Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'!

Shko poshtë

‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'! Empty ‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 2:44 pm

‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'!

Myrfet Shasivari
Asambleja komunale unanimisht përkrahu propozimin që Sali Berisha të jetë qytetar nderi i Prizrenit.


‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'! SALA
Kryeministri i shtetit shqiptar Sali Berisha, i cilësuar si At i Kombit, së shpejti nderohet si qytetar nderi i Prizrenit.


Prizren, Ndonëse rendi i ditës së takimit të sotëm të asamblesë komunale të Prizrenit, u karakterizua nga një shumësi pikash, por edhe shqyrtimesh të problemeve nga sfera e rregullativës ligjore të pushtetit lokal, megjithatë, takimi u karakterizua nga një atmosferë solemne, për faktin se u miratua edhe propozimi që Sali Berisha, të shpallet qytetar nderi i Prizrenit. Sipas njoftimit të kryesuesit të asamblesë, . Nijazi Kryeziu, propozimi që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha të shpallet qytetar Nderi i Prizrenit, erdhi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, me rastrin e vizitës, që z. Sali Berisha do t’ia bëjë Republikës së Kosovës, më 6 dhe 7 tetor. Ndërkaq që me rastin e prononcimeve të shefave të partive politike në takimin e sotëm të asamblesë komunale të Prizrenit, pos tjerash u tha se z. Sali Berisha, është pjesë e pandashme e etnikumit tonë edhe në Kosovë, përderisa pati edhe mendime, se ai ka bërë më tepër për çështjen e Kosovës, se qeveria e vendit tonë. Në foltore, me referime ngazëlluese kanë dalë edhe këshilltarë të partive të ndryshme, të cilët, kryesisht, kanë folur me pietet për figurën e Sali Berishës, duke i uruar shëndet dhe që Zoti ta ruaj e ta bekojë. Ndërkaq që kryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Ramadan Muja, në referimin e tij, pos tjerash, u shpreh se propozimi i kryeministrisë së Kosovës, që Sali Berisha të shpallet qytetar nderi i Prizrenit, njëherësh ka formatizuar ndjenjën e respektit dhe të dashurisë së prizrenasve, për këtë figurë, tanimë emblematike të shqiptarëve, andaj me krenari të veçantë më 7 tetor, do ta shpallë qytetar nderi para kësaj asambleje kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha. Në fund, kjo pikë e rendit të ditës, u miratua me duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi