Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare

Shko poshtë

Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare Empty Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 11, 2009 11:58 pm

Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare


Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare U1_KozetaZylo
Meqense e kam kohen teper te cmuar dhe per mos te rene ne perseritje ne opinionin tim per Kadarene, po i kthej pergjigje Kapinoves me kete pjese te shkeputur nga shkrimi im botuar vjet ne prag te ndarjes se cmimit Nobel, njekohesisht po beje te njohur disa lexuesve menyren e te shkruarit te tij si kundershtari im ne debat...per temen KADARE!

Shpesh eshte e cuditshme ne menyren e gjykimit te gjerave madhore per vendin tone, pasi ato me se shumti degjenerojne ne gjera te vogla personale, cka dhe e bejne qesharake oponencen si ne politike po keshtu dhe ne letersi, meqense jemi pikerisht ne kete teme!

Shkeputur nga shkrimi i meposhtem

Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Edhe pse kritiku i mirënjohur amerikan, Richard Eder, ka botuar here pas here për librat e Kadaresë, në gazetën më prestigjioze në Botë, “New York Times”, ai përsëri javën e kaluar në prag të çmimit Nobel për letërsinë në botë, publikoi shkrimin për Kadarenë rreth librit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.

Në këtë shkrim kritik ndër të tjera do të lexoje se: “të lexosh romanet e këtij shkrimtari të madh shqiptar, do të thotë të hysh në një makth ku ne nuk mund të banojmë, por që ne ndjejmë se e kemi brenda nesh”.

Me siguri kritiku amerikan ka ndjerë një makth të tmerrshëm, që nuk kishte se si këtë ngacmim të fuqishëm në tru, të mos e pasqyronte, kur ka lexuar romanin e Kadaresë, në “New York Times”, që vetëm pena e Kadaresë di ta jap mjeshtërisht dhe realisht cfarë ka ndodhur në shekuj dhe tani në vendin tim!

Sigurisht mjaft intelektualë amerikanë, në botë, apo më së shumti shqiptarë prisnin që çmimin “Nobel” ta merrte Kadareja, meqënse ndahej më 9 Tetor, 2008, d.m.th sot!

Por edhe pse shumë shqiptarë e prisnin këtë me padurim sot në oren 1:00 në Stokholm të Suedisë, të ditës së sotme për dhënien e çmimit “Nobel” shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadaresë, nga juria, megjithë zhgënjimin që morëm nga mosdhënia e çmimit, nuk të bën që të mos e besosh se një ditë ky çmim do t’i jepet atij herët ose vonë!

Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar, me famë në botë, që po vlerësohet dhe çmohet së tepërmi për inteligjencën e të shkruajturit me art dhe temat e larmishme që ka zgjedhur për vendin e tij, çka po befason kritikët më në zë të botës!

Ajo që më bën më shumë përshtypje është kundërshtia që bëhet nga vetë bashkatdhetarët e tij, ose nga letrarë që e vendosin tehun e kritikës se gjoja ka qenë shkrimtar oborri…ose i ka shërbyer diktaturës…

Që do të ketë kundërshti dhe opozitë mendimi në një botë të lirë demokratike, në qentë kështu dhe në Shqipëri, kjo nuk diskutohet, por kjo opozitë mendimi bëhet e besueshme kur flet realisht, pa mllefe, pa shpifje, pa cmire, pasi më së shumti ndihen këto të fundit në kundërshtitë, jo vetëm për Kadarenë, por dhe për shumë të tjerë, që i përkasin sferave të larta intelektuale!

Shpesh është e çuditshme në mënyrën e gjykimit të gjërave madhore për vendin tonë, pasi ato më së shumti degjenerojnë në gjëra të vogla personale, çka dhe e bëjnë qesharake oponencën si në politikë po kështu dhe në letërsi, meqënse jemi pikërisht në këtë temë!

Edhe pse shpesh ngazëllehem kur lexoj konstatimin që ka bërë përkthyesi i veprave të Kadaresë, prof.David Bellos, i cili thotë se ndjehet i magjepsur nga mënyra sesi shqiptarët e admirojnë shkrimtarin e tyre, duke thënë se: "nuk ka shembull ekuivalent të fenomenit Kadare në Francë, në Gjermani apo në Britani që nga ditët e Viktor Hygos apo Gëtes", prape brenda ngazëllimit tim vjen ndjenja e trishtimit.

Kjo ndodh kur lexon se tashmë po botohen libra kundër Kadaresë, kandidatit të vetëm shqiptar për çmimin “Nobel” qe nga viti 90-të dhe këto botohen nga bashkatdhetaret e tij, por gjithësesi Bellos nuk do t’i zvetenitet magjepsja, pasi dhe Amerika, profesorët kolegë ku ai jep mesim, në një nga unversitetet më me emër në botë, Princeton, po e lexon dhe studjon nëpërmjet përkthimit të tij ose kritikëve të tjerë, se cili është Shekspiri shqiptar, pra ai po hyn në botë si një shkrimtar i madh, me veprat e tij, edhe pse s’po i jepet akoma çmimi “Nobël” nga juritë, apo dhe nga disa kundërshti shqiptare që përveçse urrejtjes si atavizmë, kurrkund nuk kanë kritikë dhe art!

Edhe pse është kandidat i cmimit “Nobël” për vite me radhë, që edhe pse nuk e fitoi për këtë vit, ai dhe kështu po na shërben si shqiptarë, sa askush tjetër lindur dhe rritur brenda Shqipërisë pak milionëshe.

Ai po i shërben Kombit me emrin e tij Ismail Kadare duke konkuruar në botën disa miliardëshe vetëm me libra shqip shkruar për historinë shumëshekullore të Kombit të tij!

New York,
9 Tetor, 2008

___________________________


Klajd Kapinova wrote:
ttkclub@yahoogroups.com, "alb-shkenca"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi