Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA bëjnë thirrje për kapjen, dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyqi

Shko poshtë

SHBA bëjnë thirrje për kapjen, dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyqi Empty SHBA bëjnë thirrje për kapjen, dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyqi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 12:59 pm

SHBA bëjnë thirrje për kapjen, dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyqi



Diplomatët amerikanë në Serbi kanë ngritur shqetësimet se askush nuk është dënuar për ekzekutimin e tre vëllezërve amerikanë me origjinë shqiptare nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Dje në një deklaratë të ambasadës amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara presin nga autoritetet serbe gjetjen dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e vëllezërve Bytyqi.
Më 1999 tre vëllezërit shkuan t'i ndihmojnë shqiptarëve për të luftuar forcat jugosllave dhe serbe në Kosovë. Ata ishin arrestuar dhe paditur për hyrje të paligjshme në Serbi, dhe pas dy vjetësh trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive me shqiptarë nga Kosova.
Deklarata e ambasadës amerikane vjen pasi të martën një gjykatë serbe për krimet e luftës në mungesë provash liroi dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Prokurorët kanë thënë se ata do të bëjnë apel për vendimin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi