Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE: Shqipëria në pozitë më të mirë pas zgjedhjeve

Shko poshtë

BE: Shqipëria në pozitë më të mirë pas zgjedhjeve Empty BE: Shqipëria në pozitë më të mirë pas zgjedhjeve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:56 pm

BE: Shqipëria në pozitë më të mirë pas zgjedhjeve



BE: Shqipëria në pozitë më të mirë pas zgjedhjeve BILDDO
Karl Bild


Pas publikimit një ditë më parë të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për procesin zgjedhor në Shqipëri, Bashkimi Evropian vlerëson se vendi ndodhet në një pozitë më të mirë në rrugën drejt BE-së, por edhe se vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë duhen lexuar me kujdes deri në fund.
“Shqipëria ndodhet në një pozitë më të mirë”, vlerësoi Karl Bild, ministri i Jashtëm i Suedisë, në përfundim të këshillit të radhës të ministrave të jashtëm të BE-së që u zhvillua në Bruksel. “Unë e mbështes Karlin, pas leximit të shpejtë që i bëra raportit, por duhet ta lexoj dhe ta analizoj më mirë”, mbështeti edhe Komisioneri Evropian për zgjerimin Olli Rehn.
Mbarëvajtja e zgjedhjeve në Shqipëri ishte kusht kyç për përparimin e vendit drejt BE-së. Ndërkohë, shqyrtimi i kërkesës për statusin kandidat, aplikim i cili u bë pesë muaj më parë, duket se është shtyrë për në muajin tetor, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Gjermani, vend i cili sipas burimeve diplomatike ka penguar përfshirjen në agjendën e këtij këshilli të kësaj çështjeje.
Një ditë më parë, Ministrja suedeze e çështjeve Evropiane, Cecilia Mallmstrom deklaroi në Bruksel se aplikimi i Shqipërisë pritet të kalojë pa debat gjatë muajit të ardhshëm, njësoj siç ndodhi për Malin e Zi, në mënyrë që Komisioni të nisë nga përgatitja e opinionit se sa i gatshëm është vendi për të fituar statusin kandidat, proces i cili pritet të zgjasë së paku një vit e gjysmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi