Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fushë Kosovë: Arrin në 100 numri i nxënësve të sëmurë

Shko poshtë

Fushë Kosovë: Arrin në 100 numri i nxënësve të sëmurë Empty Fushë Kosovë: Arrin në 100 numri i nxënësve të sëmurë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 9:44 pm

Fushë Kosovë: Arrin në 100 numri i nxënësve të sëmurë



Fushë Kosovë: Arrin në 100 numri i nxënësve të sëmurë ---qkuk-1
Qendra Klinike Universitare



Afër 100 nxënës të shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë aktualisht po trajtohen në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë. Ata kanë shfaqur simpotma të ngjashme që janë pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi si dhe simptoma të një reagimi kolektiv psikologjik.
Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Jusuf Ulaj. Duke folur për shkaktarët e mundshëm ai tha se “nuk kemi shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm”, por, sipas tij, po bëhen të gjitha analizat.
Të sëmurët e parë në shkollën Hivzi Sulejmani janë shfaqur pasditen e djeshme. “19 nxënës janë sëmurur me simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi", njoftoi gjatë ditës Ministria e Arsimit.
Kjo e fundit në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Shumica e nxënësve të prekur ishin vajza, derisa të gjithë pas marrjes së ndihmës së parë kanë dalë nga spitali.
Instituti Shëndetësor ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza. Ministria e Arsimit kërkon të mos krijohet panik, deri në dhënien e rezultateve nga organet kompetente.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi