Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si studentë

Shko poshtë

Si studentë Empty Si studentë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:15 pm

Si studentë Hilmi-490x320

Si studentë
Arsim Janova, zv.ministër i Drejtësisë, Hilmi Zhitija, kryeprokurori i Kosovës, Anton Nokaj, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë si dhe gjyqtarë që aktualisht janë në këtë detyrë, hyjnë sot në provim të noterisë. Të gjithë këta, janë në mesin e 563 kandidatëve të tjerë. Provimi mbahet në amfieteartin e Fakultetit Juridik, si për gjithë studentët.

Nga Jeton Musliu

Kryeprokurori i Kosovës, Hilmi Zhitija, pas shumë vjetësh të mbarimit të studimeve, do të ulet të dielën (sot) sërish në amfitetarin e Faklutetit Juridik.
Personi i cili për dekada ka ndarë drejtësi dhe ka qenë për gati dhjetë vjet në krye të organit më të lartë të akuzës, si kryeprokuror i Kosovës, i ka plotësuar të gjitha dokumentet për të hyrë në provimin e noterisë.

Por Zhitia nuk do të jetë i vetmi nga zyrtarët e njohur në vend, që pavarësisht posteve të larta që kanë, duan të pajisen me lejen për të punuar ndoshta në të ardhmen si noter. Në listën e gjatë të emrave që do të hyjnë në këtë test të ndarë në tri grupe, figuron edhe emri i Arsim Janovës, aktualisht zëvëndësministër i Drejtësisë.

Janova, i cili në biografinë e tij në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë shkruan se me prejardhje është nga fshati Sankofc i Drenasit, në listën e kandidatëve, komuna i figuron me emër të vjetër. Zëvëndësministri mban numrin rendor 119, emri i tij ndodhet në grupin e parë të kandidatëve që do të hyjnë ne provim, kurse komuna i figuron Gllogovc.

Së bashku me të, në listë për të dhënë provimin e noterit është edhe Anton Nokaj, kryetari aktual i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i cili do të jetë në të njëjtin grup me vartësin e tij, Isak Ademin, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ndërkohë, nga emrat e personave të cilët aktualisht janë duke punuar në sistemin e drejtësisë, ka edhe gjyqtarë.

Derisa gjyqtari Ademi, në këtë listë është i 182-i, numrin 69 e mban Selim Nikqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, i cili është në grupin e tretë të personave që do të hyjnë në provim, nga ora 15 deri në orën 17.
Kështu të gjithë këta zyrtarë, së bashku me 563 kandidatë të tjerë, do të hyjnë në provim të noterisë, i cili për shkak të numrit të madh të kandidatëve, është i ndarë në tri grupe.

Grupi i parë do të fillojë t’iu përgjigjet pyetjeve nga ora 9 deri në 11, grupi i dytë nga ora 12 deri në orën 14 dhe i treti nga ora 15 deri në orën 17.
Në këtë provim, të gjithë kandidatët duhet të përgjigjen në pyetjet e përpiluara nga zyrtarët përkatës që kanë të bëjnë me zanatin e noterit.
Megjithatë, edhe në këtë provim, sikurse në atë të etikës, të mbajtur muaj më parë nga ata që kanë dashur të vazhdojnë ose të hyjnë në sistemin e drejtësisë, rregullat e provimit janë strikte.

Pavarësisht pozitës që kandidatët aktualë kanë, të gjithë duhet të marrin me vete letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër valid, por që ka fotografi.
Por, për të marrë një leje të tillë të punës, nuk kanë konkurruar vetëm juristët nga qytetet e Kosovës. Ka edhe prej atyre që vijnë nga vendet e rajonit.
Në këtë mënyrë, ka kandidatë që vijnë për të hyrë në këtë provim nga Sarajeva, Tetova, Shkupi, Presheva, Bujanoci, Ulqini, e madje edhe Beogradi.

Përveç provimit të noterisë, që do t’i mbledhë të dielen këta juristë, që Kosova duket se i ka me bollëk, kandidatët i bashkon edhe kundërshtimi i tyre për të treguar për opinion arsyen përse i ka shtyrë ata të braktisin postet e larta për një vend më të ulët pune.

Express është munduar të dielën të kontaktojë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe vetë disa prej kandidatëve, për të kuptuar arsyet që i kanë shtyrë që pavarësisht posteve që kanë, të hyyjnë në këtë provim, por kjo ishte e pamudnur.

Sidoqoftë, pyetjet e testimit janë të bazuara në Udhëzimin Administrativ për programin dhe mënyrën e dhënies së provimit të noterisë. Në tërë historinë e saj, kjo është hera e parë që Kosova, pas miratimit të Ligjit për noteri, të ketë noterë të cilët janë shumë efikas për mbarimin e shpejtë të punëve nga ana e qytetarëve që kanë të bëjnë me shitblerje, lidhje kontratash e çështje të tilla, punë të cilat deri më tash janë kryer nga avokatët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi