Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ejup Ramadani:IKUR TË ISHA … KRYEMINISTËR I KOSOVËS!?

Shko poshtë

Ejup Ramadani:IKUR TË ISHA … KRYEMINISTËR I KOSOVËS!? Empty Ejup Ramadani:IKUR TË ISHA … KRYEMINISTËR I KOSOVËS!?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 2:03 am

SIKUR TË ISHA … KRYEMINISTËR I KOSOVËS!?

(-ju që pretendoni këtë post, mund ta vjedhni iden me gjithë qejf-)

Ejup Ramadani:IKUR TË ISHA … KRYEMINISTËR I KOSOVËS!? N729388120_4977


Dielli do të ndriqojë edhe nesër. Asgjë e re, përvec kohës. Se në një fazë kalimtare është e nevojshme të bëhen gabime, gabim të pashmangshme, gabime trashanike po edhe gabime të lehta, s´ka rrol. Gabimet janë për t´u mësuar dhe përmirësuar. Të arriturat kurrë nuk mund as nuk bën të mohohen.
Gota është gjysmë e mbushur, ta mbushim plotë. Cdo gjë është e mundshme, vetëm nëse dëshirojm, por dëshirojm me gjithë zemër. Kurrë mos u dorëzo, nëse dështon një herë - provo edhe një herë tjetër, por jo me të njejtën mënyrë, ndërroje taktikën.
Po të isha kryeministër i Kosovës:
-kisha me zgjedhë një qeveri që beson, pikë së pari në vetvetën. Kur beson në vetvetën, ke besim edhe në tjetrin. Njerëz të zot, të shkolluar, kompetent, të menqur e të drejtë, ka?! Pa e marrë parasysh ngjyrën, fenë, kahjen e përkatësin politike,… pa marrë parasysh asgjë tjetër përvec kompetencës dhe zotësisë së individit. Zotësi dhe angazhim për detyrën, e cka se cilit taborr i takon. Njerëz që cështjen e atëdheut e ngrisin në rradhë të parë, para interesit partiak dhe personal.
Po të isha kryeministër i Kosovës:
Nuk kisha shikuar një metër para hundës. Vizione se ku do t´jemi pas 5, 10, 15 vitesh. Cka kërkohet që ta përmbushim këtë vizion. Europa po mplaket. Deficiti i fuqisë punëtore po troket në derë e shumicës së shteteve europiane. Ka filluar e edhe më qartë do të vrehet tatpjetëza nga viti 2012. Ka filluar e do të vazhdojë pensionimi i atyre që u lindën në vitet e 40 –ta e pas luftë. Grupi më i madhë i njerëzve të lindur gjatë një periudhe që është e njohur deri më tani.
E Kosova, ka gati 70 % rini, të menqur, të etur për dituri e suksese, rini të mrekullueshme që po e shkatrrojmë duke ua mbytur ëndrrat, duke mos u dhënë parakushte të domosdoshme për zhvilllim në kahje të duhur. Fëmijët e sotshëm janë të rriturit e së nesërmës.
Jepu dashuri, shkollë e dituri, edhe groshën e fundit investoje në shkollim. Jepu shpresë për ëndërr.
Kosova ka resurse natyrale, Kosova ka mundësi, forcë e guxim të sfidohet me ckado qoftë. Pak duhet për të krijuar kushte elementare për zhvillim të biznisit e përparimit ekonomik. Një cik mirëkuptimi, një cik urtësi e menquri, një cik besim e bashkim për të gjithë, ligji dhe drejtësia dhe ja mrekullia. Paramendoje, mik i dashur, ku do të jemi në vitin 2015.
Leni gjepurat e panevojshme ( sipas mendimit tim) se kush jemi, cilën gjuhë do ta përdorim, cilin flamur do ta shpalosim në darsma e ahengje, kush vjedhi më pak e kush më shumë, si ta shtypiun njëri tjetërin në vend që t´ia japim krahun,…. Kemi kohë kur të merremi me këto punë.
Po të isha kryeministër i Kosovës:
me mish e shpirtë e deri në frymën e fundit kisha me u angazhue në futjen e Kosovës në Bashkësin europiane bashkë me Shqipërin dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarë. Shiqo modelin Skandinav, a e përmend kush bashkimin apo a i nevojitet kujt bashkimi. Bëhet një bashkim natyral, pa e bezdisë kë, së paku fizik e atë shpirtëror, bëhet ashtu si ne dëshërojmë dhe zgjedhim se do të bëhet.
Zgjohuni, koha po ecë, ky nuk është treni i fundit po duhet të presim edhe një gjeneratë të tërën për ta zënë këtë tren. Të krenohemi me atë që kemi arritë, të angazhohemi për atë që dëshirojmë të arrimë.

Ejup Ramadani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi