Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar Empty Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 2:34 am

Kalosh Çeliku: Don Kishoti Shqiptar U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

DON KISHOTI SHQIPTAR

Don Kishoti Shqiptar duke u mahnitur me Luftën e Kaçakut të maleve për liri, vendosi edhe ky të dalë maleve kaçak për të drejtat e shqiptarëve, Shqipëri Etnike. E thirri një Hoxhë dhe i tha: ti do të jesh Sanço Panço im, besnik në fushëbetejat që do t’i bëj unë me mullinjt e erës anë e mbanë Mëmëdheut.
- Mirë, Zotëriu im, i tha Sanço Panço. Po, çka do të fitoj unë si shpërblim, nëse
bie dëshmorë pas luftës çlirimtare?
- Eh, Sanço Panço im! Pas lufte ty do të të shpërblej me një post në Qeveri: Ministër të Kulturës Shqiptare.
- Po, Imzot unë nuk kam shkollë, vetëm katër klasë fillore.
- Nuk prish punë kjo, Sanço Panço im. Shpërblimi fitohet me luftë.
- Zoti Komandant, a ta marr edhe Qenin e Sharrit me vete në luftë?
- Patjetër, Sanço Panço! Edhe atij i kemi dhënë pak bukë.
Dhe, Don Kishoti ynë Shqiptar i hipi kalit... Më falni, lexues i nderuar, harrova t’ju them se, kalin e tij e pagëzoi me emrin: DorZiu. Sanço Panço gomarit të tij me shalë. Armët i futën në brez. Mburojet në kokë. Qen Sharri pas tyre si shok lufte në çetë.
Dhe, iu ngjitën dhiareve malit Çelvjollcë për liri. Buçën e Katundit e lanë me fëmijë në gji në mes të lëmës.
Rrugës, papritmas Don Kishoti Shqiptar e pa ushtrinë armike. Kodrës i ngjiteshin barkas me armë në dorë. Vojvodën e tyre me shpatë mbi një kalë të bardhë me këmbë të thyer në ballë të ushtrisë pushtuese.
- Sanço, bërtiti si i çmendur sa kishte në kokë! Ushtria armike ngjitet tinës kodrës, do në befasi të na rrethojë. Luftë! Dhe, u sul kundër armikut me gjithë DorZiun me armë në dorë.
- Mos, Imzot! Mos u ngut, ajo nuk është ushtria armike, po “Makedonska enciklopedija” e shkieve?!
- Hesht, budalla! Ku di ti çka është ushtria armike. Urdhërin prano, dhe mos ia kthe fjalën Komandantit. Përndryshe, herën tjetër të pret dënimi.
Sanço Panço deshi s’deshi u turr pas Komandantit me armë në dorë. Don Kishoti Shqiptar iu sul me të gjitha forcat “Makedonska enciklopedisë” së shkieve. Sanço Panço me një legen në kokë e shpatë shelgu pas tij tymeflakë. Edhe Qeni i Sharrit me bishtin nën këmbë lehu si në ujk.
Akademikët e shkieve, kur i panë kalorësit e arratisur se si u sulën mbi “vepër historike”, përlanë jataganët dhe e zdepën qotek Don Kishotin. Pastaj, edhe Sanço Pançon. I lanë me pak shpirt në fushën e betejës. DorZiut ia ndalën taxhinë në torbën e tij përqafe. Qen Sharrit, që të mos lehë më pas tyre, i hudhën një copë buke.
Don Kishoti Shqiptar, kur e mori pak veten, i tha Sanço Panços:
- Edhe për këtë betejë të madhe duhet t’i tregohet Buçës së Katundit. Edhe në romanin tim të ardhshëm duhet t’i lëmë pak vend luftës për liri si fitore.
- Si urdhëron, Imzot. Edhe do të thërras në minare! Dhe, i ndihmoi Don Kishotit Shqiptar të hipë mbi kalë.
Matanë kufiijve të Mëmëdheut, Don Kishoti Shqiptar i hetoi dy Bajloza të Zi, që posa kishin dalë nga Deti duke nxjerrë tymeflakë nga goja.
- Sanço, sulm mbi armikun, bërtiti Komandanti. Unë gjallë e këto troje në dorë të shkaut, kurrë! Shpatën e nxorri nga brezi dhe u sul me të gjitha forcat ushtarake. Tashti, do të na njohin mirë ata ne si kalorës të arratisur edhe në këtë copë “Shqipëri të Maqedonisë”!
- Imzot, mos u ngut! Nuk janë Bajloza të Zi, po janë mullinjt e erës të Mëmëdheut! E luti Sanço Panço dhe i mbylli sytë me dorë.
Don Kishoti shqiptar, nuk dinte çka është frika. Armikut me një të rame ia nguli shpatën e tij famëmadhe mu në gjoks. Turbinat e Mëmëdheut u rrotulluan dhe e hudhën “patriotin” tonë bythekrye në përrua.
Sanço Panço vrapoi dhe e ngriti komandantin e tij me pak frymë. Qen Sharri ia lëpiu plagët e marra në luftë.
- Edhe për këtë betejë të përgjakshme duhet t’i tregohet Buçës së Katundit! Mezi i shqiptoi nga plagët e marra, fjalët komandanti. Dihet, Sanço, edhe kjo betejë duhet të gjej pak vend në roman!
- Si urdhëron, zoti komandant, iu përgjigjë Sanço Panço. Dhe, e hapi një fletore që e mbante me vete t’i shënojë betejat e përgjakshme që i bënte Komandanti për Buçën e Katundit. Qen Sharri me shputë i vuri vulë.
- Edhe në minare, nësër do të thirr ezan, tha Sanço Panço.
- Patjetër, Sanço Panço! Betejat e përgjakshme që bëj unë me shpatë në dorë për këtë “copë Shqipëri të Maqedonisë” duhet t’i marr vesh edhe Buça e Katundit atje, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve.
Një ditë në mal, Don Kishotit Shqiptar i dërgoi bukë Buça e Katundit. Zonja e rëndë e salloneve me një tepsi me fli në kokë e një vorbë me qumësht, ia shtroi drekën përpara Komandantit.
Don Kishoti, gjatë drekës plot krenari i tha, Buçës së Katundit:
- Hë, çka thotë Katundi për trimëritë e mia maleve për liri?!
- Katundi as që ka marrë vesh se ti ke dalë kaçak, në mal. Po, ktheu te fëmijët. Tjerë burra janë ata që dalin kaçakë maleve për liri.
Don Kishoti Shqiptar, kur pa se Katundi i tij, as që ka marrë vesh se ky “burrë” ka dalë kaçak maleve për liri, vendosi me gjithë Sanço Panço të kthehet në Katund te gruaja dhe fëmijët.
Edhe Qeni i Sharrit pas tyre me një copë buke në gojë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi