Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vangjush Ziko: Mosha e poetit

Shko poshtë

Vangjush Ziko: Mosha e poetit Empty Vangjush Ziko: Mosha e poetit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 13, 2009 1:21 am

Vangjush Ziko: Mosha e poetit U1_PerparimHysi
Vangjush Ziko

MOSHA E POETIT

Përparim Hysit

Mosh'e poetit dhe dashurisë
Janë të dyja që s'njohin thinjë.
Anakreonti i lashtësisë
Pasqyrën bëri cop'e thërrime.

Ç'duhet pasqyra për poetin!
Ç'duhet pasqyra për dashurinë!
Nuk plaket kurrë zemra e detit
Mbuluar dallgësh shkumbë e thinjë.

Pishës i mbeten halat e brishta,
Përjet'e veshur nga gjelbërimi.
Edhe në vitet pleqërishte
Mosh'e poetit ësht'frymëzimi,

Mosha e zemrës së dashuruar
Me jetën e me vdekjen bashkë.
Lexoni vargjet,që ka shkruar,
Vargjet,me thinjët e tij të ashpra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi