Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohet libri me poezi 'Gorgonë'

Shko poshtë

Promovohet libri me poezi 'Gorgonë' Empty Promovohet libri me poezi 'Gorgonë'

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 10:44 pm

Promovohet libri me poezi 'Gorgonë'



“Gorgonë” është libri më i ri me poezi i autores Blerina Rogova-Gaxha, i cili u promovua dje në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë. Në këtë promovim, përveç autores së librit, të pranishëm ishin edhe emra të njohur studiuesish të letërsisë sonë si Prof. Sali Bashota, njëkohësisht drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, Prof. Rrahman Paçarizi, Ma. Flamur Maloku dhe Ma. Agim Apolloni. Libri u cilësua si mjaft i veçantë dhe i realizuar me një nivel të lart profesional.
Sipas të pranishmëve në këtë promovim, “Gorgonë” paraqet realitetin social dhe rrethanat aktuale, fenomene të cilat autorja me një mjeshtëri të theksuar artistike, ka arritur t’i realizojë dhe t’i paraqes para lexuesit në formë të vargjeve.
Përveç këtij libri poetik “Gorgonë” autorja Blerina Rogova-Gaxha, është e njohur gjithashtu përmes shkrimeve të ndryshme kryesisht artistike, të cilat në fokus kanë ngjarjet aktuale në vendin tonë. Libri “Gorgonë” i Blerina Rogova-Gaxha, është botuar nga Shtëpia Botuese “Rozafa” në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi