Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KE feston pjesëmarrjen e Kosovës në garën ndërkombëtare të vizatimit të fëmijëve

Shko poshtë

KE feston pjesëmarrjen e Kosovës në garën ndërkombëtare të vizatimit të fëmijëve Empty KE feston pjesëmarrjen e Kosovës në garën ndërkombëtare të vizatimit të fëmijëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 10:04 pm

KE feston pjesëmarrjen e Kosovës në garën ndërkombëtare të vizatimit të fëmijëve
Shkruar nga Ekonomia

KE feston pjesëmarrjen e Kosovës në garën ndërkombëtare të vizatimit të fëmijëve VizatimePRISHTINË, 29 shtator- Sot, Komisioni Evropian i ndau shpërblimet për garën ndërkombëtare të vizatimit të fëmijëve mbi barazinë gjinore dhjetë finalistëve nga Kosova. Në mesin e tyre është edhe një nga katërmbëdhjetë fituesit nga mbarë bota: Lorik Kelmendi, dhjetë-vjeçari nga Peja.



Kjartan Bjornsson, shef i sektorit të operacioneve në Zyren ndërlidhëse të Komisionit Evropian së bashku me Ministrin e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Enver Hoxhaj, festuan sot pjesëmarrjen e suksesshme të parë të fëmijëve kosovarë në këtë nismë.

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian i ndau shpërblimin fituesit të garës së vizatimit, Lorik Kelmendit, si dhe nëntë finalistëve të tjerë nga Kosova. Loriku fitoi një shpërblim me vlerë prej 1000 Eurosh: një kompjuter dhe një vit të kursit të gjuhës angleze.

Dhjetë fituesit u shoqëruan nga shokët e klasës për aktivitete të lira të organizuara për ta gjatë tërë ditës në Gërmi, duke përfshirë ngjyrosje të fytyrave, vallëzim dhe shfaqje nga palaçot.

Për të tretin vit me radhë, Komisioni Evropian organizoi një garë vizatimore ndërkombëtare mbi barazinë gjinore në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2009. Gara nën patronatin e Princeshës Belge Matilda ftoi fëmijët nga mbarë bota që të shprehin vizionin e tyre mbi barazinë gjinore. Fëmijët nga Kosova morrën pjesë në këtë garë për herë të parë këtë vit.

Nga dhjetë vizatime u përzgjodhën nga të gjitha vendet përfituese që kanë marrë pjesë në këtë nismë dhe u dërguan në Bruksel. Nga dy vizatime nga çdo zonë gjeografike u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga 49 fëmijë evropianë. Vizatimet fituese vijnë nga Algjeria, Benini, Bolivia, Republika Dominikane, Egjipti, Kazakistani, Kenia, Kosova, Malajzia, Meksika, Somalia, Togo dhe Ukraina.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi