë, i cili organizohet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. E veçanta e kësaj ngjarje të madhe kulturore është se identifikon zyrtarisht, nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, vitin 2009, si vit të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, kurorë e së cilës është Festivali i Gjirokastrës, që për më shumë se 40 vjet është manifestimi më i madh mbarëkombëtar i kësaj trashëgimie.Që nga viti 1968 kur u organizua Festivali i Parë Folklorik Kombëtar, për çdo pesë vjet në kalanë dhe qendrën historike të qytetit muze të Gjirokastrës, mbledh ansamblet më të mira për të prezantuar vlerat më të mira të trashëgimisë sonë shpirtërore,të vlerave etnomuzikore,të kostumeve popullore,veglave muzikore, riteve, traditave etj. të krijuara ndër shekuj nga populli ynë.
Duke marrë për bazë karakterin dhe organizimin e paparë ndonjëherë të Qeverisë shqiptare për këtë Manifestim, ku do të marrin pjesë Ansamblet nga të gjitha trevat shqiptare, pjesëmarrja e AKV ”Vatra”, dëshmon më së miri veprimtarinë shumë serioze dhe kualitetet e larta të anëtarëve të saj, artistë të rryer që janë vlerësuar si është më së miri edhe nga Komiteti Organizativ i Festivalit më në krye Kryetarin e saj, Ministrin aktual të TKRS-së, Ardian Turku, i cili me ftesë zyrtare i drejtohet udhëheqjes së AKV ”Vatra” më në krye drejtorin Nexhmedin Isufi, për pjesëmarrje në këtë festival që do të mbahet në qytetin e gurtë nga data 24 shtator dhe do të kulmojë më datën 29 shtator, kur edhe Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë.
Balerini i njohur Rrustem Selca e valltarja Fatmire Kajtazi ngrisin sukseset e “Vatrës”
Ftesa për “Vatrën” është ndër ftesat më të rralla për ansamblet nga diaspora shqiptare që ka adresuar organizatori për këtë manifestim. Ky fakt shton natyrshëm entuziazmin te anëtarët e këtij ansambli,të cilët kanë pse të krenohen sepse për koincidencë të jashtëzakonshme, do të kurorëzojnë në skenën madhështore të Kalasë së Gjirokastrës,15 vjetorin e lindjes, rritës e zhvillimit të saj dinjitoz.
AKV ”Vatra” ka intensifikuar përgatitjet për prezantim sa më të denjë me pikat artistike më të përzgjedhura dhe konform konceptit të Festivalit. Duke pasur parasysh ekipin e tij me përvojë dhe emrat e njohur të skenës, drejtori Nexhmedin Isufi ka besim të plotë se ”Vatra” do të deklamojë fuqishëm para publikut artdashës jo vetëm shqiptar por edhe atij të huaj të interesuar për trashëgiminë etnokulturore shqiptare, vlerat më të mira artistike që kultivon ky Ansambël për kaq shumë vite.
Më tej Isufi, para 20 vitesh vallëtar i Ansamblit Artistik Akademik ”Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës si student i po këtij universiteti, na informoi se “Vatra” do të prezantohet me katër pika artistike. Me dy këngë të interpretuara nga këngëtarët e mirënjohur Xhevdet Berisha dhe Emin Raci si dhe pikat, besojmë, kulminante të festivalit, vallet etnokoreografike, “Vallja e pavarësisë” dhe vallja ”Brezi”, me koreografinë e mjeshtrit të madh të artit, tashmë të mirënjohurit Arsim Berishës dhe në interpretim bravuroz të grupit të valltarëve të prirë nga balerinët e mirënjohur shqiptar Rrustem Selca e Fatmire Kajtazi. Këto valle, në gjuhën më të bukur, atë të artit, rrëfejnë udhëtimin e dhembshëm por krenar të popullit gjatë historisë sonë të lavdishme. Rrustem Selca ishte ndër balerinët më të dalluar të Teatrit Popullor (tash Kombëtar) të Prishtinës, kurse Fatmire Kajtazi ndër valltaret më të dalluara të ansamblit “Shota” të Prishtinës. Që të dy, pas mbylljes së institucioneve dhe largimit me dhunë të shqiptarëve nga to prej regjimit të dhunshëm të atëhershëm serb.
Në vitin 1993, nga një grup veprimtarësh të rinj mërgimtarë, në Bulach të Zurichut,u themelua Klubi Kulturor Shqiptar me emrin kuptimplot “Vatra”. Themelimi i këtij klubi, për rrethanat e atyre viteve ishte imperativ i kohës. Aty u bashkërenduan të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë shoqërore, atdhetare, humanitare, kulturore, sportive të mërgimtarëve tanë për mbështetjen e parezervë të kauzës sonë kombëtare.
Në mesin e shumë komisioneve, ndër më aktivët ishte edhe Seksioni i Këngëve dhe Valleve që udhëheqej nga Arsim Berisha, artisti ynë multidimensional, tani më i njohur jo vetëm në Zvicër i cili së bashku me Fatmire Kajtazin, Nexhmedin Isufin, Sylejman Sylejmanin, Liridon Islamin, Rexhep Dreshajn e shumë të tjerë, pas më shumë se tri vitesh aktiviteti si seksion i KKSH ”Vatra”, vendosën që të themelojnë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve me po këtë emër, më datën 6 nëntor 1996.
”Vatra” në këtë kohë kishte më shumë se 60 anëtarë, numër ky që gjithmonë ka shkuar duke u rritur dhe aktivizuar në seksione të ndryshme. Me “Vatrën” janë rritur e zhvilluar gjenerata të shumëta të artistëve të rinj të cilët hapat e parë të artit të këngës dhe vallëzimit i kanë hedhur në podiumin e “Vatrës” në kuadër të Grupit për fëmijë dhe të rinj me të cilët për kaq shumë vite punojnë pa përtesë valltarët seniorë Nexhmedin Isufi e Arsim Berisha.
“Vatra” pjesëmarrese dhe fituese në manifestimeve të shumta kombëtare
Prej atëherë e deri në ditët e sotme sukseset e saj janë të shumta dhe është e pamundur të përmenden të gjitha. Me qindra shfaqje, prezantime e koncerte në manifestime të ndryshme festive, përkujtimore, akademike e humanitare. Në festivale para publikut tonë dhe atij vendas ne Zvicër, pastaj atij ne Gjermani, në Berlin në “Ditët e Kulturës Shqiptare“ në vitin 2007 zunë vendin e parë në mesin e 24 ansambleve konkurruese nga e tërë diaspora, turneun e vitit 2008 në qytetet Pule, Poreç dhe Rijekë të Kroacisë para publikut shqiptar dhe atij vendas ku u promovua për vitin e pavarësisë së Kosovës “Vallja e pavarësisë“, sihariq ky i jashtëzakonshëm për mërgimtarët tanë.
Nuk duhet lënë pa permendur pjesëmarrjen dinjitoze në manifestimin tradicional mbarekombetare “ Epopeja e UÇK-së “ në Prekaz si dhe atë në festivalin më të madh të folklorit burimor “I këndojmë lirisë“ në Klinë e shumë e shumë vende të tjera. Përveç anëtarëve të lartëpërmendur, duhet të potencojmë se suksesi i “Vatrës “ nuk do të ishte ky që është pa talentët e rinj si Afërditë Aruçi, Durim Berisha, Mërgime Aruçi, Egzona Alia etj.
Gati tërë veprimtaria dhe kjo gamë e madhe e aktiviteteve është organizuar dhe mbajtur me mjetet vetanake dhe vullnetit të pashembullt të të gjithë anëtarëve. Për udhëtimin në Gjirokaster deri me tani, gatishmëri për të ndihmuar suiten e “Vatrës“ ka shprehur kompania “Berisha Maler“ nga Zurichu me pronar Fehmi Berishën. Të gjithë këta por edhe të tjerë që në forma të ndryshme morale kanë kurajuar anëtarët e “Vatrës“, drejtori i saj Nexhmedin Isufi i falënderon dhe u premton se “Vatra“ do të jetë gjithmonë vatër ku do të gjejnë ngrohtësinë që mund t´ua ofrojë vetëm vatra e tyre e shenjtë – atdheu ynë i shtrenjtë. Në fund duke iu uruar suksese dhe ditë të bukura në Gjirokastër shpresojmë se jubiletë e AKV “Vatra” nga Bulachu i Zurichut do të kenë fatin të kremtohen gjithëherë në muret e kalasë antike të Gjirokastrës.
M.Halili
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi