Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradi vazhdon të ndjekë politikën e Milosheviqit

Shko poshtë

Beogradi vazhdon të ndjekë politikën e Milosheviqit Empty Beogradi vazhdon të ndjekë politikën e Milosheviqit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 10:56 pm

Beogradi vazhdon të ndjekë politikën e Milosheviqit

Kushtrim MALIQI
Procesi i montuar gjyqësor kundër 17 shqiptarëve të Preshevës


Beogradi vazhdon të ndjekë politikën e Milosheviqit INTERV
"Vrasja dhe mosndriçimi i rastit të deputetit Isuf Azizit, si dhe shumë raste të tjera të kësaj natyre, siç është edhe mosndëshkimi i përgjegjësve të vrasjeve, të dëbimeve dhe të veprave të tjera kriminale në Luginën e Preshevës, dëshmon qartë mungesën e vullnetit politik dhe të kapaciteteve shtetërore për ta krijuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës”, thotë për kombëtaren "Bota sot" Belgzim Kamberi, kryetar i KMLDNJ-së të Kosovën Lindore.



“Bota sot”: Z.Kamberi, meqë jeni kryetar i KDNJ-së në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, cila është situata aktuale, gjegjësisht ajo e të drejtave të njeriut në këto komuna të banuara kryesisht me shqiptarë etnik?
Kamberi: Ndonëse ka përmirësime relative në krahasim me vitet e mëparshme, të drejtat e njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen akoma në një shkallë mjaft të lartë. Derisa ka një progres simbolik në fushën e respektimit të të drejtave individuale, pothuajse nuk ka fare përmirësim në fushën e të drejtave kolektive të komuniteteve. Në shumë sfera; si në atë politike, juridike, ekonomike dhe sociale; gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë e vështirë për komunitetet, sidomos për shqiptarët, të cilët mbeten ende të diskriminuar në një shkallë mjaft të lartë. Çdo ditë, papunësia thellohet më tepër, çka Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbeten pothuajse ende rajoni më i pazhvilluar i vendit dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Serbi. Sa i përket shqiptarëve, veçohet diskriminimi në të drejtën për punësim, në të drejtën për arsimim të lartë në gjuhën amtare, në të drejtën për përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare dhe në të drejtën për qarkullim të lirë, për shkak të pranisë së militarizimit të stërngarkuar me ushtri dhe njësi speciale ushtarako-policore (xhandarmëri). Madje, së fundi kemi edhe përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në hapësirat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si pasojë e aksioneve të herëpashershme të autoriteteve policore serbe, të cilat i zhvillojnë në emër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
“Bota sot”: Siç kanë raportuar mediat vendore dhe ndërkombëtare, kohëve të fundit, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm viktimë e diskriminimit nga regjimi i Beogradit, por edhe viktimë e krimeve, vrasjeve, spastrimeve etnike..Vrasja e deputeti dhe biznesmenit të njohur ing.Isuf Azizit ishte viktima e 42-të me radhë nga këto tri komuna këto shtatë vjetët e fundit: Si organizatë Joqeveritare (OJQ) keni njoftuar institucionet ndërkombëtare, Amnesty International apo OKB-në?

Kamberi: Po problemi qëndron pikërisht në paaftësinë dhe në mungesën e vullnetit politik të autoriteteve shtetërore për t’i zbuluar kryerësit e veprave kriminale në hapësirën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në këtë kuptim, vrasja e Isuf Azizit shënon edhe një rast tjetër i vrasjeve enigmatike të cilat ngjajnë me vite të tëra në Luginën e Preshevës. Rasti i pazbuluar i biznesmenit tjetër nga Presheva, Nebi Nuhiu – « Neza » që është kidnapuar që më se dhjetë vite është një referencë tjetër e dështimit të shtetit për t’i zbuluar kryerësit e veprave përkatëse. Vrasja e deputetit Isuf Azizi, dhe mosndriçimi i këtij rasti, si dhe shumë rasteve të tjera të kësaj natyre, siç është edhe mosndëshkimi i përgjegjësve të vrasjeve, të dëbimeve dhe të veprave të tjera kriminale në Luginën e Preshevës, dëshmon qartë mungesën e vullnetit politik dhe të kapaciteteve shtetërore për ta krijuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, siç e trumbeton vazhdimisht politika qeveritare në Serbi.. Me gjithë kapacitet e kufizuara në resurse njerëzore dhe financiare, Këshilli për të Drejtat e Njeriut, përpiqet që t’i sensibilizojë vazhdimisht institucionet dhe organet vendimmarrëse vendore dhe duke alarmuar institucionet ndërkombëtare përmirësohet për diskriminimet flagrante të të drejtave të njeriut dhe kombëtare të të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të cilat të drejta janë të garantuara edhe ndërkombëtarisht.
“Bota sot”: Pas vrasjeve kidnapimeve të njëpasnjëshme të biznesmenëve shqiptarë në Luginën e Preshevës së fundi ka pasur edhe arrestime dhe bastisje të shtëpive shqiptare nga ana e policisë serbe. Pas këtij presioni e diskriminimi të vazhdueshëm të regjimit ndaj popullatës shqiptare në Preshevë, mendoni se do t'ia arrijë qëllimeve regjimi Beogradit të bëjë spastrimet etnike?
Kamberi: Aksionet e fundit të njësive policore serbe në Luginën e Preshevës gjatë muajit dhjetor të vitit 2008 dhe gjatë korrikut të vitit 2009 kanë përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e sigurisë. Mbase ata rishfaqur shpërnguljet. Pra, më se tetë vite pas « Marrëveshjes së Konçulit » që konsiderohet sikur nismë e një procesi të ndërtimit të paqes dhe të zhvillimit ekonomik, në vend se ta kemi një proces të organizuar dhe të institucionalizuar për kthimin dhe riintegrimin e të zhvendosurve dhe të të dëbuarve, po ballafaqohemi me një ridinamizim të shpërnguljeve.

“Bota sot”: Në fillim të javës që kaloi me autoritete lokale të Luginës së Preshevës keni vizituar të rinjtë shqiptarë në burgjet serbe. Si ishin kushtet e tyre, shëndeti dhe a mund të flasim për keqtrajtime, maltretime ...?
Kamberi: Nga vizita që kemi zhvilluar si delegacion i Luginës së Preshevës kemi mundur të vërtetojmë se nëntë të burgosurit shqiptarë janë keqtrajtuar fizikisht në mënyrën më të ashpër. Edhe atë jo vetëm gjatë aksionit të arrestimit të tyre, por edhe gjatë javëve të para të qëndrimit në burg. Dhe ndonëse, tanimë, me sa dukej, ata nuk ballafaqohen me dhunë të drejtpërdrejt fizike, ata vazhdojnë të përballen herë pas herë me probleme të ndryshme, si presione dhe shantazhe psikike, apo edhe me shkelje të tjera të të drejtave të tyre, shpeshherë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare. Pra, tërë procesi i arrestimit dhe i paraburgimit të tyre dëshmon së pari se Serbia nuk i ka përmbushur standardet evropiane të burgjeve, kur i përket të drejtave të të burgosurve të pakicave kombëtare. Së dyti, metodat e përdorura deri më tani krijojnë hapësirë për të dyshuar në vetë rezultatin e procesit gjyqësor, ngase keqtrajtimet dhe maltretimet e deligjitmojnë në thelb atë, sado i ligjshëm dhe profesional të jetë.
“Bota sot”: Siç e dini, më 23 shkurt në Beograd fillon procesi gjyqësor kundër 17 të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës të akuzuar për "krime ndaj serbëve në Kosovë". Ky proces edhe nga autoritetet lokale të Luginës konsiderohet i manipuluar dhe montuar, çfarë pritni nga ky proces, nëse do të zhvillohet ?
Kamberi: Natyrisht se si KDNJ do ta vëzhgojmë procesin gjyqësor. Idealja do të ishte që procesi të rezultoi te e vërteta, për hir të viktimave dhe të të akuzuarve. Mirëpo, duke pasur parasysh se askush nuk ka dhënë përgjegjësi për keqtrajtimet e ushtruara kundër të burgosurve shqiptarë gjatë këtyre nëntë muajve të paraburgimit krijon vërtetë hapësirë për të dyshuar në profesionalizmin e gjyqësisë serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi