Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rasmusen:Ngrohja globale, rrezik për sigurinë botërore

Shko poshtë

Rasmusen:Ngrohja globale, rrezik për sigurinë botërore Empty Rasmusen:Ngrohja globale, rrezik për sigurinë botërore

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 9:37 pm

Rasmusen:Ngrohja globale, rrezik për sigurinë botërore




Rasmusen:Ngrohja globale, rrezik për sigurinë botërore RASMUSEN
Andres Fof Rasmusen

Ngrohja globale në mënyrë potenciale mund të shkaktojë pasoja serioze mbi sigurinë dhe vendet e NATO-s duhet që ta përdorin Aleancën si forum për ballafaqimin me sfidat e ndryshimeve klimatike, deklaroi dje në konferencën në Londër sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Fof Rasmusen.
Ai theksoi se shkrirja e akullnajave polare dhe rritja e nivelit të ujërave në oqeane që shkakton vërshime si dhe uljen e prodhimeve ushqimore mund të sjellë lëvizje masive të popullatës deri në konflikte.
"Ndryshimet klimatike mund të kenë pasoja serioze potenciale për sigurinë, por reagimi për këtë nuk mund të jetë vetëm ushtarak", tha Rasmusen.
Ai theksoi se liderët politikë të vendeve të ndryshme në botë kanë një rol të madh në uljen e emisionit të gazrave të dëmshëm që e shkaktojnë efektin e ‘kopshtit të qelqtë’ dhe në përgatitjen për fatkeqësi eventuale natyrore.
Rasmusen tha se hapja eventuale e rrugëve të reja detare dhe qasja më e lehtë në resurset e Polit Verior mund të sjellë ashpërsimin e konkurenës në rajon.
Pesë vendet të cilat kufizohen me Polin e Veriut, Danimarka, Kanadaja, Norvegjia, Rusia dhe SHBA-ja kanë pretendime drejt vendeve të këtij rajoni, ku sipas disa vlerësimeve ka rezerva prej 90 miliardë barelë naftë.
Sipas Rasmusen në këtë drejtim një rëndësi vendimtare kanë marrëdhëniet me Rusinë.
"Që të ulen tensionet në rajonin e Artikut konsideroj se është e nevojshme bashkëpunim midis NATO-s dhe Rusisë dhe midis aleatëve të caktuar nga NATO-ja dhe Rusia", shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Rasmusen theksoi se forcat ushtarake të çdo vendi janë pronarët më të mëdhenj të mjeteve transportuese motorike dhe shtoi se pikërisht ushtritë duhet që të punojnë në drejtim të gjetjes së mënyrave më ekonomike të shpenzimit të karburantit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi