Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Myftiu:Ja pse nuk i falet PS-së qendrimi jashtë parlamentit

Shko poshtë

Luan Myftiu:Ja pse nuk i falet PS-së qendrimi jashtë parlamentit Empty Luan Myftiu:Ja pse nuk i falet PS-së qendrimi jashtë parlamentit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 1:18 pm

Ja pse nuk i falet PS-së qendrimi jashtë parlamentit

Luan Myftiu


Dihet që kuvendi është tempulli i demokracisë pluraliste. Aty ballafaqohen alternativat politike. Aty nxirret “ekstrakti” më i dobishëm për hartimin e ligjeve, buxhetit, reformave jetike për vendin. Aty shpaloset vullneti i koncentruar i sovranit. Aty projektohet e ardhmja e gjithë atyre, që janë shprehur me votën e lirë. Deputetët që i shmangen kuvendit, duhet të kenë arsye tepër madhore. Vetëm kur në kuvend bëhet krejt e pamundur të gjenden zgjidhje për reforma serioze, a për çështje madhore kombëtare, mund të justifikohet një ndërprerje e përkohshme e pranisë së një grupi deputetësh në këtë altar të lartë të demokracisë. Të gjitha pushtetet, edhe ato të pavarurat, burojnë nga kuvendi. Vetëm aty provohet forca e alternativës më të mirë, edhe kur kjo nuk është në pushtet. Mazhoranca ka treguar seriozitet të plotë në trajtimin me respektin e merituar të opozitës. Aty, në kuvend, është edhe “skena”, ku sovrani gjykon për devotshmërinë e përkushtimit të forcave politike. Dhe, kur subjekte të ndryshme kanë vërrejtje për shkallën e respektimit të lirisë, apo të shkeljeve në procesin zgjedhor, nuk ka vend më të përshtatshëm për të mbrojtur me argumente bindëse shenjtërinë e vullnetit të sovranit.
Bojkoti në thelb nuk është antidemokratik. Por ai bëhet i tillë, madje, dhe antikombtar, nëse për interesa të ngushta partiake, a personale, shndërrohet në mjet presioni për t’i imponuar mazhorancës “kushte”, që bllokojnë të ardhmen e vendit. Edvin Rama, vetëm kur mori sinjalin se zgjedhjet i kishte humbur, dha alarmin se votat i qenë vjedhur, se numërimi i tyre qe bërë me shtrembërime, se ai e quante veten fitues, e tj. Akuzat e tij erdhën në rritje, kur partia e vet nisi t’i kërkonte llogarí për zbatimin e nenit të statutit, që ky kishte miratuar vetë, për dorëheqjen e drejtuesit, në rast të humbjes së zgjedhjeve. Atëherë humbi befas dhe logjika e ftohtë e këtij misionari hipokrit. Dhe u zgjuan instinktet e egra të diktatit, të shpifjeve, të akuzave të paqëna, të sajimit të armiqve brenda partisë. Por, që alarmi i ambicies së tij të thyer të merrte përmasa shkatërruese, Rama dha urdhër të braktisej parlamenti, madje, me afat të pacaktuar. Të hidhej në kosh të plehrave vullneti i elektoratit socialist. Të alarmohej tërë shoqëria, e cila dëmtohej rëndë nga ky bojkot dhe t’i bëhej presion partisë së vet që të mos e njihte Ramën si humbës. Pra, të mos i kërkonte atij dorëheqjen. Si përfundim, Rama arriti të rikandidonte dhe caktoi si “patner” një kandidat, që vetëm do ta mbronte nga një diskreditim i ri, i mundshëm, i një votimi unanim enverist për të në kongres. Por, për sa kohë ky rikandidim nuk ishte siguruar, Rama, edhe para se të prononcoheshin për zgjedhjet ndërkombëtarët, nguli këmbë që bojoti i deputetëve të tij të vazhdonte, duke e lënë parlamentin pa opozitë. Papërgjegjshmëría nuk ka brirë të tjerë më domethënës. Njerëzit e ekuilibruar dhe me vizion demokratik, edhe brenda P.S.-së, u revoltuan, madje, pa pyetur edhe për paralajmërimet kërcënuese të kryetarit të tyre “liberal” në detyrë. Ndërkohë e djathta, që e kuptonte shkakun e vërtetë të “rebelimit” të Ramës, ndërhyri aq sa i takonte për të siguruar realizimin e reformave madhore, jetike për Shqipërínë. Por ajo nuk ia lejoi vetes që për mllefe të çastit, a sedra të sëmura, të dëmtonte të ardhmen e sovranit. Kurse Rama, pasi lexoi e rilexoi vlerësimet e ndërkombëtarëve dhe, pasi pa dhe preku reagimet negative të “bazës” ndaj arrogancës së tij, nisi ta “zbusë” qëndrimin. Në krye diferencoi “kushtet”. Pastaj deklaroi se nuk kërkonte pushtet në tavolinë. Se nuk ishte kategorikisht kundër kthimit, madje, dhe të menjëhershëm në kuvend, e tj. Por ky qëndrim i tij i ri diktohej kryesisht nga optimizmi i përgjithshëm i sovranit për cilësinë e këtyre zgjedhjeve. Rama e pa se nuk i bihej murit me kokë. Se po të ngulte këmbë për të vënë vetulla, mund të nxirrte dhe sytë. Ndërkohë mazhoranca nuk rreshtëte së thirruri që ai të kthehej sa më parë në kuvend, jo për të, por për reformat madhore, që sovrani pret sot prej politikës. “Toleranca është maja e trimërísë” - ka thënë Gandi. Jo më kot demokracía e ka ndërtuar jetën parlamentare mbi bazën e “përplasjes” së mendimeve, të debatit konstruktiv, të analizave, të konsensusit, të mospajtimit për çështje parimore, të zgjidhjeve të përbashkëta efektive, e tj. Demokracia e ka ndërtuar jetën parlamentare me “luftë” të dobishme alternativash, me kuorume të caktuara, me shumicë të caktuar votash, sidomos për çështje të rëndësishme. Demokracia qëllimisht e ka bërë të domosdoshme praninë e opozitës ( të çdo opozite) në kuvend. Por kjo lirí e sanksionuar me ligj nuk duhet shpërdoruar për të zgjidhur krizat brenda partive, apo përplasjet personale me lidershipin e një subjekti të caktuar parlamentar. Nuk i lejohet askujt që, për të mbrojtur aferat e pista, a përfitime të paligjshme, për të shmangur akuzat e drejta për zullumet e tij, të ndëshkojë sovranin, me bllokime të reformave, me ngadalësim të afateve, që mund të kenë edhe pasoja të pakorrigjueshme për të ardhmen e vendit. Këto i di Rama. I dinë edhe “kryesorët” e P.S.-së. Mirpo këto i di sot edhe elektorati i majtë, i cili ka në dorë të të ndëshkojë me votën e tij. Sado i bindur të jetë Rama në rizgjedhjen e vet si kryetar i P.S.-së, bojkoti që i bëri parlamentit në këto çaste kaq imperative për interesat e gjithë elektoratit shqiptar, e tregoi atë krejt të papërgjegjshëm, një shërbestar që përgjegjësinë qytetare e ka vetëm te lavdia e vet, tek ortakëria me xhahilë, që nuk llogarisin fatet e bashkatdhetarëve; të të gjithë atyre që po i mbajnë sytë nga parlamenti i ri për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në gjithë strukturat euroatlantike !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi