Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministrat shqiptare nder vite

Shko poshtë

Kryeministrat shqiptare nder vite Empty Kryeministrat shqiptare nder vite

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 11:34 am

Kryeministrat shqiptare nder vite


Më 1921, pas ikjes së Kryeministrit të asaj kohe, Pandeli Vangjeli, u formua qeveria më e shkurtër në histori, ajo e Qazim Koculit, e cila zgjati vetëm një ditë. Tre kryeministra të vrarë.
Nga viti 1912 e deri në ditët e sotme, historia politike e Shqipërisë ka 35 kryeministra: Ismail Qemali, Myfid Bej Libohova, Fejzi Alizoti, Turham Përmeti, Esat Pashë Toptani, Sulejman Delvina, Iljas Vrioni, Pandeli Vangjeli, Qazim Koculi, Hasan Prishtina, Omer Vrioni, Xhaferr Ypi, Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Fan Noli, Koço Kota, Mithat Frashëri, Mustafa Kruja, Eqrem Libohova, Maliq Bushati, Ibrahim Biçaku, Mehdi Frashëri, Rexhep Mitrovica, Fiqeri Dine, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Ismail Qemali është kryeministri i parë i shtetit shqiptar të pavarur. Midis viteve 1914-1920, kryeministrat ndryshonin thuajse çdo vit. Në janar 1920,
kur Tirana u shpall kryeqytet i vendit, Qeveria kryesohej nga Sulejman Delvina. Brenda vitit 1924 ndërrohen pesë qeveri dhe 4 kryeministra (Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Iljas Vrioni, Fan Noli). Qeveria e Koculit dha dorëheqjen brenda së njëjtës ditë që u zgjodh dhe i vetmi vendim që firmosi ishte një urdhër për drejtorin e Postës. Enver Hoxha qëndroi kryeministër nga viti 1944 deri 1954. Pas tij vjen kryeministri më jetëgjatë i shtetit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili qëndroi në post për 27 vjet.

Kryeministra të vrarë ishin Xhaferr bej Ypi, i cili u vra me një shpërthim në vitin 1940; Esat Pashë Toptani u vra në Paris; Qazim Koculi u vra më 2 janar
1943, në Vlorë etj. Ka edhe kryeministra të vdekur në arrest, si Adil Çarçani, dënuar në vitin 1994. Ai u mbajt në arrest shtëpie, ku edhe vdiq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi