Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ristevski sërish nuk tërhiqet

Shko poshtë

Ristevski sërish nuk tërhiqet Empty Ristevski sërish nuk tërhiqet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:00 pm

Ristevski sërish nuk tërhiqet

Akademiku dhe kryeredaktori i “Enciklopedisë maqedonase”, Bllazhe Ristevski sërish ka deklaruar se nuk do të tërhiqet kjo vepër dhe se nuk do të bëhet korrigjimi i saj, përveç se formulimi i disa shprehjeve

“Nuk kemi asnjë fjalë për të tërhequr apo korigjuar nga enciklopedia. Por, ju lutem, a mund të besoni se një vepër e tillë shkencore lejohet apo mund të tërhiqet, për shkak se këtë e kërkojnë partitë shqiptare. Si do të ishte një Akademi kur do të udhëhiqej nga mendimet dhe dëshirat e politikanëve dhe partive politike”, ka theksuar Ristevski për gazetën beogradase “Politika”.
Lidhur me reagimet e ambasadave amerikane dhe britanike, ai ka theksuar se nuk mund të pranohen intervenca të jashtme sidomos që kanë të bëjnë me këtë vepër kapitale. Sipas tij, nëse do të vlerësohet se ka ndonjë joprecizitet, paqartësi, do të veprohet në mënyrë adekuate. Ristevski ka theksuar sërish se kishin vendosur që në redaksi të përfshinin edhe akademikët shqiptarët, të cilët sipas tij janë tërhequr me arsyetimet e tyre. “Kolegu Luan Starova ishte i përfshirë, por ai dha dorëheqje me arsyetimin se po merret me shkrimin e një libri. Pastaj, profesori dhe akademiku Alajdin Abazi refuzoi angazhimin me arsyetimin se ka detyrime të shumta në Universitetin e Shtulit. Ne në kuadër të redaksisë kemi përfshirë autorë të rëndësishëm si prof.dr. Shukri Rahimi, prof.dr. Agim Poloska dhe prof.dr. Sefedin Sulejmani”, ka theksuar akademiku Ristevski. Ai ka thënë se është i gatshëm të pranojë organizimin e tribunave shkencore për pjesët kontestuese, por sipas tij, nuk do të merren me historinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Edhe qarqet intelektuale shqiptare janë të mendimit se Ristevski nuk do të tërhiqet, për shkak të misionit të tij të njohur antishqiptar në të kaluarën. “Qeveritë e kaluara në Maqedoni, si kjo e tashmja, kanë qenë vetëm instrumente politike efektive që kanë realizuar projektet e saj, si në vitet e 80, kur me udhëheqjen e Bllazhe Ristevskit shembej fakti i identitetit shqiptar në Maqedoni.ASHAM gjatë asaj kohe kishte rol të privilegjuar nga akademitë e tjera. Kjo Akademi në mbrojtje të identiteti të saj ka siguruar mbështetjen edhe nga BE, dhe, do punë që i dijmë, japin do indicie se edhe përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere është futur në këtë lojë të saj dhe këtë do ta faktojmë këto ditë”, ka theksuar publicisti Nijazi Muhamedi. Sipas tij, Ristevski tashti provon të nxirret me “statusin e pavarur të Akademisë dhe me mospërzierjen e politikës në të me ndihmën e Ahmetit,i cili tundjen e reagimeve shqiptarëve bën përpjekje ta orientojë si tundje ndaj një projekti të një grupi nacionalistësh brenda qarqeve të Akademisë, të legjitimuar nga disa qarqet shkenctarësh. “I pari që burrërisht dha alarmin se mund të ndodhë kjo që ndodhi,që kur u mblodh kjo skotë redaksie në vitin 2005 , ishte akademiku Luan Starova, por Ahmeti , prap si po lidhet puna, del se i ka besuar vazhdimisht Ristevskit e jo Starovës. Në do projekte të tjera të kësaj akademie, që tashmë kanë kaluar edhe ndër hundën e deputetëve dhe të ministrave shqipfolës, vecmas kthimi i tërë shqiptarëve këtu ‘në maqedonas me prejardhje shqiptare’ në dokumentet zyrtare, puna më ligë historikisht që u ka ndodhur shqiptarëve këtu dhe lihet në heshtje dhe të tjera, del se faktori shqiptar është futur kokë e këmbë në thesin e kësaj akademie…!”, ka theksuar Muhamedi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi