Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kamerat fotografojnë rrugët e 15 nëntorit

Shko poshtë

Kamerat fotografojnë rrugët e 15 nëntorit Empty Kamerat fotografojnë rrugët e 15 nëntorit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 9:32 pm

Kamerat fotografojnë rrugët e 15 nëntorit



Po flitet kuluareve se sivjet me 15 nëntor nuk do të dalin në votime pjesa më e madhe e elektoratit? Nuk harrohet fakti se shumë individualitete, që sot nuk janë në pushtet ose organe të shtetit, ose janë strukur në disa parti politike minore “opozitare” si edhe në partitë “e mëdha” opozitare, nuk harrohet fakti kur këto individualitete (për këtë rast po i quajmë “karizmatike”), që qe nëntë vjet janë deklaruar dhe kanë proklamuar të njëjtat “opsione” dhe platforma politike, që sot përfaqëson zyrtarisht pushteti aktual. Fizionomia editoriale e gazetës sonë nuk preferon që t’i bëhemi lojal pushtetit, por këtu nuk është fjala për përkrahje pushteti a shteti, por për një qëndrim parimor, shumë parimor, qëndrim që nuk e përjashton përgjegjësinë e estabilishmentit pushtetar, por aq më pak përgjegjësisë kolektive, të shumicës jashtë pushtetit. Madje, edhe të popullatës, e cili nuk u bashkohet organizatorëve të demonstratave kundër kësaj dhune ndërkombëtare. Mund të thuhet lirisht se pushteti nuk ka më shumë kohë, por kjo nuk e arsyeton fare, pjesa fituese e koalicionit qeverisës, ishte opozitë, madje një kohë të gjatë. Që sa kohë ka bërë sendërtimi i standardeve, e sidomos aprovimi i ofertave politike ligjore destruktive dhe alkimiste të Evropës? Por me e rëndësishme se mandatet qeveritare, në Kosovë ka qenë puna që është bërë në plotësimin e standardeve, të cilat zyrtarisht e kanë kërkuar miratimin tonë për krijimin e një shtetit shumetnik për të cilin karakter jemi pajtuar. Janë dy tre individ që e kanë kundërshtuar opsionin e shumetnik, ndoshta ndonjë qëndrim qytetarësh botuar nëpër faqet për “opinione private” të lexuesve, dhe askush tjetër, duke filluar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave, institucioneve artistike, instituteve shkencore universitare, partive të vogla a të mëdha opozitare apo edhe pozitare… askush nuk e ka kundërshtuar platformën politike të Evropës, (veç Vetëvendosjes). Tash dhe sot të gjitha këto individualitete “karizmatike”, të gjitha partitë politike opozitare, të gjithë deklarohen kundër një “pushteti” që ka dalë nga të gjitha ato drafte evropiane me të cilat jemi pajtuar të gjithë. Pra, nuk na takon kritika, por autokritika. A bëhet kjo të paraqitemi përpara qytetarëve thuaja se ne nuk jemi fajtorë për varfërinë dhe dekluturimin, por është vetëm pushteti sa është në pushtet. Por, Kosova nuk po ndodhë në mandate pushtetore vendore, por në mandate ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit, që sot sundohet nga Brukseli dhe Moska. Megjithatë, nëse akuzat e rënda që i bëjnë barrë pushtetit shkombëtarizimin e një kombi, atëherë duhet ditur se, nëse kjo është e vërtetë, kjo barrë na takon të gjithë neve që e kemi përkrahur ofertën ndërkombëtare mbi statusin e Kosovës, të gjithë neve që, në mos asgjë tjetër, kemi heshtur ndaj shumë gjërave që dhjetë vitet e kaluara janë bërë padrejtësisht ndaj këtij vendi dhe këtij populli që sot prêt sa më shpejt të ligjësohet pavarësia e tij shtetërore, pra të mos i shkelet sovraniteti, që të kihet e të lihet vend për një angazhim tjetër fare, për angazhimin në zhvillimin tonë ekonomik dhe kulturor. Mirë a keq, kësaj here përgjegjësia është kolektive, dhe është hipokrizi t’ia ngarkosh vetëm një konjukturë pushtetore. Së paku gjatë zgjedhjeve nuk ka pushtet, por konkurrent të pushtetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi