Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe

Shko poshtë

Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe Empty Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2009 10:06 pm

Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe

Bota sot
Obama u shpërblye me këtë çmim për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për fuqizimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve.


Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe -ob--no
Presidenti amerikan, Barak Obama, është fitues i çmimit Nobel për Paqë për këtë vit, njoftoi Komiteti për Çmimin Nobel i Norvegjisë në Oslo


Presidenti amerikan, Barak Obama, është fitues i çmimit Nobel për Paqë për këtë vit, njoftoi Komiteti për Çmimin Nobel i Norvegjisë në Oslo.Ky komitet njoftoi se për presidentin Obama kishin arritur më tepër se 200 nominime.
Ky komitet njoftoi se për presidentin Obama kishin arritur më tepër se 200 nominime. Presidenti amerikan, që prej marrjes së detyrës në janar, është angazhuar intenzivisht në çarmatim dhe ka punuar në rifillimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme.Komiteti për Çmimin Nobel e ka vlerësuar lart presidentin Obama për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në sforcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”. Çmimi, i cili kap shumën prej 1.4 milionë dollarësh, do të dorëzohet në Oslo më 10 dhjetor.Në arsyetim të Komitetit, pos tjerash, thuhet se po e nderonte zotin Obama me këtë çmim për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve”. Vitin e kaluar këtë çmim e ka fituar ish - Presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, i cili ka ndërmjetësuar në negociatat për statusin e Kosovës dhe në konflikte të tjera.
"Barack Obama nderohet me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve" - kështu u shpreh në Oslo kryetari i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, Thorbjërn Jagland. Në mënyrë të veçantë nderohet angazhimi i Obamës për një botë pa armë atomike. Si president Obama ka krijuar një atmosferë të re në politikën ndërkombëtare - thuhet në argumentimin e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen. Diplomacia shumëpalëshe dhe rëndësia e OKB-së dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare janë sërish në qendër të vëmendjes. Madje dialogu dhe bisedimet shihen si instrumenta të preferuara edhe për zgjidhjen e konflikteve më të vështira ndërkombëtare. Nën drejtimin e Obamës SHBA po luan një rol konstruktiv edhe në politikën për klimën - sqarohet më tej në argumentim.
Sipas Jaglandit, Obama është zëdhënësi kryesor i botës.
Vetëm dhjetë muaj pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama ka fituar çmimin Nobel për Paqe. Çmimi u dha për përpjekjet e jashtëzakonshme të presidentit, në reduktimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe nxitjes së paqes në Lindjen e Mesme.“Komiteti Norvegjez i çmimit Nobel për Paqe vendosi t’ia japë Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2009 presidentit Barak Obama për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve”, tha Thorbjorn Jagland. “Për 108 vjet, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka synuar të nxisë pikërisht këtë politikë ndërkombëtare e këto qasje, për të cilat Obama është kthyer në zëdhënësin kryesor të botës. Komiteti mbështet thirrjen e Obamës se tani është koha për të gjithë ne që t’i marrim përgjegjësitë tona për përgjigje globale ndaj sfidave globale”, theksoi Jagland.Obama është presidenti i tretë amerikan në detyrë dhe i katërti në mesin e krerëve të Shtëpisë së Bardhë që nderohet me çmimin Nobel për Paqe. Në vitin 1908 ky çmim iu dha Rusveltit, kurse në vitin 1919 e mori presidenti Uillson. Në vitin 2002, ish-presidenti Xhimi Karter u nderua me po këtë çmim. Obama e fitoi çmimin në mesin e 205 kandidatëve të tjerë. Në mesin e kandidatëve më të mundshëm për këtë çmim ishin përmendur kryeministri aktual i Zimbabvesë, Morgan Çvangirai, disidenti kinez Hu Xhia, aktivisti kolumbian Piedad Kordoba dhe mjekja e aktivistja afgane Sima Samar.Por, cilat kanë qenë momentet kyçe të jetës së fituesit të çmimit Nobel për Paqe?Barak Husein Obama, 48-vjeçar, është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.Ai diplomoi në Shkencat Politike në Universitetin Kolumbia, në Nju Jork dhe doktoroi në Shkencat Juridike në Harvard. Në vitet 1992-1995 ishte avokat dhe ligjërues i Të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Çikagos.
Anëtar i Senatit të shtetit Illinois u zgjodh në vitin 1996, ndërsa në vitin 2004 u zgjodh anëtar i Senatit të Shteteve të Bashkuara.Në vitin 2005, revista “Time” e radhiti në mesin e 100 personave më me ndikim në botë. Në shkurt, 2007, Obama shpalli se do të kandidohet për president të Shteteve të Bashkuara.Obama është i martuar, kurse e shoqja, Mishel, është avokate. Ata kanë dy vajza, Malia dhe Sasha.
Biografia
Barack Obama ka lindur në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait. Çifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982.
Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën dhjetë vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në Akademinë e elitës Punahou.
Ai ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait në Kenia, dhe një motër nga martesa e dytë e nënës, Maya Soetoro-Ng, mësuese në Havai.
KARRIERA: Pasi përfundoi kolegjin në vitin 1983, Obama punoi për një organizatë këshillimore financiare në Nju Jork. Ai gjeti punë në Çikago në vitin 1985 si organizator për Projektet e Zhvillimit të Komuniteteve, një grup me bazë kishën që kërkonte të përmirësonte kushtet e jetesës për periferitë e varfëra.
Pas tri vjetësh, Obama shkoi në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, ku u bë presidenti i parë me ngjyrë i revistës ligjore. Ai punoi si ortak sezonal gjatë kohës së verës në Firmën ligjore Austin të Çikagos, ku u takua edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme. Pas diplomimit në Harvard në vitin 1991, Obama ka ushtruar të drejtat ligjore civile në një firmë të vogël në Çikago, dhe më pas u bë lektor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Çikagos në vitin 1993.
KARRIERA POLITIKE: Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996. Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetëse nga policia dhe rrëfimet në rastet e hetimeve për vrasje.
Obama fitoi një vend mjaft të kontestuar në Senatin e SHBA-së në vitin 2004, duke fituar 53 për qind të votave paraprake demokrate në një garë me tetë kandidatë. Më pas fitoi fare lehtësisht në zgjedhjet e përgjithshme. Në Senat ai ka hartuar një relacion për votimin liberal, por ka qenë një nga demokratët e paktë që mbështeti masën për frenimin e padive kundër vetë të zgjedhurve. Ai kundërshtoi caktimin e kryegjykatësit John Robert dhe gjykatësit Samuel Alito në Gjykatën e Lartë.
Gazeta e pavarur "National Journal" e renditi Obamën si anëtarin më liberal të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, bazuar mbi të dhënat e votimeve të tij në 2007. Ai i u rendit i dhjeti në radhën e më liberalëve në 2006 dhe i gjashtëmbëdhjeti në 2005.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi