Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës

Shko poshtë

Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës Empty Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:19 am

Agim Gashi: Anton Çetta burrë me orë




Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës U1_Smallushe1990meekipinepajtimit
Smallushë 1990 me ekipin e pajtimit

Rapsodi
Anton Çetta burrë me orë
Nga Agim Gashi
Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor –
Sa mire ora nisi I priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue I gzue votrat e ndryme,
tue I qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po I zbutë zemrat prej gurit –
po I pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me I dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.
Anton Çetta flet n´kuvend
Fjalë prej shpirti e me mend –
Po I pushton ai zemrat rend,
Po I forcon me fjalë burrnije
E po I ndezë me dritë lumnije,
mirë i ndezë me orë të bardhë:
-Po ju qofshi faqe bardhë:
Që n´ditë t´sodit kshtu veproni
Ship e fis mire I nderoni,
E nderoni poplin tuej
Që sduron sundin e huej –
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na la i pari
Per ma ba punën trimnisht,
për me e falë gjakun burrnisht
si i ka hije vetëm trimit
për me shtri dorën t´pajtimit;
me dhanë besën prej shqiptari
trashëgim që na la I pari;
se prej sodit kurr ma tjetër
s´do të ketë gjaksi të vjetër,
s´kem me u vra, pra, vlla me vlla,
po me u deshtë kem pa ia da,
porsi nana qi don fminë,
si I don motra vllazninë,
porsi zogu qi don qiellin,
sikur bima qi don diellin,
si na msoi njaj Kastrioti –
për me u desht-o sa t´jetë moti!
Si rrufeja fjal´t tingllojnë
Si n´pranverë zemrat gufojnë,
shtrihen duert, sa mirë bashkohen
bjeshkë e fushë përnjiherë gzohen,
n´rreze t´diellit fort krenare –
mirë po ndrit ora shqiptare.
U këndua në vitin 1990 për nder të aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës U1_Pajtimi1990
Pajtimi 1990


Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës U1_Bubavec1990
Bubavec 1990


Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës U1_Promotoretepajtimit
Promotorët e pajtimit


Për pajtim e për bashkim-Anton Çettës U1_Smallushe1990meekipinepajtimit
Smallushë 1990 me ekipin e pajtimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi